GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama: Nuk skuqem për ata që hanë pas shpine, e neveritshme…

17:52 - 04/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Nuk skuqem për ata që hanë pas shpine, e neveritshme…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tha nga mbledhja e Asamblesë së PS-së se mbështetja ndaj drejtësisë do të jetë e pakufshme dhe e pakushtëzuar.

Rama u ndal në fjalën e tij në çështjen Beleri, e cila ka tensionuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Impakti i pazakonshëm i organeve të reja drejtësisë është po ashtu me rëndësi. Sa herë do të bëhet fjalë për aktivitetin e këtyre organeve sidomos të SPAK, nuk do reshtem së foluri.

Shohim se çfarë pala greke po kërkon prej nesh? Përse ndodh kjo? Si ka mundësi që pala greke nuk dëgjon asnjë argument. Vullneti ynë politik duhet ta zgjidhë si e mendojnë ata, ndërsa organet e reja të drejtësisë kanë marrë vendime.

Ne nuk kemi asnjë debat real për të zhvilluar me palën greke për thelbin e çështjes. Por kjo qasje e palës greke tregon se raporti i ri po kalon përmes një sprove të fortë.

Qasja jonë është e re në historinë e pushtetit politik në Shqipëri dhe për të mos u përzier në punët e organeve të drejtësisë, por për t’i mbështetur ato pa kushte në veprimtarinë e tyre agresive kundër korrupsionit , bie ndesh me inercinë e tmerrshme të një historie 111 vjeçare.

Ajo historia i ka mësuar njerëzit të mendojnë se pushteti politik tërheqë për hundë pushtetin gjyqësor”, tha Rama.

Në vijim ai e konsideroi si të neveritshme shprehjen “Rama s’të mbron, Rama të lëshon”.

“Do ua di për nder deri në fund mbështetjen që më keni dhënë, borxhi im ndaj jush është që ta bëni sa më mirë detyrën.

Borxhi është që mos u vendos kurrë në pozitë të vështirë, duke ju kërkuar të bëni gjëra të paligjshme”, tha Rama.

“Nuk e di sa prej jush këtu mendojnë me gjithë mend se ky vend bëhet, dhe se këtë e bën Partia Socialiste dhe asnjë forcë tjetër që ka pasur mundësinë apo çdo individ që sheh Shqipërinë si një jorgan për t’u djegur kur e pickon pleshti i interesit të vetë.

Po të mos e besoja që ky vend bëhet, as do kisha hyrë në politikë me ftesë të liderit historik të PS-së, e as do përpiqesha t’i zija vendin. Apo të mbaja ë kurriz në 20 vjet më shumë baltë se të gjithë ju bashkë për të qëndruar si lider. As do e përballojë dot. Nuk do i hyja detit në këmbë për këtë.

Ma dëgjoni mirë këtë ju dhe gjithë socialistët që janë shumë pak që qarkullojnë fjalën e neveritshme që Rama të lëshon, Rama s’të mbron. Unë kam përgjegjësi të madhe morale, më të madhen fare nga të gjithë ju, por e dini se cila është përgjegjësia ime morale nuk është as të skuqem apo të kërkoj ndjesë pse dikujt që i besoj një detyrë në frontin e betejave hanë pas shpine.

Nuk do pastroj bajgën e korrupsioni nga të korruptuarit. Përgjegjësia ime nuk është morale, sepse kur një që unë i besoj ja merr mendjen paraja dhe tradhëton besimin tuaj e flamurin.

Pasi njëri e ka përdorur flamurin e PS për të vjedhur, dhe ne duhet ta përdorim si letër higjenike? Ndëshkohet kushdo që shkel ligjin brenda dhe jashtë PS. Nuk më shkon mendja që të pastroj bajgën e korrupsionit nga të korruptuarit”, tha Kreu i Qeverisë.

Në vijim, Kryeministri u shpreh se e tërë bota do të mblidhet në Neë York dhe në krye të tryezës do të jetë Shqipëria, teksa shtoi se kjo nuk është pikëmbërritja, por pasqyra e përpjekjeve.

“Flamuri shqiptar ka fituar respekt. Pas pak ditësh e tërë bota do të mblidhet në Neë York dhe Shqipëria do jetë në krye të tryezës, ku merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Kjo situatë nuk është pikëmbërritja jonë, por pasqyra e përpjekjeve. Na shërben jo të ulemi të kënaqur për të parë veten, por duke vazhduar ngjitjen. Duke parë në sy të metat dhe përmirësojmë imazhin e vendit”, u shpreh Rama.

Etiketa: AsambleadrejtesiaRama

Lajme të lidhura

BE kundër Trump për klimën: Të mbrojmë objektivat pavarësisht presionit të SHBA-së
Aktualitet

BE kundër Trump për klimën: Të mbrojmë objektivat pavarësisht presionit të SHBA-së

16:30 - 15/12/25
“Eskobari grek” kapet nga autoritetet: Si transportonte cigare nga Shqipëria dhe drogë në Evropë
Aktualitet

“Eskobari grek” kapet nga autoritetet: Si transportonte cigare nga Shqipëria dhe drogë në Evropë

16:15 - 15/12/25
Shqipëria merr 2.1 miliardë euro nga dërgesat e emigrantëve dhe punonjësit jashtë vendit
Aktualitet

Shqipëria merr 2.1 miliardë euro nga dërgesat e emigrantëve dhe punonjësit jashtë vendit

15:59 - 15/12/25
Para
“Lucho” reagon keq pas golit, ja “gafa” e Gigio-s që e acaroi

“Lucho” reagon keq pas golit, ja “gafa” e Gigio-s që e acaroi

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE kundër Trump për klimën: Të mbrojmë objektivat pavarësisht presionit të SHBA-së
Aktualitet

BE kundër Trump për klimën: Të mbrojmë objektivat pavarësisht presionit të SHBA-së

16:30 - 15/12/25

Bashkimi Evropian duhet t’i kundërvihet Presidentit Donald Trump dhe të refuzojë blerjet e mëtejshme të produkteve energjetike amerikane, siç parashikohet...

Lexo më shumë
“Eskobari grek” kapet nga autoritetet: Si transportonte cigare nga Shqipëria dhe drogë në Evropë

“Eskobari grek” kapet nga autoritetet: Si transportonte cigare nga Shqipëria dhe drogë në Evropë

16:15 - 15/12/25
Shqipëria merr 2.1 miliardë euro nga dërgesat e emigrantëve dhe punonjësit jashtë vendit

Shqipëria merr 2.1 miliardë euro nga dërgesat e emigrantëve dhe punonjësit jashtë vendit

15:59 - 15/12/25
Mbyllet Luvri, punonjësit në grevë/ Kërkojnë investime urgjente dhe më shumë staf

Mbyllet Luvri, punonjësit në grevë/ Kërkojnë investime urgjente dhe më shumë staf

15:45 - 15/12/25
A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

15:30 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com