GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një konferencë për mediat se kompania e përfshirë në fazën përfundimtare të projektit për ndërtimin e portit të Porto Romanos është tërhequr në momentin e fundit.

Sipas tij, kompania kishte kaluar të gjitha fazat e procesit dhe pritej të paraqiste ofertën përfundimtare, por vendosi të tërhiqej duke iu referuar situatës së krizës.

Rama tha se oferta financiare lidhej me kufirin maksimal të përcaktuar nga një studim i realizuar nga një kompani ndërkombëtare që merret me projekte të porteve dhe aeroporteve, si dhe me kufirin e vendosur nga kërkesat e qeverisë shqiptare.

Ai u shpreh se nuk ka të dhëna që kompania të ketë qenë nën presion të drejtpërdrejtë, por theksoi se procesi është zhvilluar në një klimë presioni.

Rama mohoi pretendimet se projekti është penguar nga presione të Shteteve të Bashkuara apo të Bashkimit Europian, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë shqetësim të shprehur nga këto palë.

Sipas tij, gjatë gjithë procesit ka pasur kundërshtime dhe presione nga faktorë të tjerë që nuk kanë qenë të interesuar që projekti i portit të ri të realizohej.

“Sa i përket projektit të Porto Romanos, ka ndodhur një koincidencë e pashmangshme që në momentin e fundit kompania që ka kaluar gjithë fazat dhe duhet të bënte ofertën e fundit është tërhequr duke iu referuar situatës së krizës dhe duke qenë se oferta financiare do të ishte e lidhur me tavanin që ka vendosur studimi i bërë nga kompania më e madhe e botës për ndërtimet e porteve, aeroporteve, etj dhe me tavanin e vendosur nga kërkesa e qeverisë shqiptare nuk kemi arsye që të shikojmë mbrapa ndonjë gjë tjetër vetë ne, Nuk kemi të dhëna që kompania është ndodhur në ndonjë presion por procesi është zhvilluar nën presion, jo të SHBA-ve siç thuhet pa argument, sepse nuk ka pasur jo presion, por asnjë shqetësim të shprehur as nga SHBA, as nga BE, as nga askush.

Por ka pasur presion nga faktorë të tjerë, natyrisht të painteresuar që ai port të jetë një histori suksesi. Kini parasysh që që nga A-ja thonin çfarë duhet një port i ri se ne kemi portin tonë, atë kënetën në zemër të Durrësit, dhe e lidhnin idenë e portit të ri me shitjen e atdheut në duart e arabëve, në fakt e vërteta është se përtej injorancës që është gjithmonë faktor si trajtohen çështjet këtu, ka pasur forca të interesuara që të mos ecte përpara projekti i portit të ri. Pse , për një arsye që cilido që do ta kuptojë e kupton pa ndonjë mendim të madh. Porti ekzistues nuk ka asnjë kapacitet për të qenë nyja strategjike”, tha Rama.

Kërkesat e amerikanëve për Porto Romanon

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleeve, i ka drejtuar një email kryeministrit Edi Rama dhe disa zyrtarëve të lartë të qeverisë lidhur me projektin e portit të Porto Romanos dhe tenderin e planifikuar për datën 9 mars.

Në letrën e tij, Van Cleeve e cilëson vendimin për këtë projekt si një moment strategjik për Shqipërinë, duke theksuar se portet ndërtohen zakonisht vetëm një herë në një shekull dhe se dimensioni fillestar i tyre përcakton potencialin ekonomik dhe gjeopolitik të vendit për dekada.

Sipas Van Cleeve, projekti aktual për Porto Romanon është shumë i kufizuar në përmasa dhe rrezikon të mos e shfrytëzojë potencialin strategjik të Shqipërisë në rajon.

Në këtë kontekst, ai thekson se Shqipëria ka mundësinë të bëhet një nyje logjistike për Evropën Juglindore nëse Porto Romano zhvillohet në një shkallë më të madhe.

Në përfundim të letrës, ai kërkoi që tenderi për Porto Romanon i planifikuar për 9 mars të shtyhet, në mënyrë që projekti të rishikohet në përputhje me kërkesat e NATO-s dhe zhvillimin e Korridorit 8.

Van Cleeve propozon gjithashtu që projekti të realizohet përmes një modeli zhvillimi të bashkëfinancuar nga partnerë ndërkombëtarë, përfshirë kompani nga Shtetet e Bashkuara, Italia, Holanda dhe Turqia, si dhe me mbështetje financiare shtesë nga NATO.

Kronologjia e tenderit 400 mln euro për Porto Romanon

Procedura për ndërtimin e portit, me vlerë rreth 400 milionë euro, u anulua pasi kompania e vetme që kishte mbetur në garë, Archirodon Construction, nuk paraqiti ofertën financiare brenda afatit të përcaktuar. Ky është dështimi i dytë i tenderit për këtë projekt, pasi edhe gara e parë e shpallur në vitin 2024 u anulua për shkak se nuk u paraqit asnjë ofertë.

Megjithatë, ndërsa ndërtimi i portit mbetet ende në letër, procesi ka gjeneruar tashmë shpenzime të konsiderueshme nga buxheti i shtetit.

Hapi i parë financiar për këtë projekt u hodh që në shtator të vitit 2022, kur qeveria shpalli tenderin për hartimin e projektit të detajuar teknik të portit të ri tregtar në Porto Romano. Sipas të dhënave nga “Open Data Albania”, Fondi limit për këtë procedurë ishte 1.36 miliard lekë, rreth 13.8 milionë euro, dhe financimi u mbulua nga fondet e vetë institucionit. Gjatë procesit të prokurimit morën pjesë 14 operatorë ekonomikë, por në fund 9 prej tyre u skualifikuan dhe fitues u shpall një bashkim kompanish ndërkombëtare dhe vendase, të kryesuara nga HaskoningDHV Nederland B.V.

Tenderi për projektimin u shoqërua edhe me një rritje të fondit fillestar me rreth 20 për qind, sipas një vendimi të publikuar në Buletinin e Prokurimeve Publike të vitit 2022, ndërsa procedura u shënua me “flamur të kuq” për risk në konkurrencë.

Por projektimi nuk është i vetmi shpenzim për një projekt që tashmë ka regjistruar dy tendera të dështuar për ndërtimin.

Në qershor të vitit 2024, qeveria miratoi një vendim që autorizonte Autoritetin Portual të Durrësit të negocionte drejtpërdrejt një kontratë konsulence me kompaninë ndërkombëtare Royal Haskoning DHV. Kjo marrëveshje kishte për qëllim të asistonte institucionet shqiptare në procesin e konkurrimit, kontraktimit, ndërtimit dhe mbikëqyrjes së portit të ri në Porto Romano.

Megjithatë, ndryshe nga tenderi i projektimit, për këtë kontratë konsulence nuk është bërë publike vlera financiare, ndërsa nuk dihet nëse marrëveshja parashikon përgjegjësi për konsulentin në rast se procedurat e tenderimit dështojnë.

Në të njëjtën kohë, tenderi për ndërtimin e portit, me fond limit 39.3 miliard lekë, është shpallur dy herë dhe është anuluar dy herë. Procedura e fundit u rishpall në dhjetor të vitit 2024 dhe zgjati rreth 15 muaj. Në garë morën pjesë disa nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të ndërtimit të porteve, por pas fazës së parakualifikimit mbetën vetëm dy kompani, ndërsa në fund vetëm një ofertues vijoi në procedurë.

Pas tërheqjes së këtij operatori dhe mungesës së ofertës financiare, tenderi u anulua për herë të dytë.

Në këtë pikë, projekti për portin e ri të Durrësit në Porto Romano ndodhet në një situatë të paqartë. Edhe pse konsiderohet një projekt strategjik për zhvillimin ekonomik dhe për korridorin VIII, deri tani ai ka prodhuar më shumë procedura të dështuara dhe shpenzime paraprake sesa punime konkrete në terren.

Etiketa: Porto RomanoRama

Lajme të lidhura

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë
Aktualitet

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26

Partia Demokratike ka ndërmarrë një tjetër hap në riorganizimin e strukturave të saj politike në terren, duke emëruar Aurel Bylykbashi...

Lexo më shumë
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com