GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama lavdëron “Open Balkan” dhe komenton qëndrimin e Kurtit: Qasje e destinuar të dështojë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama lavdëron “Open Balkan” dhe komenton qëndrimin e Kurtit: Qasje e destinuar të dështojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministrin Edi Rama e ka cilësuar takimin e zhvilluar në Beograd, në kuadër të ‘Open Balkan’, shumë produktiv. Rama tha se kjo nismë është jo vetëm një domosdoshmëri, por është edhe një qasje në funksion të çlirimit të shumë potencialeve të ndrydhura dhe të lehtësimit të dialogut për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës po ashtu.

“Besoj që ishte takimi më produktiv që kemi pasur sepse u përqëndrua i tëri tek çështjet konkrete të njerëzve, të kompanive, të distributorëve të eksportuesve, dhe zhvilluam një bisedë shumë interesante, shumë të hapur me dyer të mbyllura me përfaqësitë e kompanive nga të treja vendet që kanë marrëdhënie biznesi të lidhura me kufijtë mes këtyre vendeve. Faktikisht është për të ardhur keq se sa shumë kohë është humbur dhe se çfarë kosto kanë pasur të gjithë njerëzit që e kanë punën të lidhur me ndërveprimin që kalon përmes këtyre kufijve. Por ajo që është më e rëndësishmja është që tanimë kemi ngritur një këshill për zbatimin e marrëveshjeve të përqendruar tek lehtësimi i lëvizjes së mallrave, të shërbimeve, të kapitaleve dhe natyrisht pastaj liria e lëvizjes së njerëzve është diçka më e lehtë sepse tashmë është në proces dhe është e garantuar”- u shpreh Rama.

Rama gjithashtu foli edhe për qëndrimin e kryeministrit të Kosovës për “Open Balkan”, ku tha se Albin Kurti ka vizionin e vet dhe se qasja që mban për këtë nismë është e destinuar të dështoje.

“Albini ka vizionin e vet. Unë dua më të mirën për Kosovën dhe nuk mund të rri pa e thënë që qasja e derisotme është një qasje e destinuar të dështojë dhe është një qasje që nuk e çon Kosovën asgjëkundi, përkundrazi prej disa vitesh e ka kthyer Kosovën nga një forcë shumë positive dhe nga një partner shumë i besueshëm dhe shumë i dëshiruar i aleatëve të shqiptarëve, në një problem të tyre. Dhe kjo nuk është gjë positive” – u shpreh Rama.

Kujtojmë se Kosova është një nga shtetet që e refuzojnë projektin “Open Balkan”.

Etiketa: Albin KurtiEdi Ramaopen balkanQasje

Lajme të lidhura

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë
Aktualitet

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Para
Skënderbeu i fundit të tabelës ‘turpëron’ Kukësin kryesues

Skënderbeu i fundit të tabelës ‘turpëron’ Kukësin kryesues

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Aktualitet

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26

Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën fajtorë për një seri vjedhjesh dhe...

Lexo më shumë
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:51 - 15/11/26
Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26
Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

11:52 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com