GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama: Për popullin po rri pa ngrënë, po e shuaj mërzinë me verë 33 mijë euroshe

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Për popullin po rri pa ngrënë, po e shuaj mërzinë me verë 33 mijë euroshe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, në përballje me komentuesit në rrjetet sociale, është paraqitur si njeriu që për këtë popull po mendon natë e ditë, aq sa nuk po i del kohë edhe për të ngrënë.  Në përgjigje të qytetarëve, Rama tha se ai gjatë 12 viteve në qeveri mund të ketë ngrëne 30 herë në restorant, nga këto 25 me familjen.

“Kush më njeh e di shumë mirë që unë nuk punoj për të jetuar, unë jetoj për të punuar. Unë jetoj për të bërë gjëra, jo për të konsumuar gjëra. Kush më njeh e di shumë mirë, që qysh se jam bërë kryeministër mund të kem dalë në restorante nuk e di, thuajse në 12 vjet tanimë të të them 30 herë në total. Janë shumë. Dhe nga këto 25 me siguri me familjen. Por mund të rri pa ngrënë edhe dy ditë. E bëj për arsye të favoreve që ka organizimi me këtë gjë. Nëse arrin të bësh një cikël prej 48 orësh vetëm me ujë, është një gjë pozitive për organizimin”, u shpreh ai.

Propaganda e Ramës ka mbërritur kulmin. Duke shikuar popullaritetin e tij në rënie pikiatë ai mundohet që të tërheqë mbështetësit më fjalime boshe dhe emocionale.

Por ndoshta ai ka edhe pak të drejtë, se flet për restorantet në Shqipëri, pasi pjesën më të madhe të kohës po e kalon duke udhëtuar me avion, gjithnjë ‘për të mirën e vendit’.

Por shqiptarët nuk harrojnë, që ish bashkpunëtori i tij me i afërt Arben Ahmetaj e akuzoi se kishte pirë një shishe verë me vlerë 33 mijë Euro. Prandaj këto deklaratat me bukë dhe pa bukë, mund t’i hanë vetëm ata që janë të brumosur me marrëzitë e Ramës, por jo shqiptarët, një pjesë e mirë e të cilëve nuk po mbyllin dot muajin.

Kujtojmë se ish-e dashura e McGonigal pati deklaruar se ai shpenzoi 10 mijë dollarë për një darkë në Nju Jork.

Por skandali më i madh ishte kur Rama u tha sot shqiptarëve se ai nuk fluturon me çarter, por me klasin ekonomik.

“Janë udhëtime pune dhe prandaj më vjen si zor shumë dhe gabime ca kërkojnë këtë njerëz kur flasin broçkulla, jo mori avion privat. Jo fluturime luksi, fluturimet private me familjen, i bëj vetëm ekonomik si të gjithë të tjerët. Thonë jo mori avionin, jo udhëtoi me çarter etj. Unë udhëtimet i bëj për punë, vetëm për punë dhe jo për veten time. Udhëtimet me familjen i kam në ekonomik, ato pak që janë,” tha Rama.

Por në vitin 2022, kur opozita e akuzonte se kishte shpenzuar mbi 21 milionë euro duke fluturuar me çarterin personal, ‘Ismailin’ e Air Albania, Rama e pranonte një gjë të tillë.

Por ai shprehej në atë kohë se fluturonte me çarter për t’i bërë reklamë Shqipërisë.

“O Zot, të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë! Po si bëhet kjo transparenca kur u tregon shifrat dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë?! Po kur thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj, kanaleve, portaleve apo rublave?! Lëre pastaj kur thonë me çarter udhëtojnë vetëm sheikët e diktatorët, ndërkohë që tërë qeveritë e rajonit, se Europës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën! Ne s’e blejmë dot, me qera s’e marrim dot, ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale!” shkruante Rama më 1 nëntor të vitit 2022.

Etiketa: popullRamavere

Lajme të lidhura

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore
Aktualitet

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore

10:23 - 03/06/26
Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë
Aktualitet

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

09:49 - 03/06/26
Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes
Aktualitet

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

09:23 - 03/06/26
Para
Mbyllja e TikTok, organizatat ndërkombëtare kundër: Ndalimi i plotë i një platforme, kufizim ekstrem i lirisë së shprehjes

Mbyllja e TikTok, organizatat ndërkombëtare kundër: Ndalimi i plotë i një platforme, kufizim ekstrem i lirisë së shprehjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore
Aktualitet

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore

10:23 - 03/06/26

Ish-ministrja socialiste, njëherësh një ndër figurat historike të PS-së, Ermelinda Meksi ka komentuar debatin dhe protestat që kanë lindur pas...

Lexo më shumë
Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

09:49 - 03/06/26
Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

09:23 - 03/06/26
Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

09:16 - 03/06/26
Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobettipobet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş