GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

09:18 - 24/07/25
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Telefonata e Ramës me drejtuesit e RAI3, Bushati: Doli si fyell
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Ngjarjet e fundit në bashkinë e Tiranës, pas atyre që nisën në Vlorë dhe u përhapën në mbarë vendin, vulosën edhe për më skeptikët se Shqipëria komandohet nga një njeri i vetem. Eshtë Edi Rama që përcakton se kur do shkarkohet masivisht administrata e pushtetit lokal, se kur fadromat do godasin ndërtimet pa leje, pa prtitur vendimet e gjykatave, në injorim të plotë të ndarjes së pushteteve, të autonomisë vendore apo ekuilibrave të një shteti ligjor.

Mirëpo bashkë me akumulimin e stërmadh të fuqisë, e cila përforcohet nga kontrolli total mbi një shumicë parlamentare që mund të ndryshojë ligje me ⅗ dhe nga dominimi i pushtetit lokal (mbi 90% të bashkive), situata nuk është aq rozë sa duket.

Sa më tepër fuqi që merr mbi vete, aq më shumë Edi Rama e rrit çmimin që ka për të paguar. Për këtë vlen të merret vetëm një shembull. Deri më tani, për çdo skandal të madh që ka plasur, kryeministri e ka pasur të gatshme përgjigjen. Alibia e përhershme ka qenë se qëllimet e tij ishin të mira, duke ia lënë fajin “shokëve” të skuadrës, të cilëve ua ka errësuar ndërgjegjjen etja për të fituar në mënyrë të pandershme. Ndonëse për çdo mendje me logjikë normale këto ishin broçkulla të pa kapërdishme, për një pjesë të elektoratit militant, gënjeshtra se dikush ka ngrënë kumblla dhe dardha pas shpinës të “atij të gjatit”, vijonte të përsëritej qoftë edhe si justifikim.

Por, duket se me fitoren e mandatit të katërt, me zegjineizimin përfundimtar të PS-së dhe linçimin e Veliajt, që mbylli ciklin e spastrimeve të atyre me të cilët fitoi pushtetin në 2013, Rama nuk e përdor dot më alibinë e se nuk i ka pasur gjërat në kontroll dhe shokët ia kanë futur nga pas.

Për shëmbull, a mund të fajësohen si deri dje, bashkitë e Elbasanit, Fierit apo Tiranës për skandale të ngjashme më atë të inceneratorëve, tani kur shefi i qeverisë ka dalë hapur duke shkarkuar dhe emëruar vetë gjithë trupën e pushtetit lokal? A mund të funksionojë më dredhia “nuk kisha djeni”, për afera si ajo e “5D”, kur publikisht është pranuar se edhe qytetet tani qeverisen nga kryeministri? A mud të përdoret më justifikimi për segmente apo individë që dalin kundër linjës të projektit të madh që ka vendosur udhëheqësi?

Natyrisht, askush nuk i besonte as më parë këto pallavra, por ndryshimi ka të bëjë me faktin se tani është vetë Rama që ka vendosur ta lërë vetën pa alibi. Edhe formalisht ai i ka marrë përgjegjësitë mbi vete.

Po çdo të thotë kjo fazë e re e heqjes dorë nga alibitë dhe e shpalljes se dekompleksuar se tani zot i këtij vendi jam unë?

Në pamje të parë dhe për një kohë të shkurtër, ajo flet për gjithëfuqishmërinë e Edi Ramës. Për pushtetin e tij thuajse absolut. Por ama, nga ana tjetër ajo po përvijon një rrugë me kosto të lartë, së pari për vendin, por mbi të gjitha për vetë atë që e ka përzgjedhur. Ja sepse.

Në mënyrën se si e ka ngritur mbretërimin e tij, Edi Rama nuk qëndron dot as edhe një ditë të vetme pa e ushqyer pushtetin me korrupsion. Mënyra si vendos për kullat, për koncesionet, për resortet në bregdet, duke i kaluar personalisht tek një grusht njerëzish, që janë po të njëjtët që kontrollojnë mburojën e tij mediatike, që financojnë zgjedhjet e që korruptojnë zyrtarët apo këshilltarët e huaj, përbën një sistem tashmë të pa zhbëshëm. Edhe si model ekonomik edhe si mënyrë mbijetese në majë të qeverisjes, ato janë tashmë të pakthyeshme.

Nëse ato kanë qenë të tilla edhe deri më sot, risia e fundit qëndron në faktin se tashmë Rama i ka dalë i vetëm për zot, pa e ndarë më përgjegjësinë me askënd.

Ai ka hyrën në fazën e njohur të vetmisë së thellë të pushtetit nëpër të cilën kalon detyrimisht çdo autokrat, pasi parapralkisht rrethohet vetëm nga lakej, servilë dhe eunukë.

Por, historia ka treguar rëndom se bashkë me këtë vetmi dhe marrje përgjegjësish mbi vete shtohet dhe ankthi e frika për rëzimin një ditë nga pushteti. Një prijës që ka bërë tokë të djegur rreth tij dhe që ka marrë mbi vete të gjitha përgjegjësitë, i druhet vetëm një gjëje: ditës të gjykimit. Me çdo mjet ai punon për ta larguar atë.

Pikërisht për këtë ne kemi hyrë në fazën kur zgjidhja politike përmes votës dhe zgjedhjeve është bërë më e pamundur se kurrë duke iu afruar gjithnjë e më shumë një versioni me fund traumatik.

Nuk ka rëndësi se sa do të qëndrojë Edi Rama në pushtet pas fitimit të këtij mandati të katërt. Pavarësisht nëse kjo kohë do të jetë katër, tetë apo njëzet vjet, zgjedhja paraprake që ai ka bërë, duke preferuar një model korruptiv të ushtrimit të pushtetit të shoqëruar me lëvizjet e fundit për të mos e ndarë më me askënd përgjegjësinë, janë parakushtet që përcaktojnë mënyrën e tij të largimit. Sa më i fortë të duket pushteti sot, aq më tragjike do të jetë shpërbërja e tij nesër. Sa më i përjetshëm të duket Rama sot, aq më i keq mund të jetë fati i tij nesër. Problemi është se këto lloj zgjidhjesh nuk janë problematike vetëm për fatin e një njeriu të vetëm.

Etiketa: fundiRama

Lajme të lidhura

Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!
OP-ED

22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!

11:47 - 22/12/25
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Para
Anulohet tenderi i Anuelës 338 milionë lekë për letra higjienike dhe sapunë

Anulohet tenderi i Anuelës 338 milionë lekë për letra higjienike dhe sapunë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
Breaking Views

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:19 - 25/12/25

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Lexo më shumë
Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

21:56 - 25/12/25
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

21:43 - 25/12/25
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

21:21 - 25/12/25
Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

20:50 - 25/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com