GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama nuk ndalet, ironizon sërish gazetaren: S’të ka mbaruar 60 ditëshi

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama nuk ndalet, ironizon sërish gazetaren: S’të ka mbaruar 60 ditëshi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në konferencën për mediat pas mbylljes të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama është përplasur sërish me gazetarët. Pasi gazetarja e ka pyetur nëse do të priste një emër nga opozita për Presidentin e ri, Rama i është kthyer me ironi gazetares duke i thënë se duhet të pres 60-ditëshin. Por gazetarja nuk e ka pritur mirë përgjigjen e Ramës dhe i ka kujtuar kryeministrit që të ndryshojë qëndrim me ta, në mënyrë që dhe Shqipëria të përmirësohet në indekset dhe raportet e Reporterëve pa Kufij.

Pjesë nga debati:

Ambrozia Meta: A do të shkoni me një emër më 15 maj apo do të prisni një emër nga Opozita

Edi Rama: Duhet të presësh edhe pak sepse nuk të ka mbaruar akoma 60 ditëshi.

Ambrozia Meta: Që të ngjitemi në indeksin e medias pasi kemi rënë me 20 vende, mund ta bëni një ndryshim, nuk ekziston një masë e tillë si riedukimi

Edi Rama: Në asnjë vend të rajonit, mediat nuk e kanë lirinë që kanë në Republikën e Shqipërisë, këtë nuk ka raport që e luan, nuk ka top që e luan

Ambrozia Meta: Në asnjë vend nuk ka një masë riedukimi ndaj një gazetari që bën pyetje

Edi Rama: Pavarësisht se ç’mund të thonë indekset dhe raportet. Raportet që ia meritojnë të lexohen janë shmë pak, një prej tyre është ai i Bashkimit Evropian, ku një grup njerëzish punojnë mbi fakte dhe jo mbi axhenda të caktuar. Kam mësuar që të jem selektiv dhe nuk jam shumë besues në këto raporte. Nuk shoh asnjë shqetësim në lidhje me mediat në Shqipëri, përveçse çdo ditë shtohen viktimat e bullizmit, viktimat e abuzimeve në emër të lirisë së të shprehurit, vitin e kaluar nuk më rezulton që ka pasur ndonjë gjyq me gazetarët. Nëse kanë të dhëna të padeklaruara, le t’i bëjnë publike. Kjo gjë dëshmon që…

Ambrozia Meta: Marrëdhënia juaj me mua dëshmon që kam një masë riedukimi, në çfarë vendi të botës ndodh që kryeministri vendos një masë riedukimi për gazetarët

Edi Rama: Me ju e kisha fjalën me ju të gjithë, jo me ju personalisht, nuk mund të ndodhë kjo. Unë ju respektoj dhe ju më repsektoni mu, të mbani një minimum etik. Nëse ky është presion mby shtypin, këtu realisht është tejet i lirë.

Kujtojmë se para disa ditësh Reporterët pa Kufij nxorrën raportin e radhës, ku Shqipëria kishte rënë në vendin e 103 në lidhje me lirinë e medias.

 

Etiketa: Edi Ramagazetarenironizonndaletserish

Lajme të lidhura

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen
Breaking Views

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

20:21 - 17/07/26
“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës
Aktualitet

“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

20:17 - 17/07/26
Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes
Breaking Views

Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes

20:09 - 17/07/26
Para
Covid-19 në vend, 1905 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Covid-19 në vend, 20 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen
Breaking Views

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

20:21 - 17/07/26

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike shënon sot ditën e saj të 48-të. Edhe këtë pasdite, qytetarët u...

Lexo më shumë
“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

20:17 - 17/07/26
Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes

Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes

20:09 - 17/07/26
Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja

Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja

19:55 - 17/07/26
Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016

Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016

19:44 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com