GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Protestat si luftë ideologjike!” Rama: Nuk i zgjoi Narta por emri i Trump, do dështojnë si çadra e Lulit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Protestat si luftë ideologjike!” Rama: Nuk i zgjoi Narta por emri i Trump, do dështojnë si çadra e Lulit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama e konsideroi incidentin e ndodhur mes rojeve private dhe një qytetari, që u tërhoq zvarrë nga të parët, si nisjen e një lufte globale online. Rama tha se bota nuk u zgjua nga Narta, as nga meraku për flamingot, por për shkak të emrit të Jared Kushner, për të sulmuar Presidentin Donald Trump.

Kështu i ka komentuar Rama protestat në Tiranë, ku prej 20 ditësh kërkohet dorëheqja e tij si kreu i qeverisë. Ai tha tha se ata që protestojnë do të dështojnë njëlloj sikundër dështoi në 2017-ën Lulzim Basha me çadrën e tij, që në atë kohë e vendosi në bulevard, dhe kërkonte largimin e Kryeministrit.

Rama tha se bota nuk u zgjua as për Nartën, as për mbrojtjen e shpendëve, por nga armiqtë e Donald Trump.

“Degradimi i dhunshëm i një sherri vulgar mes rojeve të sigurisë private dhe një protestuesi u bë zanafilla e një lufte globale online, ku nuk mbeti llogore pa shkrehur municionet përkatëse. Po të ishte për botën e Nartës, ajo mund të ishte kthyer qetësisht edhe 10 vite më parë, kur flamingot nuk shtegtonin më drejt lagunës së saj, sepse i priste plumbi i gjuetarëve të dehur me dy këmbë.

Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por prej emrit të Kushnerit dhe hijes së vjehrrit të tij, të cilin e urrejnë për vdekje të gjitha armatat online. Dhe si në një film, bulevardi përputhi atë arenë të frikshme me krejt armatën e urrejtësve shqiptarë, online dhe offline. Jo kundër Trumpit, por ndaj meje dhe ndaj jush. i gënjeu mendja se çadra globale e kësaj proteste do të bënte mrekullinë që nuk e bëri dot çadra lokale e protestës së Lulit tim dhe kështu do të laheshin dy hesape të vjetra. Bota e madhe do ta turpëronte Trumpin në betejën e Nartës”, tha Rama.

Në vijim ai theksoi se një projekt zhvillimi në Shqipëri u bë pjesë e një lufte ideologjike, i një lufte antikapitaliste dhe antitrumpiste.

Sipas tij, kjo është një histori paralajmëruese, jo për mandatin tim dhe mandatin e kësaj shumice qeverisëse, por për historinë e algoritmeve dhe për atë që do të vijë më pas.

“Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital. Një vorbull më e madhe sesa përmasat e vendit tonë. Kjo vorbull përfshiu të reja, të rinj, patriot dixhitalë, komedianë të kthyer në kandidatë, delirantë me qeleshe, njerëz nga të gjitha kontinentet, media sociale dhe tradicionale nga të gjitha kontinentet, parti politike në Europë dhe në SHBA, aktorë të biznesit të turizmit në rajon dhe aktorë shtetërorë malinj ndaj Shqipërisë.

Natyrisht edhe karavidhet opozitare të vendit tonë. Befas Zvërneci u bë kërthiza e botës, ku po vendosej fati i ngrohjes globale. Bulevardi i Tiranës u bë sheshi ku qindra mijëra njerëz, sipas vetë Sanders, iu turrën oligarkisë botërore. Bota shqiptare u njehsua me histerinë e kanaleve sociale, duke bashkuar në një armatë të vetme çlirimtare zogjtë më elegantë të botës, Flamingot, me fundin e kazanit dixhital”, tha Rama.

 

Etiketa: protestaRama

Lajme të lidhura

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!
Aktualitet

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!

11:25 - 20/10/26
Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!
Aktualitet

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!
Aktualitet

Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

11:09 - 20/10/26
Para
Rama kritikon blogerët që mbështetën protestën: Janë bërë parellinj me shalë e kremra

Rama kritikon blogerët që mbështetën protestën: Janë bërë parellinj me shalë e kremra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!
Aktualitet

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!

11:25 - 20/10/26

Gjatë marshimit, pedagogët kanë bërë thirrje se nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre, duke kërkuar mbështetje të vazhdueshme...

Lexo më shumë
Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

11:09 - 20/10/26
Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

10:52 - 20/10/26
Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

10:50 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com