GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama: Në Shqipëri fitohet më shumë para se në Greqi në turizëm dhe ndërtim

10:10 - 24/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtësia sot, Edi Rama: Kemi luftuar për këtë ditë, unë ju çoj në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tha sot se 57 % e rrogave në Shqipëri nuk kanë asnjë taksë, ndërsa 36% e tyre kanë nga 4 deri në 10 %”. Përmes një videomesazhi nga Partia Socialiste në rubrikën “Sy m’sy”, iu përgjigj sot disa komentuesve të cilët flasin për kostot e jetesës jashtë vendit, krahasuar me pagesat që merren.

Rama tha se ka kohë që në Shqipëri nuk ka më rroga 250 mijë lekë të vjetra, ndërsa shtoi se “rroga është ajo që duket, po pas asaj ka dhe taksa”. Ndërsa vetëm rrogat mbi 1300 euro, sipas Kryeministrit e kanë taksën mbi 10%.

Duke u ndalur te sektori i turizmit dhe ndërtimit, Rama solli në vëmendje se në këto dy sektorë në Shqipëri marrin sa në Greqi dhe paguajnë më pak taksë.

“Ndërsa kur je jashtë qytetit tënd, fjetjen dhe ushqimin ta paguan kompania. Këto janë fakte. Me këto shpjegohet edhe kthimi i atyre që kanë filluar të vijnë të punojnë në turizëm për shembull apo atyre që investojnë në agroturizëm kursimet e tyre jashtë, por po, se u del ku e ku më mirë”, shtoi Rama.

Rama iu përgjigj edhe një tjetër komentueseje, sipas së cilës njerëzit po ikin nga Shqipëria dhe jo nga Greqia diku tjetër.

“Avash me kekun dhe byrekun se nuk janë më kohët që ishin, nuk është më njësoj bota, nuk është më njësoj Europa sot me atë që ishte deri dje dhe kostoja e jetesës në Europë është rritur aq shumë sa nuk ka më kursime si dikur. Këtë e dinë mirë të gjithë prandaj gjithësekush le t’i shohë me qetësi opsionet e veta dhe të vendosë qoftë për t’u kthyer plotësisht qoftë pjesërisht ca këtu ca atje, apo qoftë duke investuar këtu dhe duke ndenjtur atje”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se të gjitha janë të mundura dhe tek të gjitha këto gjen tek njerëzit që janë kthyer apo që i kanë kthyer sytë nga Shqipëria.

“Jemi në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030, për pak vite do të jemi anëtare të BE-së. Gjithçka do të ndryshojë, por kush vjen sot i jep vetes mundësinë që të fitojë më shumë përpara se me hyrjen në BE gjithça të bëhet njësoj si kudo tjetër”, shtoi ai.

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

“E pamë dhe e dëgjuam vetë”/ Montserrat: Ka kapje të shtetit nga krimi
Breaking Views

“E pamë dhe e dëgjuam vetë”/ Montserrat: Ka kapje të shtetit nga krimi

18:22 - 26/02/26
Sekretarja e PPE: Pa zgjedhje të lira s’ka BE! Reforma elektorale të bëhet me opozitën
Breaking Views

Sekretarja e PPE: Pa zgjedhje të lira s’ka BE! Reforma elektorale të bëhet me opozitën

18:15 - 26/02/26
Seanca paraprake në GJKKO/ Kryemadhi: 240 faqe akuzë për mua, 35 për Metën
Breaking Views

Seanca paraprake në GJKKO/ Kryemadhi: 240 faqe akuzë për mua, 35 për Metën

17:43 - 26/02/26
Para
Policia zbulon planin e masave për mbarëvajtjen e votimeve në Himarë

Zgjedhjet e 11 majit, edhe ‘Djathtas 1912’ dorëzon kërkesën për regjistrim në KQZ!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E pamë dhe e dëgjuam vetë”/ Montserrat: Ka kapje të shtetit nga krimi
Breaking Views

“E pamë dhe e dëgjuam vetë”/ Montserrat: Ka kapje të shtetit nga krimi

18:22 - 26/02/26

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Popullore Europiane, (PPE) Dolors Montserrat e cila drejtoi delegacion e nivelit të lartë të misionit...

Lexo më shumë
Sekretarja e PPE: Pa zgjedhje të lira s’ka BE! Reforma elektorale të bëhet me opozitën

Sekretarja e PPE: Pa zgjedhje të lira s’ka BE! Reforma elektorale të bëhet me opozitën

18:15 - 26/02/26
Hillary Clinton jep dëshmi për Epstein: Nuk e kam takuar! Pse nuk pyesni Trump?

Hillary Clinton jep dëshmi për Epstein: Nuk e kam takuar! Pse nuk pyesni Trump?

18:07 - 26/02/26
Shkatërrohet Unaza e Burrelit, që kushtoi 1.3 MLN Euro, e ndërtoi firma e ish-deputetit

Shkatërrohet Unaza e Burrelit, që kushtoi 1.3 MLN Euro, e ndërtoi firma e ish-deputetit

17:58 - 26/02/26
Seanca paraprake në GJKKO/ Kryemadhi: 240 faqe akuzë për mua, 35 për Metën

Seanca paraprake në GJKKO/ Kryemadhi: 240 faqe akuzë për mua, 35 për Metën

17:43 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com