GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama për “Open Balkan”: Lëvizje e lirë e mallrave në 2022, 4 këshilla për BE

10:42 - 25/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama për “Open Balkan”: Lëvizje e lirë e mallrave në 2022, 4 këshilla për BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në një editorial për Politico.eu, ka deklaruar se në kuadër të Ballkanit të Hapur, lëvizja e lirë e mallrave mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë mund të nisë në janar të vitit 2022, ndërsa kufijtë për lëvizjen e njerëzve një vit më vonë, në janar të vitit 2023.

““Shpresojmë të fillojmë lëvizjen e lirë të mallrave në janar 2022 dhe të hapim kufijtë tanë deri në janar 2023. Dhe është e vetëkuptueshme që “Open Balkan” është i hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor sa herë që ata vendosin të bashkohen”, shkruan Rama.

Ndër të tjera, Rama ka bërë të qartë se synimi i Shqipërisë është integrimi në BE, pavarësisht se nuk lë pas kritikat ndaj Bashkimi Europian se po tregohet e paaftë që të përmbushë premtimet e saj duke humbur fytyrën me mbrojtësit e saj më të fortë.   

Rama thekson se Bashkimi Europian po humb qëllimin për të cilin është krijuar dhe e cilëson të çuditshme bllokimin për shkak të vetos bullgare, sikurse kritikon edhe faktin se Kosovës ende nuk i janë liberalizuar vizat ndonëse ka përmbushur kushtet. Kryeministri i sugjeron BE 4 hapa konkrete për Ballkanin Perëndimor.

“BE mund ta mbështesë rajonin ekonomikisht nëpërmjet Planit të saj Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor , për të cilin tashmë janë identifikuar disa projekte. BE gjithashtu mund të na ndihmojë të ruajmë mendjet tona më të ndritura me programe të përbashkëta të arsimit të lartë dhe integrim në sistemin arsimor të BE. Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfshihen gjithashtu në planet emergjente të BE-së, pasi së bashku po përballemi me një krizë potencialisht shkatërruese energjetike që mund të zhbëjë progresin e viteve në rajon. Ne duhet të sigurojmë që qytetarët tanë të mos mbeten të pambrojtur”, shkruan kryeministri.

Gjithashtu Rama kërkon marrjen e hapave praktike sa i takon lëvizjes së lirë të mallrave e shërbimeve që është në qendër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend
Breaking Views

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…
Breaking Views

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë
Breaking Views

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
Para
Grusht shteti, arrestohet kreu i qeverisë, reagojnë SHBA-të dhe BE

Grusht shteti, arrestohet kreu i qeverisë, reagojnë SHBA-të dhe BE

TË FUNDIT

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz. Nga informacionet paraprake, një grua është plagosur aksidentalisht,...

Lexo më shumë
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com