GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama nuk reagon personalisht, Kurti, Osmani dhe Spiropali mbështesin SHBA-në për arrestimin e Maduros

14:49 - 03/01/26
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama nuk reagon personalisht, Kurti, Osmani dhe Spiropali mbështesin SHBA-në për arrestimin e Maduros
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar në mbështetje të operacionit të SHBA-ve në Venezuelë. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti thekson se Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në postimin e tij, Kurti shprehet se Kosova, si aleate strategjike e SHBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.

Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.

Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.

Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake.

Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mbështetur operacionin e SHBA-së në Venezuelë të shtunën. Ajo ka thënë se Kosova qëndron fuqishëm me SHBA-në dhe presidentin Donald Trump në mbështetje të veprimeve kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.

Ajo ka shtuar se Kosova e kupton ndikimin e vendosmërisë amerikane e se çlirimi i Kosovës është dëshmi e saj.

“Kosova e kupton ndikimin e vendosmërisë amerikane – çlirimi ynë është një dëshmi e kësaj. Në një moment kur SHBA-të po përballen me tiraninë në Venezuelë, të gjithë duhet ta përforcojmë këtë qëndrim, sepse komuniteti transatlantik është më i fortë kur bashkohet pas lidershipit amerikan dhe vlerave të përbashkëta. Kur Amerika udhëheq, ne qëndrojmë me krenari së bashku – sepse liria jonë kolektive varet prej saj”, ka shkruar ajo.

Nderkohë kryeministri Rama dhe Presidenti Bajrami nuk kanë reaguar akoma për këtë veprim të SHBA. Pasdite, ka lëshuar një deklaratë Ministrja e Jashtme., Spiropali.

Shqipëria qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.

Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale.

Populli venezuelian ka një të drejtë të pamohueshme për liri, demokraci dhe sundim të ligjit dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë përballë shtypjes dhe frikës.

Si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale”, shkruan ministrja ne X.

gijotina.com/

Etiketa: Albin Kurti

Lajme të lidhura

Deklarata kundër Amerikës/ Harxhi: Tregon që Rama është në gjendje të rëndë psikologjike
Aktualitet

Harxhi: Kompanitë që ndikuan zgjedhjet në Venezuelë dhe SHBA u përdorën edhe në Shqipëri

22:58 - 04/01/26
Lezhë/ Banorët e Torovicës prej dy ditësh pa energji, transformatori i djegur nuk zëvendësohet
Aktualitet

Lezhë/ Banorët e Torovicës prej dy ditësh pa energji, transformatori i djegur nuk zëvendësohet

21:50 - 04/01/26
Maduro dhe gruaja e tij të burgosur në New York, ja kur do të dalin para gjykatës
Botë

Maduro dhe gruaja e tij të burgosur në New York, ja kur do të dalin para gjykatës

20:34 - 04/01/26
Para
Trump: E ndoqa operacionin në Venezuelë në kohë reale! Maduro kërkoi negociata, por nuk pranova

Trump: E ndoqa operacionin në Venezuelë në kohë reale! Maduro kërkoi negociata, por nuk pranova

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deklarata kundër Amerikës/ Harxhi: Tregon që Rama është në gjendje të rëndë psikologjike
Aktualitet

Harxhi: Kompanitë që ndikuan zgjedhjet në Venezuelë dhe SHBA u përdorën edhe në Shqipëri

22:58 - 04/01/26

Diplomatja dhe analistja politike Edit Harxhi ka deklaruar se manipulimi i zgjedhjeve në Amerikë është realizuar përmes sistemeve elektronike të...

Lexo më shumë
Lezhë/ Banorët e Torovicës prej dy ditësh pa energji, transformatori i djegur nuk zëvendësohet

Lezhë/ Banorët e Torovicës prej dy ditësh pa energji, transformatori i djegur nuk zëvendësohet

21:50 - 04/01/26
Ismajli shkëlqen me asist në fitoren ndaj Veronës, Torino “i bën dalje” Asllanit

Ismajli shkëlqen me asist në fitoren ndaj Veronës, Torino “i bën dalje” Asllanit

21:28 - 04/01/26
Maduro dhe gruaja e tij të burgosur në New York, ja kur do të dalin para gjykatës

Maduro dhe gruaja e tij të burgosur në New York, ja kur do të dalin para gjykatës

20:34 - 04/01/26
Stine merr valixhen e tij dhe drejtohet drejt derës: Dua të largohem…

Stine merr valixhen e tij dhe drejtohet drejt derës: Dua të largohem…

20:08 - 04/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com