GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama nxjerr në ankand plaçkat e Bechetti-t, kërkon 200 milionë lekë, i duhen për shpenzimet e Arbitrazhit

18:04 - 13/08/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 8 min
A A
Rama nxjerr në ankand plaçkat e Bechetti-t, kërkon 200 milionë lekë, i duhen për shpenzimet e Arbitrazhit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama po grumbullon lekë për shpenzimet e gjyqeve të Arbitrazhit me Francesco Bechetti-n. Në mënyrë simbolike është shpallur një ankand që do të mbahet në 2 shtator, për shitjen e pronave që la në Shqipëri afaristi italian.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të konfiskuara ka organizuar ankandin e shitjes për “Pajisje, makineri dhe automjete të sekuestruara të shoqërisë “Energji –Kalivaç”. Pajisjet dhe makineritë janë të vendosura në zonën e Kalivaçit, Tepelenë, konkretisht në kantierin e ndërtimit të hidrocentralit Kalivaç. Këto pasuri objekt ankandi janë pasuri te shoqërisë “Energji Kalivaç” e cila është një shoqëri e sekuestruar. Brenda këtij kantieri ndodhen një sërë pajisjesh dhe makinerish që variojnë nga pajisje zyre dhe kancelarie deri te makineritë e rënda, përfshirë impiantin e prodhimit të betonit dhe mjete të ndryshme transporti. Ankandi duket simbolik dhe ka dyshime për rezultatin që do të arrihet. “Këto mjete dhe pajisje nuk janë përdorur apo mirëmbajtur për një periudhë të gjatë kohe, që përkon me më shumë se një dekadë, çka ka ndikuar ndjeshëm në amortizimin e tyre të përgjithshëm dhe paraqesin një\ gjendje të rënduar fizike dhe teknike”, konstaton Agjencia.

Sa lekë do të fitojë Qeveria nga ky ankand? Vlera fillestare me të cilin do të nisë gara është 15 322 216 lekë, por duke përfshirë TVSH flitet për një shifër afro 200 milionë lekë.

“Ankandi do të fillojë vetëm me kërkesat e paraqitura për blerjen e të gjithë sasisë së mallrave “ Pajisje, makineri dhe automjete”, me vleftë totale prej 15 322 216 lekë pa tvsh. Çdo person i interesuar për blerjen e mallrave objekt ankandi duhet të paraqesë: Kërkesë me shkrim për blerjen në sasi dhe vleftë totale të mallrave “ Pajisje, makineri dhe automjete”, citojmë kërkesën kryesore të organizatorëve të ankandit.

Sekuestrimi

Vendimi i Gjykatës së Tiranës i datës 5 qershor 2015, që shpalli në kërkim biznesmenin Francesco Becchetti me dy bashkëpunëtorët e tij Liliana Condomitti (nëna) dhe Mauro De Renzis. Ndërsa në pranga kanë përfunduar Pranvera Gjika, ish-drejtore e një filiali banke në Tiranë dhe Erjona Troplini, pjesëtare e grupit BEG. Ndërkohë, krahas televizionit, gjykata ka sekuestruar edhe katër kompani të tjera, në pronësi të Beketit apo nënës së tij, shoqëri të cilat përgjatë tetë viteve kishin qarkulluar me njëra-tjetrën miliona euro. Prokuroria e Përgjithshme tha zyrtarisht se hetimet kanë filluar në vitin 2014 për veprat penale të pastrimit të parave, mospagimit të taksave apo të falsifikimit të dokumenteve.

Prokuroria, pas miratimit të kërkesës nga gjykata, ka sekuestruar 60% të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”. Më pas ka bllokuar shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”, si dhe llogaritë e tyre bankare në banka të ndryshme, të gjitha të administruara nga shtetasit Françesko Beketi, Liliana Condomiti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini. “Ata janë të dyshuar si të përfshirë në një skemë gjigante pastrimi parash, e cila arrin në miliona euro”, thotë akuza qendrore. Sipas saj, njësia Task-Forcë e Prokurorisë së Tiranës, pas një hetimi të nisur në vitin 2014 në bazë të materialit referues nga ana e Policisë së Tiranës, ka siguruar deri më tani prova të mjaftueshme për të krijuar dyshimin e arsyeshëm se personat e mësipërm kanë konsumuar elementet e veprave penale të “falsifikimit të dokumenteve, kryer nё bashkëpunim dhe mё shumё se njё herё” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Sipas vendimit të Gjykatës, pronat duhet të vendosen në sekuestro dhe të merret në administrim nga Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara në Ministrinë e Financave.

“Sipas kontrollit nga dega e Tatim-Paguesve të Mëdhenj, rezulton se ‘Energji’ duhet t’i paguante shtetit një shumë prej rreth 770 milionë lekësh të reja detyrime tatimore, të cilat nuk janë paguar. Për këtë arsye, Drejtoria e Tatimeve ka urdhëruar bllokimin e llogarive bankare të ‘Energji’ dhe pagesën e detyrimeve nga llogaritë e saj. Për të shmangur tërheqjen automatike të parave në favor të Drejtorisë së Tatimeve në formën e detyrimeve të papaguara, koncesionari BEG i ka bërë pagesat për ‘Energji’ nëpërmjet kompanisë ‘Cable System’, e cila kontrollohej në shumicë absolute nga Liliana Condomiti (nëna e Beketit)”, thotë akuza.

Në dosje thuhet se për gjashtë vite, 2007-2013, janë kryer dhjetëra transaksione bankare, të cilat kanë pasur si qëllim pastrimin e parave. “Këto transferta, të cilat arrijnë në 39 milionë euro, janë lejuar në mënyrë të kundërligjshme nga shtetasja Pranvera Gjika, drejtuese në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri”, thuhet në dosje, e cila saktëson se ka urdhëruar bankat e nivelit të dytë të bllokojnë pasuritë e këtyre shoqërive, të dyshuara për pastrim parash. Kërkesat janë depozituar edhe në Hipotekë apo edhe në QKR, që të mos bëjnë veprime për tjetërsimin e këtyre pronave.

Koncesioni

Shtetasi Francesco Becchetti në vitin 1997, nëpërmjet kompanisë “Beg s.p.a”, në marrëveshje me qeverinë shqiptare, ka fituar të drejtën koncesionare për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit mbi lumin Vjosë. Më pas, me ndryshimet në marrëveshje në vitin 2007, është legjitimuar pjesëmarrja e një partneri të ri në këtë koncesionar, “Deutsche Bank”. Këta dy operatorë krijuan në Itali kompaninë “Hydro srl”, në të cilën 55% i kishte “Beg” dhe 45% “Deutsche Bank”.

Ndërsa në Shqipëri, në funksion të veprimtarisë koncesionare, këta dy operatorë krijuan kompaninë “Kalivaçi Green Energy” (KGE), e cila ishte 100% në pronësi të “Hydro srl” (pra, të bashkimit ndërmjet “Beg” dhe “Deutsche Bank”), ndërsa kapitali fillestar për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit ishte 150 milionë euro. Sipas marrëveshjes me qeverinë shqiptare, koncesionari duhej të kontraktonte një shoqëri me eksperiencë në ndërtimin e hidrocentraleve. Për këtë arsye, koncesionari (pra “Hydro srl) lidh kontratë me kompaninë “General Contractor” për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.

Por kjo kontratë nuk hyri në fuqi, pasi kompania koncesionare nuk bëri të mundur sigurimin e kontratës koncesionare me kompaninë italiane “SACE” (ky ishte një kusht që kompania e kontraktuar “General Contractor” të niste punën në Shqipëri). Në këto kushte, kompania koncesionare KGE lidhi një kontratë me shoqërinë “Energy” për kryerjen e disa punimeve, të konsideruara përgatitore.

Sipas Prokurorisë, në këtë moment nis zbatimi praktik i skemës së dyshuar të pastrimit të parave. Shoqëria “Energy” zotërohet 20% nga Mauro De Renzis dhe 80% nga shoqëria italiane “Construcione”, e cila nga ana e saj zotërohet në masën 99,5 % nga shtetasja italaine Liliana Condomitti, nëna e Francesco Becchetti-t.

Ky i fundit ka nënshkruar kontratën koncesionare dhe ka qenë deri në muajin tetor të vitit 2013 kryetar i këshillit mbikëqyrës të shoqërisë KGE, madje “de fakto” është sjellë si administrator dhe pronar i të gjitha shoqërive të sipërcituara. Nga hetimi ka rezultuar se Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, gjatë viteve 2012 dhe 2013, ka ushtruar kontroll mbi zbatimin e marrëveshjes së koncesionit.

Nga kontrollet e ushtruara, ka rezultuar se gjatë zbatimit të punimeve ka mungesa të theksuara dokumentacioni, nuk ka projekt të nënshkruar, raporte supervizimi të kryerjes së punimeve. Edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit janë konstatuar një sërë parregullsish në punimet dhe dokumentacionin e mbajtur nga shoqëria, si dhe rezultojnë plot vonesa të kryerjes së punimeve.

Vendimi i Arbitrazhit

Më 28 mars 2023, Becheti fitoi përfundimisht në përballjen me qeverinë shqiptare, pasi Arbitrazhi i Bankës Botërore ka rrëzuar rekursin e qeverisë Rama dhe i ka dhënë të drejtë biznesmenit italian duke lënë në fuqi vendimin e marrë më herët.

Sipas vendimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, qeveria shqiptare i detyrohet tashmë dhe duhet t’i paguajë Becchettit 108 mln euro. Këtu nuk janë përfshirë interesat të cilat llogariten veçmas për çdo vonesë në pagesën e dëmshpërblimit. Vendimi është marrë më 29 mars 2023, ndërsa trupa arbitrazhit përbëhej nga tre gjyqtarë, amerikane Grant Hanessian kryetar, Robert Anderson KC i Mbretërisë së Bashkuar dhe Charles Poncet i Zvicrës.

Qeveria shqiptare është rrëzuar në të gjitha kërkesat e saj. Vendimi i lënë në fuqi dhënë po nga qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve i jepte të drejtë pretendimeve të biznesmenit italian, Francesco Becchetti dhe familjarëve të tij në biznes, në padinë e ngritur prej tij kundër Shtetit Shqiptar, duke gjetur se “pala përgjegjëse shpronësoi në mënyrë të paligjshme interesat e paditësve në kompaninë mediatike shqiptare Agon Set sh.p.k (“Agonset”). Në vendim thuhet se për Francesco Becchetti dhe 2 ortakët e tij do të përfitojnë si dëmshpërblim duke llogaritur interesat rreth 108 milionë dollarëve.

Mauro De Renzis do marrë 46,7 milion euro, Stefania Grigolo rreth 11,7 milionë euro dhe Francesco Becchetti 41 milionë euro. Vendimit i janë shtuar edhe rreth 8 milion dollarë të tjerë janë shpenzime gjyqësore, ekspertë dhe dëshmitarë ndërsa mbi 600 mijë dollarë të tjera kushton arbitrazhi parë dhe 145 mijë dollarë shqyrtimi i dytë.

Përveç veprimeve konkrete që kanë bërë autoritetet shqiptare për mbylljen e Agon Channel, arbitrazhi ndërkombëtar ka administruar si prova dhe deklaratat publike të kryeministrit Rama kundrejt biznesmenit italian Francesco Becchett-i, që i cilësonte paratë e investitorit italian si të pista.

Kujtojmë që më 24 prill 2019, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për konfliktet e investimeve, e njohur ndryshe si ICSID, e gjobiti Shqipërinë me 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Beccheti.

Në dhjetor të vitit 2020 llogaria e Shqipërisë në Eurocontrol u bllokua nga biznesmeni italian Francesco Beçhetti për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Uashington.

Por edhe pse vendimi ishte i formës së prerë, Gjykata e cila është pjesë e bankës botërore, lejon ankimimin kur plotësohen disa kushte të caktuara. Ky është mekanizmi që ka shfrytëzuar Qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit dhe shfuqizimin e gjobës.

Kërkesa e Avokaturës së Shtetit për anulimin e gjobës është pranuar nga Gjykata dhe menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Gjykate ka njoftuar të dy palët e përfshira në konflikt, si Qeverinë shqiptare ashtu dhe biznesmenin Becchetti, për pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të gjobës. Shqipëria u mbrojt nga Avokatura e Shtetit Foley Hoag, një studio amerikane nga më të njohurat në botë për mbrojtjen e shteteve në konfliktet gjyqësore.

Konflikti nisi pasi Shqipëria prishi kontratën koncesionare mes Shqipërisë dhe kompanisë së italianit Francesko Becchetti për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Vjosë. Kontrata ishte nënshkruar shumë vite më parë por për shkak të zvarritjeve, kontrata u prish në mënyrë të njëanshme.

Në të gjithë këtë histori, është e kuptueshme loja e biznesmenit italian në kufisjtë gri të shkeljes dhe mos shkeljes së ligjit. Më parë Bexhetti e kishte përdorur Arbitrazhin shqiptar ( një gjykatë vendase) për të justifikuar lëvizjen e sasive të mëdha të parave brenda dy kompanive të veta.

Një tjetër manovër sipas Prokurorisë ka qenë ajo e përfaqësuesit ligjor të dy shoqërive, në mënyrë fiktive kanë sajuar një mosmarrëveshje me objekt “shpërblim dëmi”, për zgjidhjen e së cilës i janë drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit në Shqipëri, Në këtë gjykim palët kanë paraqitur dokumente të falsifikuara, Prokurorët thonë se, “konflikti fiktiv u sajua për të shmangur një tjetër konflikt real që Becchetti kishte me bankën e njohur “Deutche Bank”, partneren e tij në koncesionin e Kalivaçit. Sipas grupit hetimor, kjo manovër dëmtoi “Deutche Bank” dhe mundësoi që të qarkullonin shuma të mëdha parash në mënyrë të paligjshme.

Nga ana tjetër mbetet i dyshimtë roli i kryeministrit Rama, që me dashje e apo pa dashje me veprimet e tij ka shkelur procedurat ligjore duke i dhënë argumente pa fund biznesmenit italian për në Arbitrazh. Të gjitha kundërshtimet e mëpasme, përfshirë një investigim që pretendon blerjen e dy gjyqtarëve të Arbitrazhit nga Bechett-i nuk thonë asgjë, përveçse tregojnë prapaksenat e këtij biznesi të ndyrë me paratë e shqiptarëve.

Ankandi është veprimi i fundit i dëshpëruar i qeverisë në këtë seri aspak për t’u mburrur nga ana e Kryeministrit Rama.

©️Copyright Gijotina.com 

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: ankandarbitrazhiEdi RamaFrancesko BechettiHidrocentrali i Kalivaçit

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Prokuroria: Leonidha Çobo i Bankers i dha 45 milionë euro vëllait

Prokuroria: Leonidha Çobo i Bankers i dha 45 milionë euro vëllait

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25

Pak më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”. Ambulanca është nisur drejt...

Lexo më shumë
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com