GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama merr me vete edhe Noizyn në Athinë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama merr me vete edhe Noizyn në Athinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ashtu si dhe është planifikuar prej ditësh tashmë ditën e nesërme do të vizitojë Athinën. Jo për një vizitë zyrtare e për të takuar homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, por për të mbajtur një takim me mijëra shqiptarë të cilët prej vitesh punojnë dhe jetojnë në tokën greke.

Burime për mediat bëjnë me dije se kryeministri Rama do të jetë i shoqëruar nga rreth 150 persona, ministrat e kabinetit si dhe deputetë socialistë. Gjithashtu kreu i qeverisë shqiptare do të jetë i shoqëruar edhe nga disa prej kryebashkiakëve socialistë. Mësohet se disa kanë shkuar që ditën e sotme dhe një prej tyre është dhe kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi.

Përveç figurave politike në këtë takim të Ramës në Athinë nuk do të mungojnë as artistët. Një prej tyre është dhe Rigels Rajku, i njohur ndryshe edhe si Noizy. Reperi shqiptar i cili është një emër mjaft i njohur për industrinë e muzikës në vendin tonë, dhe jo vetëm, do të performojë ditën e nesërme për emigrantët shqiptarë. Ndërsa, pritet edhe pjesëmarrja e këngëtares së njohur Era Rusi.

Sipas axhendës, theksojmë jo zyrtare deri më tani, thuhet se kryeministri Rama do të mbajë fjalën e tij rreth orës 11:00 në stadiumin Galatsit, salla “Christmas Theatre”.

Më pas gjatë ditës, Rama do të mbajë takime me bashkëatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë. Në orën 18:00-19:00 do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina.

Qeveria greke ka vënë në dispozicion të kryeministrit Rama një autoveturë tip “BMW” të blinduar dhe forca të shtuara sigurie.

Kujtojmë se mëngjesin e ditës së djeshme Edi Rama u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në Greqi që në datën 12 maj, ora 11:00 të marrin pjesë në stadiumin Galatsit, salla “Christmas Theatre”.

Ky tubim është quajtur si provokim nga pala greke, pasi përkon pikërisht me ditën e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili tashmë bën një vit në qeli.

Ministria e Jashtme greke i kërkoi Ramës që për shkak se janë në fazë parazgjedhore, i kërkuan atij që të shtynte vizitën për në qershor. Gjë që nuk është pranuar nga Rama.

Ndërkohë më herët kryeministri Rama përmes një postimi në “X” sqaroi se vizita e tij nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë.

Etiketa: Edi RamaNoizy

Lajme të lidhura

Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje
Aktualitet

Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

18:34 - 11/10/26
Shqiptarët më të dëbuarit nga Anglia, në krye të listës për të pestin vit radhazi
Aktualitet

Shqiptarët më të dëbuarit nga Anglia, në krye të listës për të pestin vit radhazi

18:01 - 11/10/26
Shqiptari ndjek ish-partneren deri në piceri, gruaja mbyllet në tualet dhe telefonon policinë
Aktualitet

Shqiptari ndjek ish-partneren deri në piceri, gruaja mbyllet në tualet dhe telefonon policinë

17:30 - 11/10/26
Para
Shqipëria me dy mundës në Lojërat Olimpike

Shqipëria me dy mundës në Lojërat Olimpike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana “zhyt” Partizanin, të kuqtë në vendin e parafundit. Egnatia në ndjekje të Teutës
Sport

Tirana “zhyt” Partizanin, të kuqtë në vendin e parafundit. Egnatia në ndjekje të Teutës

20:49 - 11/10/26

ava e gjashtë e Kategorisë Superiore është mbyllur me dy përballje të rëndësishme, Partizani-Tirana dhe Vllaznia-Dinamo, të cilat kanë ndikuar...

Lexo më shumë
Mashtruesit marshojnë: Man City shënon 3 gola pasi Liverpool mbetet me 10 lojtarë

Mashtruesit marshojnë: Man City shënon 3 gola pasi Liverpool mbetet me 10 lojtarë

20:28 - 11/10/26
Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

18:34 - 11/10/26
Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!

Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!

18:30 - 11/10/26
Përplasje jashtë stadiumit, shoqërohen disa tifozë para derbit

Përplasje jashtë stadiumit, shoqërohen disa tifozë para derbit

18:26 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com