GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama mbron Olta Xhaçkën, PS refuzon ta dërgojë mandatin në Kushtetuese

18:59 - 11/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama mbron Olta Xhaçkën, PS refuzon ta dërgojë mandatin në Kushtetuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një votim të paprecedentë të enjten në mbrëmje, shumica parlamentare vendosi të bllokojë me forcën e kartonit zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i kërkonte Kuvendit të dërgonte për interpretim në këtë gjykatë shqyrtimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Shumica parlamentare votoi me 72 vota kundër dërgimit në Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve, të cilët pretendonin se Xhaçka kishte shkelur Kushtetutën pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik nga qeveria.

Që nga nisja e procesit për shqyrtimin e kësaj çështje, mazhoranca doli në mbrojtje të Xhaçkës, duke zvarritur procesin dhe duke rrëzuar kërkesën e opozitës në Kuvend në nëntor 2022. Pasi opozita u ankua në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit vendosi të shfuqizojë vendimin e Kuvendit si antikushtetues dhe i kërkoi që të vendoste për dërgimin pranë kësaj gjykate të mocionit te 1/10 së deputetëve.

Më shumë se 1 vit pas këtij vendimi, mazhoranca votoi sërish kundër.

Pas votimit, opozita e quajti sjelljen e mazhorancës një “puç institucional” dhe mbrojtje politike për deputeten Olta Xhaçka. Në të kundërt, Partia Socialiste e zhvlerësoi këtë çështje si “debat procedurial” dhe “vendim sovran” të deputetëve.

Gjykata Kushtetuese në vendimin nr.1/2023 vlerëson se në çdo rast kur paraqitet një mocion nga 1/10 e deputetëve apo Kryetari i Kuvendit, Kuvendi është i detyruar t’ia dërgojë çështjen Gjykatës Kushtetuese. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste i bënë një interpretim të tyrin vendimit të Kushtetueses, duke pretenduar se ky vendim nuk mund ta detyrojë deputetin si të votojë.

“Kuvendi është autoritet parësor për interpretimin e Kushtetutës për funksionet e veta,” tha Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve, e cila po ashtu pretendoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese ishin kontradiktore.

Ndërsa kryetari i grupit paramentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se me këtë vendim po “minonte demokracinë”.

“Nëse rrëzoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ju po zhbëni një parim që askush nuk ka guxuar ta vërë në pikëpyetje në këto 33 vite dhe ky është një puç institucional,” tha Bardhi gjatë seancës plenare.

Në praktikën e mëparshme parlamentare, Kuvendi ka dërguar për interpretim në gjykatë mandatet e deputetëve kur ndaj tyre ka pasur akuza apo indicie se kanë shkelur nenin 70 të Kushtetutës që ndalon deputetët të përfitojnë nga të mirat publike.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka apeluar disa herë kur është pyetur për rastin “Xhaçka” që vendimet e kësaj gjykate janë përfundimtare dhe të zbatueshme. “Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor,” tha Zaçaj disa javë më parë e pyetur për moszbatimin nga ana e Kuvendit të vendimit për çështjen “Xhaçka”.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)
Aktualitet

Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

15:07 - 20/03/26
Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Korrupsioni dhe pabarazia para ligjit, pengesa kryesore për integrimin
Aktualitet

Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Korrupsioni dhe pabarazia para ligjit, pengesa kryesore për integrimin

14:35 - 20/03/26
Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë
Aktualitet

Ambasada amerikane dhe delegacioni i BE-së në Tiranë urojnë për Fitër Bajramin: Sjelltë paqe, shpresë dhe mbarësi

13:45 - 20/03/26
Para
“Ti nuk je normale…”, Bora Zemani bën ndryshimin drastik

Një lumturi kaq e madhe”, Bora Zemani konfirmon se është në pritje të ëmbël

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)
Aktualitet

Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

15:07 - 20/03/26

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në punë në Itali. Viktima është 52-vjeçari Murat Tafçiu, i cili...

Lexo më shumë
Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Korrupsioni dhe pabarazia para ligjit, pengesa kryesore për integrimin

Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Korrupsioni dhe pabarazia para ligjit, pengesa kryesore për integrimin

14:35 - 20/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

I etur për kreun e renditjes Elbasani pret Egnatian “të sakatosur” nga pezullimet, nis java e 29-të e Superiores

14:14 - 20/03/26
Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë

Ambasada amerikane dhe delegacioni i BE-së në Tiranë urojnë për Fitër Bajramin: Sjelltë paqe, shpresë dhe mbarësi

13:45 - 20/03/26
Shqipëria U-19 fiton miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut, vendos goli i Leart Krasniqit

Trajneri Fatjon Tafaj publikon listën e kuqezinjve për sfidat e raundit të parë të Europianit U-19

13:25 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com