GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rama: Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” do të ketë një rritje trefish të kapaciteteve

09:23 - 15/07/21
në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” do të ketë një rritje trefish të kapaciteteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tha se materniteti i ri “Mbretëresha Geraldinë” do të ketë rritje të kapaciteteve në trefish. Gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve në “Mbretëresha Geraldinë”, Rama u shpreh se sistemi ynë shëndetësor është në një “kantier” sa i përket reformimit.

“Ky maternitet që nisi të ndërtohej një vit më parë ka vlera jo vetëm jetësore për shkak të veprimit që kryen po ka dhe një vlerë të rëndësisshme historike. Njësoj si dy godinat në atë kohë, godina u sprovua nga dy tërmete të 2019-ës. Fatktikisht u bë në një pjesë të veten e papërdorshme. Kjo bëri që projekti i ri i maternitetit i cili ishte në proces, se ketu ka nevojë dramatike për më shumë hapësire, të përshpejtohej, ashti siç u bë me të gjithë objektet, kur tërmeti prodhoi një krizë. U shfrytëzua kjo krizë për të dalë më të fortë prej saj. Sot ne jemi në kantier për të dyfishuar kapacitetet e shtretërve për të rritur numrin e sallave dhe për ti dhënë të gjithë trupës së shërbimit një hapësire me standarte dhe kushte me cilesore. Siç u tha materniteti do të ketë rritje të kapaciteteve në trefish, do të ketë dhe një qendër prematuriteti, si risi për të porsalindurit. Të gjithë elementët e projektit janë rezultat i analizës së hollësishme. Ky projekt dhe të gjitha projektet në sektorin e shëndetësisë ecin paralelisht, të trupës, e cilësisë së shërbimit për pacientët dhe patejetër e efikasitetit të rritur të shërbimit. Sot, shëndetësia është në pararojë në të gjithë procesin e transformimit. Synimi për të realizuar autonominë spitalore, si instrument për të rritur kapacitetin në të gjitha aspektet është në një proces të avancuar“, tha Rama.

Gjithashtu, kreu i qeverisë theksoi se shteti s’mund të jetë një rifuxhio për mëkatarët dhe grabitqarët.

“Kjo është nga ana jonë, jo nga ana e drejtësisë së re, për të vendosur në presion të dyfishtë sistemin tonë publik. Jo thjesht sistemin tonë shëndetësor, por atë publik. Këto që bëjnë të humbasin një pjesë të rëndësishme të pjesës së tyre nëse sistemi vazhdon të ushqejë parazitë dhe grabitqarë që janë aty për t’i shërbyer shtetit dhe njerëzve. Kjo është arsyeja se pse edhe në spitale, kemi vendosur që të shtrijmë deri në fund rrjetin e individëve që do të jenë aty për këtë punë, për të ndarë ose për të kontribuuar për ndarjen e të njomit nga i thati. S’mund të ketë luftë kundër të keqes nëse ajo është e ndarë mes pushtetit ekzekutiv dhe atyre që janë jashtë këtij pushteti, në të gjitha nivelet. Lufta do të zhvillohet brenda në radhë të parë. Vetëm kështu do të rriten të ardhurat, besimi, solidariteti, dinjiteti dhe respekti dhe do të vendosen në vendin që e meritojnë në sytë e të gjithëve, ata të cilët bëjnë detyrën. Vetëm kështu Shqipëria do të ngjitet në atë majën ku prej shumë vitesh është penguar që të ngjitet dhe kështu shteti do të bëhet aleati dhe bashkudhëtari i domosdoshëm i qytetarëve. Në të kundërt, është e vështirë, shumë e vështirë.

Këto që po ndodhin për fat të mirë janë shenjat e para të një ndryshimi që do të shkojë duke u thelluar, në çdo nivel. Shteti s’mund të jetë një ‘rifugio pegatori’ për mëkatarë e grabitqarë në kurriz të qytetarëve, që e mbajnë në këmbë shtetin me kontributet e tyre. S’mund të mëkatohet me gjakun e pacientëve, lotin e familjarëve, e djersën e qytetarëve, në asnjë sistem. Këto janë mëkate që shkojnë shumë përtej personales. Unë besoj se ne jemi në rrugën e duhur, por në këtë rrugë ku po synohet që Shëndetësia në Shqipëri të bëhet pikë referimi për të gjithë rajonin. Kemi mjekë të jashtëzakonshëm, infermierë të zotë dhe kjo s’mund t’i poshtërojë një segment brenda tyre, që shkon në drejtim të kundërt me drejtimin e historisë. Për hir të së vërtetës kemi dhe një lidership që se kemi pasur asnjëherë në krye të punës tonë në sistemin e shëndetësisë. Lidershipin e ministres, e drejtuesve ambiciozë. Kemi dhe një boshllëk në vëzhgim për të plotësuar këto pika, pasi jo në çdo pikë kemi njerëzit e duhur”, -tha Rama.

Etiketa: Edi RamaMbreteresha Geraldine

Lajme të lidhura

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Para
Britney Spears lyen flokët rozë, dhe rrjeti u ‘çmend’

Pas rrëfimit tronditës për jetën e saj, Britney Spears siguron fitoren e parë në Gjykatë

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com