GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama për “Wake Up America”: Vetëm 1% e shqiptarëve mbështesin Putinin

08:34 - 20/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama për “Wake Up America”: Vetëm 1% e shqiptarëve mbështesin Putinin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur vendimin e qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin si përgjigje ndaj sulmeve të shumta kibernetike. Në një intervistë në “Wake Up America” të Newsmax, në Nju Jork, i pyetur nga ish i dërguari special i Trump në Kosovë, Richard Grenell, mbi sulmet kibernetike iraniane Rama deklaroi se vendimi ishte i qartë dhe i padiskutueshëm.

“Ne kishim prova që pas sulmit është Irani, Republika Islamike e Iranit, katër grupe, njëri prej të cilëve është një nga grupet kryesore të sulmeve kibernetike. Kjo nuk është një akuzë; është një fakt. Në të njëjtën kohë ne kuptuam se ishte koha për të ndërprerë lidhjet me këtë regjim. Kemi preferuar së pari të ndërtojmë një aleancë për mbështetje. Ajo që na duhet tani është të forcojmë të gjithë mbrojtjen tonë kundër sulmeve kibernetike, ne jemi të përgatitur të shohim më shumë në vijim”, tha Rama.

Rama ka deklaruar se kombi i tij është “një aleat i përkushtuar” i Shteteve të Bashkuara, por se nuk është mbi supet e Shqipërisë “të marrë vendimet e mëdha” për çdo përgjigje të NATO-s ndaj një aktiviteti të tillë. I pyetur më tej për situatën në Ukrainë, Rama tha se kjo luftë i ka bërë të distancohen plotësisht nga Rusia.

“Ne ishim Koreja e Veriut e Evropës, duke mos pasur asnjë kontakt me Kremlinin që nga vitet 1960. Kjo histori na bëri të distancohemi plotësisht nga Rusia”,  shpjegoi ai.

Në 30 vitet e ndërtimit të demokracisë, Rama tha se ishte i kënaqur që nuk kishte asnjë kontakt me Rusinë dhe se asnjë president rus nuk e ka vizituar vendin. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi edhe njëherë se vendi nuk varet nga gazi rus.

“Nuk më mungon. Ne nuk varemi nga gazi rus. Nuk është e vështirë të mbash një pozicion shumë të fortë në vendin ku popullariteti i presidentit rus Vladimir Putin është më pak se 1%,” shtoi ai.

Etiketa: intervisteKryesore1RamaRusia

Lajme të lidhura

Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër
Breaking Views

Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

18:57 - 18/03/26
“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune
Breaking Views

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin
Breaking Views

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26
Para
Beatrix pjesë e “Dance With Me”? Ja si përgjigjet Alketa Vejsiu

Beatrix pjesë e “Dance With Me”? Ja si përgjigjet Alketa Vejsiu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim
Botë

Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim

19:40 - 18/03/26

Një ditë pas dorëheqjes së drejtorit të Antiterrorit, Joe Kent, me argumentin se Irani nuk përbënte kërcënim për t’u sulmuar,...

Lexo më shumë
“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti

“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti

19:25 - 18/03/26
Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

18:57 - 18/03/26
“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com