Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë më herët sot nga kryeministri Edi Rama, i cili publikoi të dhënat e disa prej personave që janë ndaluar gjatë protestës.
Lapaj shprehet se Rama ka publikuar edhe foton e ish-ushtarakut Ergys Llanaj, duke e akuzuar se ka precedentë penalë, e po ashtu, se është paguar nga Irani për të protestuar.
Sipas Lapajt, Llanaj është arrestuar vetëm dy herë, ndërsa protestonte kundër qeverisë dhe në të dyja rastet, arrestimi është cilësuar i paligjshëm nga policia. Rasti i fundit ishte në protestën e 18 tetorit.
Sa i përket akuzave për lidhje të Llanajt me Iranin, Lapaj shprehet se kjo akuzë nuk mund të njollosë mbi një njeri që i ka dhënë ushtrisë shqiptare 18 vite nga jeta.
Reagimi i plotë:
Kur një Kryeministër fillon të fabrikojë trillime, situata është edhe më e rëndë nga sa duket.
Edi Rama, ka hapur edhe një herë koshin e gënjeshtrave, duke hedhur akuza të rënda ndaj Doktorit të Shkencave, ish-ushtarakut Ergys Llanaj, të cilin e ka akuzuar se ka precedentë penal dhe lidhje ne Iranin! E ka bërë këtë pa paraqitur asnjë fakt!
Po çfarë tregojnë faktet?
Ergys Llanaj, është arrestuar dy herë gjatë këtij viti, në protestat përballë qeverisë së Edi Ramës. Në të dyja rastet gjykata ka folur qartë: Arrestimet kanë qenë të paligjshme!
Edi Rama sot, paskërka nxjerrë skedën e Ergys Llanaj me gjasme paska precedent penal për “Prishje të qetësisë publike” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë”!
Në fakt, në datën 4 Janar 2026, kur ishim në protestën 107 ditore përpara Kryeministrisë kur bandat e Edi Ramës na dhunonin çdo ditë e çdo natë pse qëndronim poshtë zyrës së tij e i thoshim të vërtetën se drejtonte një bandë hajdutësh, arrestuan 4 nga drejtuesit e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” për “Prishje të qetësisë publike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Pushtim i tokës”. Gjykata i konstatoi arrestimet si të paligjshme dhe i liroi të arrestuarit, ndër ta dhe Ergys Llanaj.
Më pas, me vendimin nr. 3488 Akti, datë 28.09.2026, gjykata vendosi pushimin e procedimit penal pasi fakti penal nuk ekzistonte.
Gjithashtu në datën 18 tetor 2026, policia e Edi Ramës e arrestoi sërish Ergys Llanaj për akuza edhe më të rënda, por sërish gjykata e deklaroi arrestimin të paligjshëm.
Përballë dy rasteve kaq flagrante të abuzimit me të drejtat e qytetarit, bazuar në vendimet e gjykatave që i kanë gjetur arrestimet e Ergys Llanaj të paligjshme, Kryeministri duhet të japë llogari, e jo të hedh akuza të reja.
Edi Rama, në vend të kërkojë falje për veprimet e policisë së tij, na tregon se gjasme ky ka precedentë penal! Sa i lig duhet të jesh për ta bërë këtë?
Së dyti, e ka akuzuar se ka lidhje ne Iranin. O bolori Kryeministër, ti nuk hedh dot baltë mbi një njeri që i ka dhënë ushtrisë shqiptare 18 vite nga jeta deri ditën që dha dorëheqjen pasi u neverit nga çfarë bënit e vidhnit ju në ushtri. Ti nuk hedh dot baltë mbi një djalë që ka 3 mastera shkencor, është doktor shkencash, mban titullin avokat dhe ka kryer 10 vite shkollim nga shteti shqiptar në shkollat më të mira në botë për ushtrinë! Ka aq shkollim sa ti dhe banda që drejton në qeveri nuk i keni të gjithë bashkë!
Nëse ti ke ndonjë provë të lidhjes së tij ne Iranin zbato ligjin. Po ti je hileqar! Ti e di që asgjë që thua nuk është e vërtetë!
Nuk bëjmë asnjë hap pas!










Discussion about this post