GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rama po u jep goditjen fermerëve”, Berisha: 15% të buxhetit e merr lubi Balluku

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama po u jep goditjen fermerëve”, Berisha: 15% të buxhetit e merr lubi Balluku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka folur për buxhetin e vitit 2025 ku është shprehur se kryeministri Edi Rama po u jep goditjen e mëshirës fermerëve.

Sipas Berishës fondet po shkojnë në sektorët ku vidhen më shumë.

Berisha thekson se 15% e buxhetit është në duart e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të cilën shprehet “vjedhëse të tillë nuk ka parë”.

“Edhe në këto 40 milionë euro, sipas llogaritjeve, 55-60 përqind merren përsëri nga administrata dhe 40 përqind e tyre u mbeten pra rreth 18 milionë mbeten për fermerët.

Nuk ka qëndrim më armiqësor ndaj tyre.

Të mos harrojmë se ky fermer blen inputet me çmimet më të shtrenjta.Se mbi këtë fermer rëndojnë taksat armiqësore, TVSH zero në blerje dhe 20 në shitje.

Mbi këtë fermer rëndon mungesa e plotë e informacioneve për orientimet e tregut. Mungon këshilla e domosdoshme për ta. Kjo ka sjellë një rënie katastrofale të prodhimit blegtoral dhe bujqësor në Shqipëri.

Në një hark kohor 4-5 vjeçar, gjedhet kanë rënë mbi 50 përqind të numrit të kokëve. Po kështu të imëtat.Në vend që buxheti të synonte shënimin e kthesës, përkundrazi i jep një goditje mëshire këtij sektori që jep 20 përqind të prodhimit të brendshëm të vendit.

Dhe kjo me qëllimin e vetëm që fermerët shqiptarë të largohen nga Shqipëria, të braktisin këtë tokë që është ndër më pjelloret.Paratë përqendrohen që të gjitha në sektorë ku vjedh më shumë qeveria.

15 përqind e buxhetit është në duart e Lubi Ballukut, asistentes më kryesore në vjedhje të Edi Ramës, e cila u kujtoj edhe njëherë të dashur qytetarë, mos harroni se në praktikën e Edi Ramës që ndante lejen e ndërtimit për çdo shkallë pallati, Lubi Balluku ndan unazën e Tiranës që ka mbetur në 14 kontrata në mënyrë që të mjelë, vjelë 14 gjoba.

Vjedhëse të tillë nuk ka parë, por gjithçka është në arkën e përbashkët Rama-Balluku, siç i kanë pasur në bashki gjërat”, tha Berisha.

Etiketa: BallukuberishaFermerë

Lajme të lidhura

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset
Aktualitet

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit
Aktualitet

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial
Aktualitet

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26
Para
Pa kaluar një muaj si kryetar, Tavo harxhon karburantin e gjithë vitit, porosit 141 MLN lekë pa garë

Pa kaluar një muaj si kryetar, Tavo harxhon karburantin e gjithë vitit, porosit 141 MLN lekë pa garë

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare që të përgatiten për të përballuar vetë nevojat bazë për...

Lexo më shumë
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com