GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama në mbrojtje të Ballukut: Ndërhyrje brutale në qeverisje!

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama në mbrojtje të Ballukut: Ndërhyrje brutale në qeverisje!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama ka reaguar lidhur me dërgimin në Kushtetuese të vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, pasi u mor e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Teksa përpieqt ta mbrojë më mirë se motra e saj avokate, Rama tha se është mbështetës i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, por “çuditërisht” për Ramën drejtësia rrëshqiti kësaj here dhe cënoi parimet kushtetuese

“Unë nuk e quaj dot asgjë tjetër përveçse një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo ka mësuar të eci. Me ndryshimin që kur fëmija i vërtetë rrëzohet, lëndon vetëm vetveten, ndërsa kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cënon parimet kushtetuese, prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës”, shkruan Rama në një postim në X.

Postimi i Ramës:

Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës – për më tepër edhe i shkallës së parë fare – pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie!

Se të më thoni që kjo qenka kaq normale, paçka se s’është parë kurrë, askund, në botën demokratike, është njësoj si të më thoni se drejtësia qenka normale vetëm në Shqipëri!

E pra, pavarësisht se nga dita 1 kam qenë, jam e do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, këtë risi botërore të drejtësisë sonë të re, unë nuk e quaj dot asgjë tjetër përveçse një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo ka mësuar të eci. Me ndryshimin që kur fëmija i vërtetë rrëzohet, lëndon vetëm vetveten, ndërsa kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cënon parimet kushtetuese,  prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës.

Le të jemi të qartë:

Qëllimi i lartë i luftës kundër korrupsionit nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar dhe historia e vendeve që kanë kaluar më parë nga kjo rrugë e domosdoshme, na mëson se justifikimi i mjeteve të gabuara për hir të qëllimit madhor, e kthen kurën me mjete të tilla, në një të keqe edhe më të madhe se sa vetë sëmundja që thuhet se këto mjete po kurojnë. Ky mësim nuk duhet harruar kurrësesi. Nga askush.

Lajme të lidhura

Operacion kundër kultivimit të kanabisit në Qafështamë, dëgjohen të shtëna me armë
Aktualitet

Operacion kundër kultivimit të kanabisit në Qafështamë, dëgjohen të shtëna me armë

12:25 - 29/09/26
Rama i kthen reston Tavos, i emëron gruan në krye të FSDKSH-së pas firmave për resortet në Himarë
Aktualitet

Rama i kthen reston Tavos, i emëron gruan në krye të FSDKSH-së pas firmave për resortet në Himarë

12:07 - 29/09/26
Historia e veçantë e Jonit! Përpara operacionit vogëlushi kërkoi një foto të Asllanit, FSHF i realizon ëndrrën; takon kuqezinjtë e kombëtares
Aktualitet

Historia e veçantë e Jonit! Përpara operacionit vogëlushi kërkoi një foto të Asllanit, FSHF i realizon ëndrrën; takon kuqezinjtë e kombëtares

11:56 - 29/09/26
Para
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacion kundër kultivimit të kanabisit në Qafështamë, dëgjohen të shtëna me armë
Aktualitet

Operacion kundër kultivimit të kanabisit në Qafështamë, dëgjohen të shtëna me armë

12:25 - 29/09/26

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë një operacioni të zhvilluar për...

Lexo më shumë
Rama i kthen reston Tavos, i emëron gruan në krye të FSDKSH-së pas firmave për resortet në Himarë

Rama i kthen reston Tavos, i emëron gruan në krye të FSDKSH-së pas firmave për resortet në Himarë

12:07 - 29/09/26
Historia e veçantë e Jonit! Përpara operacionit vogëlushi kërkoi një foto të Asllanit, FSHF i realizon ëndrrën; takon kuqezinjtë e kombëtares

Historia e veçantë e Jonit! Përpara operacionit vogëlushi kërkoi një foto të Asllanit, FSHF i realizon ëndrrën; takon kuqezinjtë e kombëtares

11:56 - 29/09/26
Kopjace në krye të Shëndetësisë! Diploma e ministres Klodiana Spahiu përballet me akuza për plagjiaturë

Kopjoi temën e diplomës! PD kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu

11:39 - 29/09/26
Avokatët e Veliajt do dërgojnë në Kushtetuese dekretin e Presidentit

SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

11:30 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com