GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama-McGonigal/ “Bloomberg”: Mund të shkarkohet edhe kreu…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skandali i korrupsionit rus të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, mik i kryeministrit shqiptar Edi Rama, po trondit politikën amerikane.

Media e madhe amerikane, Bloomberg shkruan se kjo çështje ka ndezur një luftë të ashpër mes Kongresit amerikan dhe qeverisë.

Në krye të betejës nga Kongresi qëndron kongresmeni republikan, Jim Jordan, drejtues i Komisionit të Gjyqësorit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Nga ana tjetër është Merrick Garland, drejtues i Departamentit të Drejtësisë dhe Prokuror i Përgjithshëm në SHBA.

Bloomberg shkruan se përplasja mund të shkojë aq larg, sa Jordan të kërkojë shkarkimin e Garland.

“Jordan dhe republikanët kanë përmbytur Departamentin e Drejtësisë me kërkesa të shumta për dokumente dhe të dhëna. Çdo dështim në ofrimin e materialeve mund të përdoret përfundimisht për të cituar Garland për shpërfillje të Kongresit ose, në ekstrem, për të filluar procedurat e shkarkimit,” shkruan portali.

“Në prapaskenë, Departamenti i Drejtësisë po u kërkon ligjvënësve të jenë të durueshëm, pasi zyrtarët ndjekin procedurat normale për të përmbushur kërkesat dhe fletëthirrjet e kongresit…

Pavarësisht kërkesës për durim, Jordan, 58 vjeç, nuk po pret. Komiteti Gjyqësor lëshoi fletëthirrjet e tij të para muajin e kaluar,” shkruan agjencia.

“Jordan, në fillim të këtij muaji gjithashtu kërkoi që kreu i FBI, të dorëzojë dokumente dhe të organizojë një seancë dëgjimore për anëtarët e Komitetit Gjyqësor në lidhje me padinë ndaj një ish-zyrtari të lartë të byrosë, Charles McGonigal, i cili kishte shërbyer si shef i kundërzbulimit për zyrën e FBI-së në Nju Jork. Ai u arrestua dhe akuzohet për pranimin e parave nga një miliarder rus,” thekson Bloomberg.

Skandali Rama-McGonigal ka tronditur edhe politikën shqiptare, por kryeministri Rama, jo vetëm nuk ka dhënë sqarime për këtë çështje në Kuvend, që ka shkaktuar jo pak revolta nga ana e deputetëve të opozitës, por në mënyrë të prerë dhe arrogante ka hedhur poshtë kërkesën e tyre për ngritjen e një komisioni hetimor mbi këtë skandal.

 

Etiketa: BloombergKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Mazhoranca dhe opozita nën presion, protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale
Aktualitet

Mazhoranca dhe opozita nën presion, protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale

08:16 - 16/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja
Aktualitet

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Para
Biseda Vuçiç-Erdogan, ja për çfarë diskutuan dy presidentët

Biseda Vuçiç-Erdogan, ja për çfarë diskutuan dy presidentët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mazhoranca dhe opozita nën presion, protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale
Aktualitet

Mazhoranca dhe opozita nën presion, protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale

08:16 - 16/11/26

Dy kampet e politikës tradicionale shqiptare po ndezin motorët e fushatës për zgjedhjet lokale të 9 majit 2027 këtë fundjavë,...

Lexo më shumë
Protestat në Serbi, Vuçiç: Jemi lodhur nga ata që po na terrorizojnë dhe duhet të përgjigjemi

Akuza për shkelje ligji në lidhje me Kosovën, tre organizata kallëzojnë penalisht Vuçiçin

08:09 - 16/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:47 - 16/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Nëntor 2026

07:40 - 16/11/26
Mot i vranët dhe me reshje shiu, parashikimi për ditën e diel

Parashikimi i motit për sot, 16 Nëntor 2026

07:37 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com