GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama në aksion, udhëzon socialistët si të sigurojnë 84 vota në Kuvend

20:41 - 09/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama në aksion, udhëzon socialistët si të sigurojnë 84 vota në Kuvend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej mëngjesit së të martës, Edi Rama ka mbledhur qeverinë në Shëngjinin, e administruar nga ish-deputeti Pjerin Ndreu. Socialistët janë kujdesur që takimi të jetë hermetik, ndërsa gazetarët nuk janë lejuar në objektin ku po zhvillohet takimi në një resort privat.

News24 mëson se një ndër çështjet e diskutuara dhe objektivat që kryeministri Rama vendosi për të tijët është gjetja e rrugës së bashkëpunimit me individët apo grupet parlamentare në parlament, për ligjet që duan shumicë të cilësuar.

Bashkë me PSD-në, socialistët nuk mund t’i arrijnë 84 vota për të bërë dhe ndryshime kushtetuese, si në rastin e miratimit të aministisë për të dënuarit që dështoi fundvitin e shkuar. Në kushtet kur opozita është në betejë për të bllokuar seancat, PS ka orientuar drejtuesit e grupit që të përpiqen të gjejnë fraksione të opozitës ku mund të ketë vend për bashkëpunim.

Ndërkaq, edhe pse duhet më shumë se një vit nga zgjedhjet e radhës, kryeministri Rama ka vënë para përgjegjësisë të tijët, duke kërkuar llogari për aktivitetin që kanë pasur, duke nisur nga parlamenti, te strukturat e partisë dhe elektorati. Ndër të tjera, socialistët kanë marrë orientime për aktivitetin e tyre në Parlament, në kushtet e bllokimit nga ana e opozitës.

Nga kjo mbledhja që do të vijojë dhe të mërkurën nuk dihet ende nëse do të ketë një ndarje mes “më të mirëve dhe të këqijtë mes socialistëve”, ku referencë është thënë se do të jetë aktiviteti që ata kanë patur në Parlament dhe impakti në publik i deputetëve.

Katër blloqe të ndara sipas temave, inovacioni, shërbimet, administrata publike dhe projekti pilot i regjistrimit të tokës, kanë qenë 4 temat në qendër të prezantimit deri në mbrëmjen e së martës, ndërkohë që kryeministri ka paralajmëruar se do të caktojë objektiva të reja për socialistët.

Mbledhja e ministrave të mazhorancës vjen një ditë pasi kryeministri Rama vendosi të krijojë një ministri të re, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila bashkon disa dikastere së bashku edhe pse nuk kanë shumë të përbashkëta mes tyre.

Etiketa: kuvendRamavOTAT

Lajme të lidhura

Rikthehet ora verore, akrepat shkuan 60 minuta para
Aktualitet

Ndryshon ora, nga nesër akrepat shkojnë 60 minuta para

13:04 - 28/03/26
Nga “boom” ranë në kolaps, fasoneritë po braktisin Shqipërinë nga mungesa e politikave të qarta
Aktualitet

Nga “boom” ranë në kolaps, fasoneritë po braktisin Shqipërinë nga mungesa e politikave të qarta

12:50 - 28/03/26
“Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Ramës“, Berisha njofton datën e protestës së ardhshme
Aktualitet

“Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Ramës“, Berisha njofton datën e protestës së ardhshme

12:21 - 28/03/26
Para
“Nuk ka nevojë për shtrëngime”, Alimehmeti analizon situatën e Covid-19

Situata e Covid, Alimehmeti: Ja dy faktorët që zbusin situatën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthehet ora verore, akrepat shkuan 60 minuta para
Aktualitet

Ndryshon ora, nga nesër akrepat shkojnë 60 minuta para

13:04 - 28/03/26

Nesër, më 29 mars hyn në fuqi ora verore dhe akrepat do të lëvizin 60 minuta përpara. Ndryshimi do të ndodhë...

Lexo më shumë
Nga “boom” ranë në kolaps, fasoneritë po braktisin Shqipërinë nga mungesa e politikave të qarta

Nga “boom” ranë në kolaps, fasoneritë po braktisin Shqipërinë nga mungesa e politikave të qarta

12:50 - 28/03/26
“Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Ramës“, Berisha njofton datën e protestës së ardhshme

“Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Ramës“, Berisha njofton datën e protestës së ardhshme

12:21 - 28/03/26
Përkujtohet 29-vjetori i tragjedisë së Otrantos, familjarët: Jemi lodhur në kërkim të drejtësisë!

Përkujtohet 29-vjetori i tragjedisë së Otrantos, familjarët: Jemi lodhur në kërkim të drejtësisë!

12:17 - 28/03/26
U arrestuan në Serbi pasi publikuan video me bluzën ‘Shqipëri Etnike’, lirohen 4 shqiptarët

U arrestuan në Serbi pasi publikuan video me bluzën ‘Shqipëri Etnike’, lirohen 4 shqiptarët

11:39 - 28/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com