GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama po flet ashpër/ Dumani i përgjigjet kështu: Epokës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, s’ndikohemi nga faktorët e jashtëm

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama po flet ashpër/ Dumani  i përgjigjet kështu: Epokës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, s’ndikohemi nga faktorët e jashtëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ishte i pranishëm sot bashkë me drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë, në tryezën e zhvilluar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjen.

Tryeza për drejtësinë po mbahet ditën e sotme (26 shkurt), ku po analizohet edhe performanca e Institucioneve të Posaçme në 2024, SPAK dhe GJJKO.

Dumani tha ndër të tjera se besueshmëria e institucionit që drejton është rritur, si në publikun shqiptar, por edhe tek partnerët ndërkombëtar. Ai garantoi integritetin e prokurorëve që ka nën varësi, teksa nënvizoi se tani ndodhen në fazën kur hetimet bëhen të thelluara, pa përjashtim dhe ku pandëshkueshmëria është lëkundur.

Në këtë takim ishte prezent edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

“Pavarësia e gjyqësorit duhet të ruhet pa ndërhyrje politike“, tha ai mes të tjerash në fjalën e tij.

Ra në sy fakti se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, edhe pse të ftuara në këtë tryezë, e braktisën. I pranishëm ishte vetëm deputeti i ‘Djathtas 1912’, Enkelejd Alibeaj, i cili dha të gjithë mbështetjen e tij ndaj organeve të reja të drejtësisë.

“Karriget bosh të kolegëve të mi, tregojnë shumë për suksesin e SPAK dhe GJKKO”, tha Alibeaj mes të tjerave në fjalën e tij.

Fjala e plotë e Altin Dumanit:

“Referuar edhe materialit, konstatohet progres edhe nga SPAK. Ka treguar se është në gjendje në respektim të ligjit dhe kushtetutës të kryejë hetime të plota dhe tregojnë se pandëshkueshmëria po goditet dhe epoka e paprekshmërisë po lëkundet. Epokës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi.

Po kështu goditja e grupeve kriminale, trafiqeve të drogës dhe krimeve të tjera. Si dhe besimi i partnerëve ndaj SPAK, me mbështetjen e anëtarëve të BE-së, Britaninë, Zvicrën, bashkëpunimi me këto vende është rritur. Edhe në këtë takim ka prani të oficerëve ndërlidhës të këtyre shteteve, i falënderoj për marrëdhëniet konstruktive, bashkëpunimin dhe vijimin.

Marrëdhëniet me Interpol, Europol e Eurojust është forcuar, në goditjen e krimit të organizuar.

Po kështu goditja e krimit dhe korrupsioneve të zyrtarëve, sekuestrimi i aseteve financiare e të paluajtshme, përfshi edhe kriptovalutat, që i përdorin për blerje të ndryshme, si të kokainës edhe në pastrimin e parave.

Mesazhi është i qartë se krimi nuk mund të blejë dhe as shpërblejë. Kemi rritje të ndjeshme edhe të procedimit të veprës penale të pastrimit të parave. Lufta ndaj korrupsionit ndodhet në fazë të re. Besimi te reforma në drejtësi po rritet, qytetarët janë të ndërgjegjshëm se të gjithë vijnë pas ligjit, sfidat vazhdojnë. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit kërkon bashkëpunim ndërinstitucional. Duhet të keni besim te integriteti i prokurorëve të SPAK, proceseve. Ndikimi i jashtëm nuk do ndikojë në misionin dhe hetimet tona ndaj këtyre proceseve.

E gjej këtë material shumë të dobishëm për institucionin tonë. Statistikat janë problematikë e trashëguar ndër vite, por nga muaji janar po aplikohet sistemi i menaxhimit të çështjeve, me statistika të plota, të qarta, që na ndihmojnë neve dhe të tjerët. Themi se e kemi hedhur një hap përpara, që të kemi statistika të qarta”.

Etiketa: DumaniKryesore1RamaSpak

Lajme të lidhura

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës
Aktualitet

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës

15:22 - 13/05/26
A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës
Aktualitet

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

14:32 - 13/05/26
Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik
Aktualitet

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

14:06 - 13/05/26
Para
Rama orienton SPAK-un dhe GJKKO-në në punën e tyre: Garanti juaj është PS!

Rama orienton SPAK-un dhe GJKKO-në në punën e tyre: Garanti juaj është PS!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin
Breaking Views

“Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin

16:53 - 13/05/26

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një reagim të gjatë në rrjetet sociale ka deklaruar se në gjyqin...

Lexo më shumë
Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

16:29 - 13/05/26
Kriza e karburanteve, IEA: Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord

Kriza e karburanteve, IEA: Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord

15:32 - 13/05/26
Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës

15:22 - 13/05/26
Neuer sulmon Bayern: Po e rishikoj të ardhmen time këtu

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin

15:11 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com