GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Rama për median spanjolle: I kemi përmbushur kushtet për çeljen e negociatave

08:31 - 10/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama për median spanjolle: I kemi përmbushur kushtet për çeljen e negociatave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë vizitës së tij në Spanjë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dhe një intervistë për gazetarët e Radio Televizionit Spanjoll.

Gjatë kësaj interviste, shefi i qeverisë foli dhe për çështjen e integrimit, duke shpjeguar se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave.

“Ne jemi vende që kemi ende shumë për të bërë për të përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ne meritojmë të ndërmarrim hapa të tjerë dhe të fillojmë negociatat formale. Perceptimet kanë të bëjnë me të kaluarën, me një komunikim që nuk është ende i rrjedhshëm, por mund t’ju ​​them se të gjithë po na thonë se ka një ndryshim të madh midis asaj që perceptohet dhe realitetit. Midis tyre turistët spanjollë që udhëtojnë në Shqipëri, gjithnjë e më shumë në numër.

Sigurisht që ne duhet të vazhdojmë me reformat tona të modernizimit, me përmirësimin e qëndrueshëm të ekonomive dhe shoqërive tona, me ndërtimin e procesit institucional dhe, përfundimisht, me përparimin drejt përmirësimit të mjedisit ekonomik dhe social. Siç ju thashë, këto janë sfida për vendet që janë ende në mes të rrugës.”, u shpreh kryeministri.

Në lidhje me tensionet me Kosovës dhe Serbisë, Rama u shpreh se lajmi i mirë wshtw se ato po sheshohen, sepse palët kanë nisur komunikimin mes tyre, ndryshe nga e shkuara. Ai bëri thirrje për njohjen e Kosovës si kapitulli i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë.

“Tensionet janë pjesë e procesit. Ne nuk mund të presim proces paqeje pa tensione. Këtu lajmi i mirë është që tensionet shfaqen dhe zhduken sepse të dy palët kanë nisur të flasin. Nuk është më si në të shkuarën. Takimi kemi takime rajonale, me samite. Kosova është problem i fundit i hapur dhe i pazgjidhur nga Jugosllavia dhe njohja e Kosovës dhe është kapitulli I fundit I shpërbërjes së Jugosllavisë. Ne e dimë shumë mirë që pozicioni I Spanjës nuk ka të bëjë me shqiptarët apo Kosovën por me historinë dhe problemet e saj të brendshme. Por duhet të bëjmë të qartë se nuk mund të bëjmë krahasime me historinë personale të Spanjës dhe Kosovës”, deklaroi Rama.

Etiketa: Edi Ramamedia spanjollePolitike

Lajme të lidhura

Rama, barrikadë për Ballukun! Tjetër shuplakë nga Brukseli, rrezikohet integrimi
Aktualitet

Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit

08:51 - 23/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin
Aktualitet

Abuzime miliona euro/ SPAK kërkon autorizim për arrestimin, Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Ballukut

07:55 - 23/02/26
Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26
Para
Izraeli sulmon bazën ajrore ushtarake në Siri, arsyeja

Izraeli sulmon bazën ajrore ushtarake në Siri, arsyeja

TË FUNDIT

Rama, barrikadë për Ballukun! Tjetër shuplakë nga Brukseli, rrezikohet integrimi
Aktualitet

Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit

08:51 - 23/02/26

Kryeministri Edi Rama vitin e kaluar e paraqiti përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian si një produkt të drejtpërdrejtë të...

Lexo më shumë
E përplasi makina, familjarët thirrje: Nevojë urgjente për gjak 0+

Sherr në një lokal në Burrel, një i plagosur dhe dy persona shpallen në kërkim

08:27 - 23/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 23/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

Abuzime miliona euro/ SPAK kërkon autorizim për arrestimin, Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Ballukut

07:55 - 23/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Shkurt 2026

07:44 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com