GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama: Metoda Clinton e vendos fokusin te përgjegjësia qytetare sesa te partizanllëku politik

19:55 - 03/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Metoda Clinton e vendos fokusin te përgjegjësia qytetare sesa te partizanllëku politik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në ceremoninë e organizuar për nder të ish-Presidentit amerikan, Bill Clinton, u shpreh se ka ndjekur dhe studiuar të gjitha fjalimet e tij dhe madje ka mësuar nga mënyra sesi ai komunikonte me njerëzit, duke e cilësuar presidentin si një ndër oratorët më të mirë të historisë.

“Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua se të përgatitem të flas këtu, duke e ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri, të cilit, ia kam parë e lexuar fjalimet për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë.

Ia kam ridëgjuar presidentit Klinton ato që ka thënë për të mësuar prej përmbajtjes dhe artit të pashembullt të komunikimit, duke i nënvizuar hapjet, ndjekur intonacionet dhe admiruar atë që nuk mësohet, empatinë magjepsëse që e bën presidentin Klinton ndër oratarët më të mirë që ka njohur historia”, tha Rama.

Rama nuk la pa përmendur dhe kontributin e madh të Bill Clinton në çlirimin e Kosovës duke e cilësuar fjalimin e 24 Marsit të vitit 1999 si një gur përcaktues në historinë e gjithë rajonit.

“Në kërkimin e paqes, prosperitetit e dashurisë mes njerëzve ku rruga është vetë qëllimi i të gjitha përpjekjeve e më pas jo vetëm ja kam riparë e rilexuar ato që ka thënë, por edhe studiuar se si i ka thënë, për të mësuar jo vetëm nga përmbajtja, por edhe artin e tij të pashembullt të komunikimit. Duke i admiruar atë që as nuk mësohet dot e as nuk tregohet dot, empatinë magjepsëse që e bën një ndër oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia.

Më lejoni t’ja nis si çdo nxënës, që nga shpallja e tij si president, ai predikon fuqinë e drejtësisë te lamtumira në janarin e vitit 2001, ku na këshillon këmbënguljen deri në fund, nga fjala e memorialit në Oklahoma ku na tregon se rruga e pajtimit është e vetmja, te fjala e memorialit të Presidentit Rusvelt ku na ushqen kurajon përballë çdo pengese, te mbështetja e kandidatit kundërshtar në vitin 2008 ku na mëson zotnillëkun dhe solidaritetin e kështu vazhdimisht përmes qindra fjalimesh, njëri më i bukur se tjetri sepse ai bënte atë që thoshte, ai ia rrëmbeu zemrën Amerikës dhe frymëzoi Evropën e botën mbarë!

AI luajti një rol themelor në një botë besimhumbur te ideologjia dhe rrezatoi aq shumë edhe mbi ne këtu në Shqipërinë e vogël sepse ishte një rrugë gjenuine. Metoda Clinton e vendos fokusin te përgjegjësia qytetare sesa te partizanllëku politik. Rruga e drejtë ishte si uji në shkretëtire dhe sedra nuk më lë mos t’ua them zoti president se sot e gjithë ditën ku një parti e rrugës së tretë vazhdon e qeveris prej vitesh përmes reformash e fitoresh spektakolare.

Ai mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës dhe çeljen e një epoke të re për këtë lagje të njohur si fuqia e barutit të botës e njohur me emrin Ballkan. Ne e kemi njohur forcën rrëqethëse të fjalës së Clinton në mbrëmjen e 24 marsit të 1999, ai fjalim përveçse një perlë në vetvete është për historinë e Kosovës dhe gjithë rajonin, një gur përcaktues”, u shpreh Rama.

Etiketa: ClintonmesazhiRama

Lajme të lidhura

Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion
Aktualitet

Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Juventus sfidon Arsenalin për të siguruar mbrojtësin kampion të Europës

Juventus sfidon Arsenalin për të siguruar mbrojtësin kampion të Europës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion
Aktualitet

Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26

Saranda për vite me radhë ka qenë një nga qytetet ku fenomeni i ndërtimeve pa leje ka marrë përmasa shqetësuese,...

Lexo më shumë
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com