GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Rama, nuk qenka Peshku i Madh vetëm në telefonin e Monikës!

15:12 - 01/11/24
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama, nuk qenka Peshku i Madh vetëm në telefonin e Monikës!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku

Me sa duket Rama nuk qenka Peshku i Madh vetëm në telefonin e Monikës.

“Dhjetëra e mijëra ndoshta qindra mijëra mesazhe e çfarë nuk thonë, por kjo nuk vlen asgjë, çfarë mund të thotë njëri, jo takova atë të gjatin thonë për mua, nuk kanë dalë por edhe mund të dalin…” cicëroi mbrëmë në ekran kryeministri Rama.

Mirë do të ishte të thoshte se nuk ka qenë ose ka qenë përdorues i aplikacioneve të kriptuara. Për këtë nuk ka ende garancitë e plota se Kushtetuesja do i rrëzojë, ndaj tha mund të dalin. Nuk ka ende garanci se dosjet në Belgjikë nuk do mbërrijnë këtej në Tiranë dhe ai nuk përmendet. Nuk është i sigurtë se Black Eagle në Bruksel është zbardhur fije për pe. Nuk beson ende se edhe ca episode turistike afër Venezuelës me njerëz dosjesh të rënda mund ta sjellin belanë, ose ka mbërritur në SPAK.

Tek muzeu i dhuratave siç theksoi kryeministri vështirë të jetë ajo ora 400 mijë euro e ministrit shqiptar, siç përmendet nëpër përgjime në Belgjikë. Mbase ndonjë shofer padashje e ka transferuar në bodrume fshati. Nuk ia ka besën as të kontrolluarve apo ndonjë partneri të zemëruar gjermanë Hanoveri apo amerikanë Nju Yorku, se hakmarrja mundet të jetë ankthi makth i ndezur. Nuk ka kolateral se Metamorfoza, Revanshi, Çyrbja, Xibraka, dosje të shumta për Durrësin, Vlorë, Elbasan, Fier. Tiranë, Lezhë, Krujë, qindramijë përgjimet do e nxjerrin lakuriq.

Se te Çyrbja kishte ndryshuar renditja në listën e deputetëve të qarkut, ku ai ka firmosur renditjen e kërkuar nga bandat. Mund të bëjë vaki të flasin edhe prokurorë e gjyqtarë. Kupola e drejtësisë së tij në KPK KPA, KLGJ, KLP, Gjykatë të Lartë, Kushtetuese, SPAK, të ketë refren atë dhe qeverinë madhe do dalin surpriza mes tyre. Ministrat janë pothuaj të gjithë përdorues.

Nuk mungon kurrë policia në nivele frike në këtë platformë. Ka edhe ligjërime biznesmenësh strategjikë dhe të trafikut narkotik ku i gjati është target. Ka edhe për kulla. Për Banka. Ka krimin elektoral me regji qeverie. Aty janë shtabe elektorale me ministrat e tij, bashkiakët e tij, drejtorët e tij. Aty del edhe si janë shpërblyer. Me biznese. Me tendera. Me kulla e strategjike në bregdet. Dhe firmat për këto sajdisje nuk janë dardha pas kurrizit, por mollë e shalqinj përpara syve. Mirë do të ishte kryeministri të ftonte veten dhe ministrat gjykatës e prokurorë e policë të rangjeve eprore të deklaronin kemi pasur ose jo telefona me sky-encrot.

Makina ministrore e famshme e drogës dikur ishte AA 003 GB. Historia shpesh ka mekanizma të përsërisë vetveten, por jo me makinë. Këtë herë me BQ, telefon, jo fjalë mendjekeqe. Noc Rrokun e Amerikës mo e nga, se si dihet mund të të kthehet me replikë kundër e dëmton shasinë…

Etiketa: Basir CollakuEdi Rama

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Aksident në Durrës-Tiranë, plagosen dy persona

Aksident në Durrës-Tiranë, plagosen dy persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com