GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Rama po synon diçka të plotë dhe përfundimtare

13:44 - 11/04/22
në Opinion
Kohë leximi: 6 min
A A
“Një turmë u fut me dhunë në seli”, Zekthi: Kjo që po ndodh në PD është turp
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga FITIM ZEKTHI

Çdo qeveri në botë, çdo parti politike në pushtet, kujdeset vazhdimisht që ajo të mbajë pushtetin apo  të rizgjidhet sërish. Në mënyrë që qeveritë apo partitë në pushtet të mos veprojnë pa ndalur vetëm në funksion të rizgjedhjes dhe të mos përdorin çdo burim ekonomik, çdo institucion, çdo akt vetëm për t’u rizgjedhur, sistemi politik në një vend demokratik synon të ndajë pushtetet dhe t’i kufizojë ato, synon të ndërtojë një mekanizëm llogaridhënieje, të cilit nuk mund t’i iket gjithnjë, të ndërtojë një media të pavarur etj. Pavarësisht kësaj, kohë pas kohe qeveritë i shmangin këto pengesa në një masë të konsiderueshme dhe punojnë vetëm për rizgjedhjen.

Gjithsesi, ato nuk arrijnë, as nuk e synojnë në vende që njihen si demokratike, ta tjetërsojnë sistemin politik dhe ta kthejnë në një sistem pervers që shërben vetëm për partinë në pushtet dhe ripërtëritjen e vazhdueshme të këtij pushteti. Kur kjo ndodh, rendi demokratik është bërë autokratik, autoritar, regjim hibrid apo ndonjë formë tjetër tiranie.

Rasti i Shqipërisë është nga më të veçantit dhe më të çuditshmit. Kryeministri Rama është pa dyshim një lider politik që synon një gjë dhe vetëm një gjë, që është pushteti dhe mbajtja e tij. Siç thoshte Orwell-i pushteti nuk është mjet, por qëllim në vetvete për mendësitë totalitare. Sado ekstrem të jetë Rama në këtë përpjekje, kjo është diçka që gjendet edhe te të tjerë. Kryeministri Rama është përpjekur të përqendroje pushtetet te vetja, të marrë nën kontroll institucionet e pavarura dhe mediat, të përdorë ekonominë kombëtare dhe pushtete të tjera duke ndërtuar një autokraci. Edhe kjo është diçka që e bëjnë edhe të tjerë, pavarësisht se sa e thellë mund të jetë autokracia e Ramës. Le ta shohim pse është kaq i rrezikshëm dhe çfarë rasti është saktësisht ky yni.

Ajo që po bën Rama, është aplikimi i variantit të partisë komuniste të Kinës. Kina është thuajse e obsesionuar me demokracinë, mediat zyrtare të Kinës flasin pa ndalur për demokracinë, madje kur Presidenti Biden zhvilloi vjet një takim të nivelit të lartë për demokracinë (Summit for democracy), Kina zhvilloi edhe ajo një takim të tillë për demokracinë, duke e quajtur veten qeverisja më demokratike në botë dhe ajo që i shërben më mirë se kushdo popullit të vet. Takimi që mbajti Kina quhej “Advandec democracy summit”, Takim i Demokracisë së Përparuar.

Qeverisja në Kinë cilësohet prej asaj vetë si demokraci konsultative. Kina është, në fakt, e vetmja demokraci e këtij lloji. Në Kinë, njerëzit në çdo njësi lokale dhe madje edhe në nivel province konsultohen vazhdimisht. Partia komuniste e Kinës e ka kthyer këtë në një praktikë të vazhdueshme. Me anë të kësaj praktike, thotë Kenneth Lieberthal, një prej studiuesve më të thellë të Kinës, partia komuniste e Kinës kërkon t’u krijojë idenë njerëzve se ajo i pyet ata dhe nga ana tjetër ajo mban nën terror të gjithë aparatin burokratik, të gjithë zyrtarët e partisë që janë midis popullit dhe elitës së partisë.

Edhe Rama flet vazhdimisht për një qeverisje “më të mirë se kurrë, për një demokraci që nuk vendi nuk ka pasur ndonjëherë”. Rama është gjithashtu i obsesionuar me idenë se ai po ndërton në Shqipëri një demokraci që nuk e ka askush në rajon. Rama, madje, kritikon vende të tjera dhe organizata të mëdha se nuk janë demokratike dhe të mira sa duhet.

Të gjithë e kemi parë po ashtu se si Rama, pak kohë më parë, përdorte atë që njihet si “platforma e bashkëqeverisjes”, ku populli shkruante letra në një adresë qeveritare dhe popullit me demek i zgjidhej halli. Vetë Kryeministri merrte pjesë në një aktivitet të përjavshëm që jepej direkt në tv, ku fliste se si u zgjidh halli i dikujt dhe ku shkarkonte nga detyra direkt para kamerave drejtorë hipotekash apo drejtorë pensionesh. Gjithashtu, të gjithë e kemi e parë kur Rama thotë se po bën dëgjesa me popullin. Madje, ai këtë praktikë e ka futur vite më parë që në Bashkinë e Tiranës. Në Kinë ka vite që partia komuniste kineze ka ngritur një “postë të kryetarit të bashkisë”, një “postë të kryeqeveritarit të provincës”, në të cilën populli dërgon letra se si i do ai gjërat dhe se si po udhëheqin zyrtarët.

Me këshillimin kombëtar, Kryeministri Rama shkoi në fund. Qeveria dhe partia komuniste në Kinë vetëm pak vite më parë e ka futur këtë praktikë ku ajo kërkon në njëfarë mënyre të këshillohet me popullin për politikat që do të ndjekë. Dallimi është se në Kinë qeveria nuk bën kurrë këshillime kombëtare por vetëm lokale. Një arsye është madhësia gjigante e vendit që nuk e lejon. Arsye tjetër shihet fakti nëse do të bëheshin konsultime me popullin për politikat e mëdha kombëtare do të dukej qartë se ishte hipokrizi. Rama te ne zhvilloi këshillimin kombëtar me popullin për politika kombëtare me ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e njerëzve dhe për çështje shumë të komikuara.

Në një takim të një komiteti të Partisë Komuniste qershorin e kaluar, kryetari i partisë komuniste të Kinës, Xi Jinping, tha se “ata punojnë për lumturinë e popullit. Ne tha pyesim dhe dëgjojmë popullin. Nëse populli e do diçka, mos na pyesni nëse do ta bëjmë. Ne i bëjmë gjithnjë gjërat që do populli”. Xi Jinping tha më pas se duhet bërë shumë propagandë që bota ta kuptojë se partia komuniste e Kinës punon për lumturinë e popullit të vet. Gjatë konferencës për shtyp kur paraqiti përgjigjet e këshillimit kombëtar Rama tha saktësisht këtë gjë: “…mos më pyesni nëse do ta bëj atë që do populli se kjo nuk diskutohet fare..”.

Gjatë punimeve të kongresit të para dy ditëve të PS-së, mbizotëroi e gjithë kjo frymë konsultimi me popullin, kjo frymë e mbrojtjes së interesit të popullit, e dëgjimit të zërit të popullit etj. Pra, përmasa e konsultimit dhe e ndërtimit të demokracisë konsultative është saktësisht si ajo e partisë komuniste të Kinës.

Një përmasë tjetër e rrezikshme është edhe ajo e identifikimit të partisë me interesin kombëtar. Rama tha se Partia Socialiste është interes i popullit shqiptar, është interes i Shqipërisë, është forca që mban dhe çon përpara Shqipërinë. Rama tha se po të mos ishte PS-ja, do të ishte një fatkeqësi. Kjo është një gjuhë e lemerishme po të thuhej në Gjermani apo Itali, në Angli apo Austri nga kryeministrat për partitë e tyre, të cilët drejtojnë parti që kanë ndërtuar Europën dhe jo më për Partinë Socialiste te ne që….

Kina ka që nga koha e Deng Xiaoping-ut (Ten Siaopinit), që i ka kushtuar një rëndësi shumë të madhe faktit që partia dhe Kina janë një, partia dhe populli kinez kanë një interes. Kur ndodhi masakra në Tienanmen Deng Xiaoping tha se “partia dhe populli kinez nuk janë gjëra të ndryshme, partia dhe atdheu nuk janë gjëra të ndryshme. Nuk u kërcënua partia apo populli por të dyja bashkë”. Më pas, kjo gjuhë është thelluar me Ho Jintao-on, me Wen Jiabaon, me Xiang Xemin e deri te Xi Jingping dhe tërë aparati i partisë dhe i medias që e quan partinë komuniste pjesë të popullit dhe atdheut, që e quan atë vetë populli dhe atdheu.

Demokracia konsultative e Kinës, të cilën po e aplikon Rama duke i dhënë partisë rolin që përmendëm më lart, është një eufemizëm për një formë shumë të keqe autokracie. Kina nuk është demokraci, por një autokraci, ku çdo pushtet është në dorë të partisë komuniste dhe ku ruajtja e pushtetit është qëllimi fundor. Demokracia konsultative është diçka tmerrësisht e ndryshme nga demokracia përfaqësuese, që sistemi politik shqiptar dhe Kushtetuta jonë duan të ndërtojnë.

Demokracia përfaqësuese që duhet të kemi ne dhe që ka tërë Europa dhe bota demokratike shpërndan pushtetin politik te qytetarët nëpërmjet zgjedhjeve (që Rama i vjedh ose i blen), nëpërmjet mbikëqyrjes së fortë legjislative, ku Parlamenti bën ligjet dhe merr nën kontroll qeverinë. Më kryesorja akoma, demokracia përfaqësuese synon të mbrojë njerëzit, qytetarët nga shteti dhe qeveria apo nga shtrëngesa që vendos shteti apo qeveria. Pra, thelbi i kësaj lloj demokracie në njëfarë kuptimi është ndarja e pushtetit midis qytetarëve dhe qeverisë.

Demokracia konsultative e Ramës dhe sigurisht e Kinës ka për qëllim të ndërtojë një kanal komunikimi, në të cilin pjesëmarrësit prodhojnë gjasme influencë në politikëbërje. Në të vërtetë, kjo është një mënyrë e ushtrimit të pushtetit nga vetëm një grup njerëzish ose nga kupola e partisë komuniste të Kinës, thotë Kenneth Lieberthal. Nuk ka ndarje të pushtetit politik. Gjithçka është në duart e partisë. Ky instrument ushqen sistemin autoritar duke “përmirësuar aftësinë e qeverisë dhe të partisë për të plotësuar nevojat e njerëzve”.

Shkurt, Rama, formalisht apo edhe zyrtarisht, po heq dorë nga demokracia përfaqësuese. E gjithë kjo që bën ai është fuqizim i autokracisë dhe i kontrollit të çdo pushteti me qëllim mbajtjen e pushtetit.

Etiketa: Fitim Zekthikryesore2

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Punimet te mbikalimi i TEG-ut, ARRSH njofton devijimin e trafikut

Punimet te mbikalimi i TEG-ut, ARRSH njofton devijimin e trafikut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com