GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama: Në Fier marrim 10 deputetë. Bardhi: Përgjigjen do e marrësh më 11 Maj

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama kërcënon Bardhin: O do gjykohet Olsi o Bardhi! Nëse im vëlla del trafikant s’jam më kryeministër!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Së paku 10 deputetë. Ky është objektivi për rekord që Edi Rama u ka vendosur socialistëve në Fier, teksa nga një takim i sotëm ku prezantoi kandidatët për deputet, u shpreh se PD dhe opozita nuk kanë asnjë shans përballë të majtës në këtë qark.

“Në Fier do thyejmë rekord në vota. Në Fier nuk ka shans askush tjetër, përpos PS. Ata nuk kanë çfarë të fitojnë. Kush nuk voton PS-në, hedh votën kot. Do jetë rezultat spektakolar. Objektivi ynë është minimumi 10 deputetë. Pastaj, nëse punojmë më fort, mund të kemi edhe më shumë se kaq deputetë në parlament”, u shpreh kreu i mazhorancës.

Më tej, shefi i qeverisë u ndal te lista e kandidatëve të Partisë Demokratike, duke e cilësuar humbëse dhe u shpreh se Sali Berisha po përgatit fjalimin e disfatës për në 12 Maj.

Ironinë nuk e kurseu aspak teksa u ndal të komentonte procesin e Primareve në PD, duke u ndalur madje edhe te emra specifikë që mbetën jashtë listës pavarësisht se triumfuan në garën e brendshme.

“Ne nuk kemi bërë primare por ata nuk kishin Primare por papare… Ata që fituan i lanë jashtë. Kryetari i PD-së në Kavajë del i pari në qark dhe ata e lënë jashtë. Po të shikosh listën e kënetës ajo është listë për në opozitë. Është bërë për të qenë me një tufë qorrash e shurdhësh e kua-kuashë në opozitë. As shohin as dëgjojnë vetëm recitojnë. Kua Kua! Është bërë gati për të qenë në opozitë e në 12 maj jo për të çliruar TikTok, se nuk ka çfarë çliron por për të thënë na i vodhën, fituam por na e morën. Pse duhet atëherë demokratët të hedhin votën kot? Për një grup që thjesht funksionon si grup interesi i ngushtë që është përgatitur për të qëndruar në opozitë”, tha Rama.

Reagimi i Bardhit

Kreu i grupit parlamentar demokrat njëkohësisht edhe drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili pak më parë tha se PD dhe opozita nuk kanë asnjë shans përballë të majtës në këtë qark. Teksa prezantoi kandidatët, Rama tha se PS synon së paku10 kandidatë në Fier, por për Bardhin objektivat e kryesocialistit janë si premtimet e tij kur erdhi në pushtet.

“Edi Rama paska ardhur për shëtitje sot në Fier, ku paska shpallur objektivat e PS në Fier! Objektivat e Edi Ramës janë fiks si premtimet e tij kur erdhi në pushtet. Njëlloj si shëndetësia falas, njëlloj si legalizimet falas, njëlloj si subvencionet në bujqësi, njëlloj si ulja e taksave apo rritja e pensioneve”, u shpreh Bardhin në reagim.

Bardhi theksoi se Rama, përgjigjen do ta marrë më 11 Maj.

“Fieri dhe fierakët i përbuzin matrapazët, hajdutët dhe kandidatët për burg! Fieri dhe fierakët e përbuzin arrogancën!”

Etiketa: Edi RamaGazment BardhiPDPSzgjedhjet 2025

Lajme të lidhura

SPAK mbyll hetimet për 9 të pandehur të dosjes “Metamorfoza”, çështja dërgohet për gjykim në GJKKO
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për 9 të pandehur të dosjes “Metamorfoza”, çështja dërgohet për gjykim në GJKKO

15:15 - 22/07/26
Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët
Aktualitet

Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët

15:01 - 22/07/26
Pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e Belinda Ballukut pritet të emërohet në krye të ASD-së
Aktualitet

Pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e Belinda Ballukut pritet të emërohet në krye të ASD-së

14:43 - 22/07/26
Para
Sula: Disa ‘kokrra’ brenda PD që s’kanë vota, duan vend të sigurt për deputet

Dashnor Sulës nuk i del inati: Votat e mia, larg Berishës

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK mbyll hetimet për 9 të pandehur të dosjes “Metamorfoza”, çështja dërgohet për gjykim në GJKKO
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për 9 të pandehur të dosjes “Metamorfoza”, çështja dërgohet për gjykim në GJKKO

15:15 - 22/07/26

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të pandehurish në...

Lexo më shumë
Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët

Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët

15:01 - 22/07/26
Pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e Belinda Ballukut pritet të emërohet në krye të ASD-së

Pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e Belinda Ballukut pritet të emërohet në krye të ASD-së

14:43 - 22/07/26
IFFHS shpall Lionel Messin lojtarin më të mirë të Kupës së Botës 2026

IFFHS shpall Lionel Messin lojtarin më të mirë të Kupës së Botës 2026

14:21 - 22/07/26
Gjendet i pajetë në det peshkatari 61-vjeçar, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë

Gjendet i pajetë në det peshkatari 61-vjeçar, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë

13:51 - 22/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com