GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Rama, “njeriu i grave” që i përdor si dekor dhe i zbyth si Belindën në Fier

në Editorial, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama injoron Ballukun në Fier/ Reagon Bardhi: S’vjen braktisja as me dajre, as me DJ Belinda! Burgun afër e ke…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama, në këtë fushatë, po shfaqet si kampioni i grave. Flet me to, fotografohet mes tyre, u jep mikrofonin, u jep puthjen televizive dhe… u jep edhe rolin e statujës për foton e radhës.

Por çdo maskë bie, dhe një video nga takimi në Fier e rrëzoi atë që Rama përpiqet ta shesë si “bashkëqeverisje me gratë”.

Në ato pamje, shefi i Rilindjes, i rrethuar si zakonisht nga duartrokitje të organizuara, shfaqet krah Belinda Ballukut — gruaja që për vite me radhë ka qenë numri dy real i qeverisë.

Por sapo ndalon, i bën një shenjë me dorë sikur po e heq qafe dhe i hedh krahun një gruaje tjetër, duke e zbythur zëvendësen e tij si një pako të padëshiruar. Belinda mbetet në vend, me buzëqeshjen e ngrirë, si një statujë që sapo u la jashtë loje.

Jo një aksident. Jo një keqkuptim. Por një skenë simbolike, një zhveshje publike e pushtetit të dhuruar dhe një përçmim i qartë për gruan që e ka shërbyer si ushtare e bindur.

Ky nuk është vetëm një sinjal. Është manuali i vjetër i Edi Ramës: ngre, përdor, poshtëron dhe flak. Kështu bëri me Saimir Tahirin — nga “reformatori më i mirë i policisë” në të burgosur me vendim gjykate. Kështu bëri me Erion Veliajn — nga i përkëdheluri i partisë, në kryetar bashkie, e tani, i harruar në qelitë e paraburgimit të Durrësit.

Të dy i çoi drejt ferrit politik dhe më pas mbrapa hekurave. Sepse tek Rama, kush del shumë në pah, i pritet hija.

Tani është radha e Ballukut. Shumë pushtet, shumë pranë Ramës, shumë e zëshme në skenë. Edi Rama nuk i duron ata që nisin të besojnë se janë më shumë se kukulla në teatrin e tij personal. Dhe gratë? Gratë përdoren për estetikë. Për balancë fiktive gjinore. Për marketing politik. Por jo për barazi të vërtetë. Sepse asnjë lider që promovon një grua nuk e zbyth me dorë në sy të publikut për të kapur një selfie tjetër.

Pushteti që Rama jep, është një minë me sahat. Nuk vjen me kontratë. Vjen me kusht: të qëndrosh aty ku të thonë, të thuash ç’të shkruajnë, dhe të ikësh kur të urdhërojnë. Kush nuk mësohet me këtë ritëm, përfundon në ndonjë dosje, në ndonjë shkarkim pa njoftim, ose si shumë të tjerë – në ndonjë qeli.

Videoja në Fier nuk është për Belindën. Është për të gjitha gratë që besojnë se Rama është “njeriu i grave”. Jo, ai është njeriu që i përdor, i konsumon dhe pastaj i poshtëron. Dhe këtë radhë, nuk mund ta mbulojë as me DJ, as me dajre, e as me buzëqeshje false.

Etiketa: Edi Ramakryesore2

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Para
I dënuar në Itali me 24 vjet burg për drogë, kapet në Lushnjë 57-vjeçari

I dënuar në Itali me 24 vjet burg për drogë, kapet në Lushnjë 57-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com