GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama po kthen ndërtuesit e kullave në “investitorë strategjikë”

18:34 - 27/01/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama po kthen ndërtuesit e kullave në “investitorë strategjikë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndryshimet në ligjin për ‘investimet strategjike’ parashikojnë heqjen e kufizimeve sektoriale për të aplikuar për statusin – ndryshime që, sipas opozitës, do të përdoren për të ndërtuar kulla.

Komisioni parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese dhe Mjedisin miratoi të hënën në parim ndryshimet ligjore në ligjin për investimet strategjike, të cilat parashikojnë shtyrjen e afatit të zbatimit të këtij ligji deri në dhjetor të 2026-ës, përfshirjen e sektorëve të tjerë përveç atyre prioritarë dhe kalimin nga Këshilli i Ministrave te Komiteti i Investimeve Strategjike të kompetencës për dhënien në përdorim të brigjeve të deteve, lumenjve dhe liqeneve për stacione plazhi.

Ndryshimet, të iniciuara nga deputetja socialiste Pranvera Resulaj, u mbështetën edhe nga përfaqësues të qeverisë në komision dhe nga Këshilli i Ministrave nëpërmjet një dokumenti për ‘dhënie mendimi’ për Kuvendin.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Rama, tha se ministria mbështet nismën dhe se ajo është në përputhje të plotë me programin e qeverisë për nxitjen dhe përmirësimin e klimës së biznesit.

Ndërsa drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Plaku, duke argumentuar zgjerimin e sektorëve, theksoi nevojën për përfshirjen e çdo sektori në mundësinë e përfitimit të lehtësirave që ofron ky ligj për investimet.

“Në ligjin aktual kemi 6 sektorë prioritarë, por kemi edhe një mundësi për të akomoduar sektorë të tjerë, dhe për aplikimet jashtë sektorëve kemi vendosur si kriter 50 milionë euro investim,” tha ajo.

Sipas përkufizimit në projektligj, këta aplikues jashtë sektorëve prioritarë përfitojnë statusin “investitorë strategjikë, procedurë të asistuar,” nëse vlera totale e kapitalit investues është e barabartë ose më e madhe se 50 milionë euro.

Për deputetët e opozitës, ndryshimet e reja po theksojnë karakterin ‘abuziv’ dhe ‘korruptiv’ të ligjit dhe do të përdoren për të dhënë statusin e investitorit strategjik edhe atyre që ndërtojnë kulla.

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati, tha se ky nen do të përdoret për ndërtim të mirëfilltë, i vetmi sektor që s’ka qenë i përfshirë.

“Pse duhet që shteti t’i japë ndihmesë dikujt që po bën një kullë në Tiranë, të cilën pastaj e shet me 8-fishin e kostos së ndërtimit?” – pyeti ai, duke shtuar se nuk po i hynte më tej debatit për origjinën e parave që po investohen në ndërtim.

Edhe kolegu i tij demokrat Lefter Gështenja ishte njësoj kritik.

“Keni hapur dyert që të futet çdokush, i keni hequr kushtet,” iu drejtua ai përfaqësuesve të qeverisë.

“Ky është një ndër ligjet më abuzive, më të korruptuara, dhe këtë s’e them unë, por ua ka thënë edhe Bashkimi Europian,” shtoi ai.

Për shtyrjen e afatit të aplikimeve, AIDA argumenton në një përgjigje me shkrim për komisionin se janë edhe 18 projekte në proces vlerësimi.

Efektet e këtij ligji përfunduan në dhjetor 2024, pas shtyrjes së shumëdebatuar që iu bë në mars të vitit të kaluar me propozim të deputetit Eduart Shalsi. Bazuar në këtë ligj kontravers, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka ndjekur praktikën e dhënies së pronave publike me vlerën simbolike prej 1 euro ose në këmbim të çmimeve shumë më të ulëta sesa ato të tregut për biznesmenët që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik.

Ligji, i cili u miratua si një masë e përkohshme ligjore në vitin 2015, ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit, si dhe për rrethin e përfituesve. Sipas ekspertëve të ekonomisë, ky ligj ka favorizuar një grup oligarkësh dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale.

Vendimet e miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, u kanë ofruar ‘investitorëve strategjikë’ qindra hektarë tokë publike përmes kontratave të qirasë prej 1 euro, infrastrukturë ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera.

Edhe pse qëllimi i deklaruar ishte thithja e investimeve të huaja, deri më tani ky ligj ka ‘shpërblyer’ kryesisht biznesmenë shqiptarë ose persona të afërt me qeverinë apo Partinë Socialiste në pushtet.

Rasti më flagrant është ai i dhënies së statusit “investitor strategjik” për biznesmenin Artan Gaçi, bashkëshort i deputetes socialiste Olta Xhaçka, dhe miratimit nga qeveria të dhënies në përdorim të brigjeve të detit për kompaninë e tij. Ky rast ka ngritur shqetësime për një konflikt interesi dhe favorizim të njerëzve në pushtet./Birn

Etiketa: investitorekullaRama

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Sali Berisha njofton takim me diasporën shqiptare në Romë, ja kur do të zhvillohet

Sali Berisha njofton takim me diasporën shqiptare në Romë, ja kur do të zhvillohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com