GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama mashtroi pensionistët? Zero rritje të pensioneve në projektbuxhetin 2025

18:14 - 05/11/24
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama mashtroi pensionistët? Zero rritje të pensioneve në projektbuxhetin 2025
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ku ishte i pranishëm Ministri i Financave, ka shprehur kritika të ashpra ndaj projektbuxhetit 2025 të propozuar nga qeveria. Ajo theksoi se qeveria po zhvillon një “pseudobetejë” kundër informalitetit, po godet profesionet e lira dhe shtresën e mesme, po injoron krizën në bujqësi dhe nuk parashikon rritje të pensioneve.

Tabaku vuri në pikëpyetje efektivitetin e fushatës së qeverisë kundër informalitetit, e cila pretendon të mbledhë 10 milionë euro shtesë nga sigurimet shoqërore. Ajo shprehu dyshime se kjo shumë është e pamjaftueshme për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve prej luftës kundër informalitetit, parate nga buxheti per pensionet janë 450 milionë euro kurse të ardhurat nga informalitetit janë 10 mln euro.

“Me cilën llogari i del qeverisë se kjo vlerë do të mbulojë 450 milionë euro që dalin nga buxheti për pensionet? Si del llogaria që kjo fushatë e informalitetit dhe këto 10 milionë euro ekstra do të mbulojnë 450 milionë euro? ” – deklaroi Tabaku.

“Ku ndodhemi me minimumin jetik? A ka ndonjë masë qeveria për sa i takon pensnionit minimal? A ka ndonjë propozim qeveria për pensionin minimal? Apo ky tur është prpapgandë meqë ajo rritja qesharake e pensioneve nuk kënaqi askënd veç qeverisë?  Pra minimumi jetik që ka ardhur si  propozim ligjor dhe më pas pensionin minimal prej 120 mijë lekësh po njësoj propozim ligjor”, pyeti Tabaku ministrin e Financave.

Teksa foli para disa ditësh për skemën e pensioneve, Rana tha se do të rriten pensionet në mandatin e ardhshëm.

“Tani po përgatitemi dhe po bëjmë llogaritjet. Ne e bëmë bonusin 5 mijë lekë të reja për çdo pensionist. Tani po përgatitemi për një bonus të ri të përvitshëm, që të jetë më i lartë sa ky që është. Ky është hapi i parë që do të jetë i menjëhershëm dhe i përhershëm. Fond që do e lëmë mënjanë për pensionet. Po bëjmë plane për të rritur pensionet brenda mandatit të ardhshëm.”-u shpreh kryeministri Rama para disa ditësh.

Ndërkohë deputetja Tabaku kritikoi ashpër qeverinë për moskthimin e taksës së konsideruar antikushtetuese ndaj profesioneve të lira, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo akuzoi qeverinë për trajtim me dy standarde dhe për goditje të shtresës së mesme.

“Çfarë e pengon qeverinë që të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Si deputete kam bërë një propozim për Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat për të rregulluar këtë problematikë. Pse i trajtoni njerëzit me dy standarde? ” – u shpreh ajo.

Tabaku shprehu shqetësim për gjendjen e bujqësisë, duke theksuar se skema aktuale e TVSH-së po falimenton sektorin. Ajo kritikoi Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Financave për mungesën e veprimeve konkrete për të adresuar këtë çështje.

” Mbeta pa fjalë pasi pashë që Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave kanë të njëjtin mendim për skemën e TVSH-së që sot po falimenton bujqësinë. Skema e TVSH-së në bujqësi a do ketë ndonjë ndryshim këtë vit apo jo? Cilat janë politikat e bujqësisë në skemën e TVSH-së? ” – pyeti Tabaku.

Deputetja kritikoi qeverinë për mungesën e rritjes së pensioneve në projektbuxhetin e vitit 2025. Ajo kërkoi sqarime mbi statusin e propozimeve ligjore për minimumin jetik dhe pensionin minimal prej 120 mijë lekësh, të cilat janë ende pa përgjigje. “A ka ndonjë masë qeveria për sa i takon pensionit minimal? Apo ky tur është propagandë meqë ajo rritja qesharake e pensioneve nuk kënaqi askënd veç qeverisë? ” – tha ajo.

Tabaku shprehu zhgënjim për refuzimin e vazhdueshëm të amendamenteve të propozuara nga ajo dhe Partia Demokratike që nga viti 2013. Ajo kritikoi kolegët deputetë që kanë filluar të propozojnë ligje vetëm pak muaj para zgjedhjeve.”Më vjen çudi për ca kolegë që janë kujtuar që ka zgjedhje pas 5 muajsh dhe kanë nisur të propozojnë tani ligje, ” – përfundoi ajo.

gijotina.com/

Etiketa: Jorida TabakluKryesore1

Lajme të lidhura

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër
Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër

15:59 - 22/12/25
Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta
Breaking Views

Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

15:54 - 22/12/25
SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t
Aktualitet

SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

15:45 - 22/12/25
Para
Dumani në Brazil: Shkëmbim informacioni për krimin e organizuar

Dumani në Brazil: Shkëmbim informacioni për krimin e organizuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër
Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër

15:59 - 22/12/25

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore, në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”. Sipas informacioneve, seanca e radhës është caktuar të...

Lexo më shumë
Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

15:54 - 22/12/25
SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

15:45 - 22/12/25
VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

15:40 - 22/12/25
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

15:30 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com