Kryeministri Edi Rama doli në mbledhjen me tregtarët e naftës duke i përgëzuar për “çmimet e lira” në vend, ndërkohë që qytetarët shqiptarë e ndjejnë çdo ditë në xhep rritjen e kostos së tyre.
Sipas tij, në Shqipëri çmimet janë rritur në mënyrë më të moderuar krahasuar me disa vende të tjera, dhe kjo falë shpirtit bujar të furnizuesve tanë për karburantet.
Në fjalën e tij, Rama përmendi rezervat e arsyeshme që tregtarët kanë aktualisht, ligjin e ri për rezervat shtetërore që pritet të shtrihet për 100 ditë, si dhe nismën për të futur një faktor shtetëror si distributor shumice në treg.
Por, pavarësisht këtyre premtimeve, mbetet e paqartë pse qeveria nuk po ndërhyn drejtpërdrejt për të ulur çmimet e karburantit, duke lënë qytetarët të përballen me barrën e rëndë ekonomike.
“Dëshiroj të shpreh një farë mënyre konsideratën pozitive për qasjen tuaj, e cila ka qenë një qasje e përgjegjshme, nëse në tërësi, në treg dhe përmes bursave është konstatuar rritje 40% që shkakton represion të madh, në Shqipëri çmimi është rritur në mënyrë më të moderuar sesa rritja që është parë në disa vende të tjera.
Sfida është e hapur, nuk di të thotë askush kur do të mbyllet ajo betejë, që mban çmimin e naftës. Nuk dihet sesi do shkojë çmimi në bursë, por do bëjmë atë që na takon. Duke filluar nga rezervat, konsiderohet që ju keni një rezervë të arsyeshme, e cila fizikisht është aty. Mbetet për t’u monitoruar gjithë situata.
Kemi në konsultim ligjin për rezervat shtetërore që do duhet të shtrihet fizikisht në 100 ditë, tre muaj dhe dua t’ju them që jemi në punë për të finalizuar edhe një nismë për të futur në treg si distributor shumice një faktor shtetëror, që do ta bëjmë më të lehtë për ju punën“, tha ai.










Discussion about this post