GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama përgjigjet për naftëtarët e Ballshit: U kemi lidhur pagë minimale për 3 vite

17:59 - 29/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama përgjigjet për naftëtarët e Ballshit: U kemi lidhur pagë minimale për 3 vite
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në lidhje me protestat që po bëjnë naftëtarët e Ballshit, për shkak të demontimit të uzinës, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Teksa ka postuar një video nga hapja provizore e rrugës së Arbrit, një komentues ka shkruar se kjo është reklamë dhe se Rama duhet t’i hedh njëherë sytë nga naftëtarët.

“Shiko zjarrin e Mallakastrës ku punonjësit e Uzinës ne ballesh i kanë fëmijët pa bukë lëri reklamat me rrugë të pa përfunduar” – shkruan komentuesi.

Nga ana tjetër, Rama nuk ka nguruar t’i përgjigjet komentuesit duke shkruar se punonjësve të uzinës, u kanë lidhur pagë minimale për tre vite rresht, në mënyrë që të kenë mundësi për të gjetur punë të tjera. Në lidhje me reklamën e rrugës, Rama shkruan se videoja e postuar është për informim dhe jo reklamë.

“Punonjësve të Uzinës u kemi lidhur page minimale për tre vjet, qe të kenë kohë të sistemohen në punë të tjera, pikërisht që ne ndërkohë të mos i kenë fëmijët pa bukë siç thua ti, sepse uzina është e privatizuar nuk është aset shtetëror dhe tërë investitorët e mundshëm që kemi sjellë e konsiderojnë pa interes, për shkak të teknologjisë së vjetër e të degradimit në shumë vite!

Sa për reklamat po risqarojë se këtu nuk bëhen reklama, po jepen informacione për të gjithë ata që dëshirojnë t’u marrin këto informacione dhe rruga është e hapur, shkurton 2 orë e gjysmë kohën e lëvizjes mes Tiranës e Dibrës kështu siç është, ndërkohë që me përfundimin e Tunelit të Murrizit do ta shkurtojë edhe 30 minuta të tjera” – shkruan Rama.

Kujtojmë se naftëtarët e Ballshit kanë dalë sot në protestë, ku edhe janë përplasur me rojet e sigurisë. Përmes një kërkese kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj, ka deklaruar se prej disa ditësh një kompani private e paautorizuar ka filluar punimet brenda në rafineri, duke penguar punimet e tyre. Ai shprehet se kjo ndërhyrje pa marrë më parë asnjë leje po i dëmton shumë ata dhe duket hapur se po abuzohet me  vlerat që ka rafineria.

Etiketa: BallshEdi RamaminimaleNaftetaretpagevite

Lajme të lidhura

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Para
Balla paralajmëron për përmbytje zonën ku është Braçe deputet

Balla paralajmëron për përmbytje zonën ku është Braçe deputet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com