GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rama nuk heq dorë nga kanabisi, në 2023 nis puna/ Nxjerr në konsultim për herë të dytë draftin për legalizimin

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama nuk heq dorë nga kanabisi, në 2023 nis puna/ Nxjerr në konsultim për herë të dytë draftin për legalizimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama duket se është i vendosur të  legalizojë përdorimin e kanabisit. Pak ditë më parë ai ka nxjerr në konsultim për herë të dy draft-ligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimin e nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”. Në dokument tregohet se cilat janë institucionet që do mund të përdorin kanabisin për qëllime mjekësore, sqarohet se si do të marrin ato licencën dhe nga kush do të kontrollohen.

Me të tilla pune merret qeveria jonë, kur vetëm pak kohë më parë një raport i Organizatë së Kombeve të Bashkuara e renditi Shqipërinë në  vend të 7 për kultivimin dhe përdorimin e kanabisit. “Në të dhënat e bëra publike nga Raporti i Drogave rezulton se shumë vende kanë trend rritje të përdorimit të kanabisit në vitet e fundit. Shqipëria përmendet edhe në të ashtuquajturën rrugë të Ballkanit për heroinën, që fillon nga Pakistani, kalon nëpër Siri, Turqi, Greqi, Shqipëri dhe përfundon në vendet e Europës Perëndimore”, citonte OKB, duke iu kërkuar këtyre shteteve që të marrin masa.

Por, qeveria jonë jo vetë që nuk ka ndërmend të marrë masa për të luftuar trafikun e drogës, por disa ditë më parë nxori draftin e parë për konsultim publik. Ndërsa tani në shtator e nxori për herë të dytë për konsultim këtë draft.  Në draftin e hartuar nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se do të krijohet Agjencia e Kontrollit dhe Monitorimit për Kultivim, ku nuk lejohen më shumë se 150 ha në rang kombëtar, si dhe do të kultivohen nën vëzhgimin e qeverisë Agjencia drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm struktura dhe organika e saj miratohen me urdhër të Kryeministrit. Pranë Agjencisë ngrihet Komisioni i Licencave  për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve të paraqitura për marrjen e licencës sipas përcaktimeve të këtij ligji. Anëtarët e Komisionit zgjidhen për një periudhë 4 vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

 

 

Si do jepen licencat

Drafti parashikon kritere të forta për kompanitë që do synojnë marrjen e licencave. Fillimisht do duhet të kenë eksperiencë, një kapital prej 10 milionë Lekësh, minimum 15 të punësuar dhe pagesën e një tarife vjetore, sa 1,5% e xhiros vjetore. “Licenca jepet vetëm në sipërfaqe të mbuluara ose serë apo sipërfaqe të hapura. Sipërfaqja e njësisë së licencës të aktivitetit për qëllime mjekësore nuk mund të jenë më të vogla se 5 hektarë dhe jo më të mëdha se 10 hektarë. Kushtet e dhënies së licencës rivlerësohen nga Agjencia çdo 3 vjet, e cila nëse konstaton mosplotësimin e kushteve dhe kritereve, i propozon autoriteteve përkatëse, shfuqizimin e licencës. Një ndër kushtet për licencën është kapitali 100 milionë lekë. Drafti parashikon një listë të gjatë dokumentesh ndërkohë që përcakton edhe procedurat e regjistrimit të kultivuesve, vjeljen dhe çfarë ndodh pas saj me bimët që mund të dalin në mënyrë të pakontrolluar apo çfarë mbetet pas shfrytëzimit duke miratuar format e asgjësimit”, thuhet në raport.

Ndër të tjera sqarohet se, licenca për ushtrim të aktivitetit të kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit si dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore, këtu e në vijim licenca, jepet për një periudhë 15 vjeçare, me të drejtë rinovimi. Licenca përcakton një ose disa njësi për të cilat subjekti është licencuar. Ndërsa përcaktohet se, sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 150 hektarë në rang kombëtar.

 Në 2023 fillon puna

Sipas dokumentit subjekteve të interesuara për t’u pajisur me licencë për të vënë në përdorim kanabisin, do duhet të bëjnë kërkesë pas datës 01.01.2023. Çka do të thotë se vitin që vjen fillon puna për legalizimin e kanabisit. “Personat juridikë të cilët bëjnë prodhimin dhe kultivojnë kanabis për qëllime mjekësore dhe personat juridike që kryejnë eksportimin e kanabisit janë të detyruar që të marrin masa për organizimin e punës së tyre në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe/ose me rekomandimet dhe vendimet e autoriteteve mbikëqyrëse dhe kontrolluese. Subjekteve të interesuar për kultivimin dhe prodhimin e kanabisit për qëllim industrial, u lind e drejta për të aplikuar për marrjen e autorizimi pas datës 01.01.2023”, thuhet në draft. Vendi ynë është i zhytur sa i përket nivelit të  trafikut të drogës, të krimit dhe korrupsionit. Jemi në këtë gjendje për shkak se ligjit bëhen e nuk zbatohen. A do mundet vallë qeveria të mbajë në kontroll edhe kanabisin përmes këtij projektligjit, apo vallë e kundërta intereson?/ Esmeralda Hida/

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: draftiEdi RamaKanabiskonsultim me publikunkryesore2legalizim

Lajme të lidhura

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin
Breaking Views

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26
Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit
Breaking Views

Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit

14:06 - 21/06/26
Para
Tërhoqi vëmendje, Einxhel i bën urimin e papritur në ditën e lindjes Semit (VIDEO)

Tërhoqi vëmendje, Einxhel i bën urimin e papritur në ditën e lindjes Semit (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë
Aktualitet

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26

 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ështëi pashpresë. Gjatë një konference...

Lexo më shumë
Gazetari Osman Stafa u sulmua gjatë protestës, reagon SafeJournalists: Jemi për të raportuar dhe jo për t’u dhunuar

Gazetari Osman Stafa u sulmua gjatë protestës, reagon SafeJournalists: Jemi për të raportuar dhe jo për t’u dhunuar

12:47 - 22/06/26
Protestuesit akuzojnë policinë për ‘taktika intimidimi’ me procedimet masive

Protestuesit akuzojnë policinë për ‘taktika intimidimi’ me procedimet masive

12:36 - 22/06/26
Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin

Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin

12:28 - 22/06/26
“Je maskara dhe hajdut!” Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet për 30 ditë nga Kuvendi

Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e Agron Shehajt nga parlamenti për 30 ditë

12:13 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabet