GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama për ndërtimet pa leje: Kjo nuk është indiferencë as mungesë aftësie por korrupsion

10:26 - 14/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama për ndërtimet pa leje: Kjo nuk është indiferencë as mungesë aftësie por korrupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi se policia duhet të kapë në flagrancë ndërtimet pa leje në shkelje me ligjin, duke deklaruar se më pas ato duhen referuar në IKMT për të vepruar. Rama u shpreh se policia i kërkon llogari fshatarit në majë të Malit por mbyll sytë përgjatë bregdetit. Ai pyeti drejtorin e Shkodrës për Velipojën ndërsa tregoi një rast në Sarandë ku ishte dashur ndërhyrja e tij për të hequr materialet brenda 24 orësh.

“Bëhen shitblerje në anë të rrugës dhe vendos ekskavator dhe aty në kryqëzim hyjnë dhe dalin njerëz për tregti. Kjo është e palejueshme dhe e dënueshme për ato biznese që nëse kanë leje për të pasur një magazinë apo godinë në shkelje të nenit që ndalon dhënien e lejes së ndërtimit deri në 20 metra nga rruga. Duhet të respektojmë për aq sa është e lejueshme në hapësirë.

Nëse kjo nuk bëhet pjesë e mendësisë së policisë është betejë e humbur. Kjo është Policia e Shtetit që e shfarosi fenomenin e kultivimit masiv të kanabisit. Nuk është një polici që erdhi nga hëna. Jeni ju që e bëtë këtë. Pse nuk u bëka e njëjta gjë me një aktivitet që është shumë më i lexueshëm për sytë e gjithë trupës së Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për ndërtime në sytë e të gjithëve, pse u bëka për një fshatar në majë të malit dhe nuk u bëka për ata që ndërtojnë buzë detit.

Në këtë proces policia e shtetit ka përgjegjësinë kryesore por nuk është e vetmja që duhet të marrë përgjegjësinë sepse duhen harmonizuar institucionet e tjera. Çdo gjë tjetër që është jashtë këtij informacioni është objekt i punës për të kërkuar hesap me çfarë leje po e ndërton këtë., Duhet filluar nga zonat turistike, zonat e mbrojtura. Pa shkuar për t’u hallakatur në maja malesh ku një fshatar rregullon një mur apo një çati. Numri i ankesave që vijnë për prani të policisë në zonat më rurale tregon që kapaciteti i vrojtimit dhe goditjes së policisë është 100%.

Por nga ana tjetër fatkeqësisht tregon që është një kapacitet që përdoret 100% për të goditur më të dobët. Nuk e di çfarë përgjigje ka drejtori i Shkodrës për Velipojën. Mjafton të shohësh Velipojën për të kuptuar këtë që po them. Kam shumë besim që kjo polici mund ta transformojë qasjen e krejt shtetit ndaj territorit. Mund të bëhet jo vetëm forca mbrojtëse e pakapërcyeshme në raport me shkelësit por edhe forca në raport me të gjitha strukturat e tjera, duke filluar nga IKMT.

Ajo duhet të jetë strukturë që vepron mbi bazë të raporteve të Ministrit të Brendshëm. Nuk do kapë inspektori i IKMT për të kapur kush ndërton pa leje. Flagrancën e ka policia e Shtetit se përndryshe procesi devijon nga të shkojnë sytë. Çdo komisariat ka zonën e vet. Pushteti vendor është tjetër pjesë e problemit. Edhe konfliktet duhen adresuar. Është e pamundur që një ndërtim pa leje, në det, në mes të Sarandës, jo në zona të pabanuara.

 Të ndërhyhet në det e të hidhen gurë. Të mbushet me gurë deti pa vajtur këmbë polici për të thënë çfarë janë këta gurë që po hedh në det, Dhe pastaj të vijë puna deri tek unë dhe pasi ndërhyj unë për 24 orë të pastrohet ajo kjo është e papranueshme. Kush e mban përgjegjësinë. Policia e Shtetit duhet të jetë shumë rigoroze dhe nuk duhet të lejojë që 1 individ të njollosë reputacionin e saj. Edhe SHÇBA ka një rol të veçantë. Kjo nuk është indiferencë as mungesë aftësie por korrupsion”, tha Rama.

Etiketa: Edi RamakorrupsionNdertime pa leje

Lajme të lidhura

Berisha: Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është kryepeshkaqeni i call-centerave
Aktualitet

Berisha: Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është kryepeshkaqeni i call-centerave

10:36 - 27/04/26
Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë
Breaking Views

Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë

20:35 - 26/04/26
Gara brenda PD, në Kukës zgjidhet Rrahman Demaj, në Has Urim Dauti, në Ndroq Florind Mansaku
KRYESORE

Gara brenda PD, në Kukës zgjidhet Rrahman Demaj, në Has Urim Dauti, në Ndroq Florind Mansaku

20:14 - 26/04/26
Para
Rama paralajmëron: Rrezikojnë burg inxhinierët dhe arkitektët nga Velipoja në Ksamil

Rama paralajmëron: Rrezikojnë burg inxhinierët dhe arkitektët nga Velipoja në Ksamil

TË FUNDIT

Paraqitjet e Legjionarëve/ Uzuni shkëlqen në MLS, Hoxha shpallet kampion me Dinamo Zagreb
Sport

Paraqitjet e Legjionarëve/ Uzuni shkëlqen në MLS, Hoxha shpallet kampion me Dinamo Zagreb

11:08 - 27/04/26

Fundjava që lamë pas solli sërish paraqitje shumë pozitive për futbollistët e Kombëtares shqiptare në kampionatet europiane dhe më gjerë,...

Lexo më shumë
”Korrupsioni mbetet shqetësues”/ Braho para KLP: Kemi 18 çështje të reja dhe 6 procedime për zyrtarë të lartë, janë bllokuar mbi 24 mln euro

”Korrupsioni mbetet shqetësues”/ Braho para KLP: Kemi 18 çështje të reja dhe 6 procedime për zyrtarë të lartë, janë bllokuar mbi 24 mln euro

10:53 - 27/04/26
Berisha: Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është kryepeshkaqeni i call-centerave

Berisha: Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është kryepeshkaqeni i call-centerave

10:36 - 27/04/26
Alarmohen banorët e lagjes ‘Pavarësia’ në Vlorë, e moshuara tenton të hidhet nga kati i tretë i banesës

Alarmohen banorët e lagjes ‘Pavarësia’ në Vlorë, e moshuara tenton të hidhet nga kati i tretë i banesës

09:49 - 27/04/26
Humbi zgjedhjet në Hungari, Viktor Orban heq dorë edhe nga mandati i tij në parlament

Humbi zgjedhjet në Hungari, Viktor Orban heq dorë edhe nga mandati i tij në parlament

09:43 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com