GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama: Presim financime nga BE, nuk më shqetësoi mungesa e Kurtit

17:25 - 17/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
FOTO/ Të lumtur pas drekës, Rama batuta me Abazovic
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tha në një konferencë për mediat pas takimit informal të mbajtur në Tiranë me homologët e vendeve të Rajonit, se është thelluar hendeku mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht përsa i takon shpërndarjes së fondeve gjatë kohës së pandemisë.

Rama tha se një plan i ri financiar për mbështetje financiare dhe ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor po diskutohet nga BE dhe ne shpresojmë që të kemi një suport më të madh, sikundër vendeve tona ti jepet më shumë hapësirë në tregun e BE-së, pa pse nuk jemi anëtarë.

Kryeministri u shpreh se plani është ende në diskutim dhe është ende shumë herët për të diskutuar se sa do të marrë njëri vend dhe sa tjetri.

“Ne duhet ta shikojmë Rajonin si një të tërë”, tha Rama.

Kryeministri nuk ka preferuar të bëjë komente lidhur me mungesën e Albin Kurtit, Kryeministrit të Kosovës, por duket se kjo nuk e ka shqetësuar aspak.

Lidhur me mungesën e Albin Kurtit në takimin informal, Rama tha se nuk ka asnjë interes sepse të gjithë ishin të ftuar, kush donte erdhi dhe kush nuk donte nuk erdhi.

Rama tha se Shqipëria do të mikpresë samitin e parë të procesit të Berlinit jashtë BE-së në tetor dhe për këtë ne jemi angazhuar shumë seriozisht me kancelarinë në Gjermani, por edhe me aktorë të tjerë në mënyrë që ky samit të ketë një produkt domethënës për Ballkanin Perëndimor dhe të shërbejë për të hedhur një hap të rëndësishëm më tutje në raport me ato që procesi i Berlinit ka në bazën e vetë që janë lehtësimet e vazhdueshme në ndërveprimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por nga ana tjetër mundësisht edhe për të hedhur një hap të rëndësishëm në raportet tona me BE-në.

“Për këtë të dytën ishim sot këtu në Tiranë me komisionerin Varhelyi, i cili mbulon rajonin dhe ka për detyrë trajtimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me zgjerimin dhe fqinjësinë dhe për këtë diskutuam.

Prej disa kohësh ne jemi në një përpjekje si Shqipëri për të nxitur një mënyrë të re të të parit të gjërave në raport me Ballkanin Perëndimor në aspektin e hendekut që ekziston përmes vendeve anëtare dhe vendeve tona, sidomos pas goditjeve të pandemisë, krizës energjetike, konflikti në Ukrainë që kanë bërë që BE të shpërndajë fonde shumë të konsiderueshme mbështetjeje për vendet anëtare dhe kjo e ka zgjeruar hendekun mes nesh dhe vendeve anëtare në aspektet e kapaciteteve plus në mundësitë e çdo vendi.

Duke marrë parasysh kontekstin e përgjithshëm dhe të gjitha sfidat që sot janë përbashkëta dhe po aq sa janë të përveçme ne jemi përpjekur të krijojmë një tjetër qasje. Paralelisht me ecurinë e procesit të negociatave të kemi një mbështetje ekstra financiare dhe ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është diçka që ka filluar të formësohet dhe një plan i ri mbështetjeje për Ballkanin Perëndimor është duke u përgatitur dhe për këtë ishim me komisionerin për të ndarë opinione”, deklaroi kryeministri.

I pyetur se cilat janë fushat ku do të kërkojë më shumë mbështetje Shqipëria ai tha se nuk mund të flasim akoma për gjëra konkrete sepse ky plan është në diskutim.

“Von Der Leyen në Bratislavë dha një sinjal të qartë për objektivat e këtij plani, ndërkohë që jemi shumë herët për të diskutuar se sa dhe pse një vend ose një vend tjetër do të marrë. Ajo që është e rëndësishme, të shikojmë rajonin si një i tërë dhe të punojmë për rajonin si një i tërë sepse kështu na sheh BE. Sa i përket fushave kjo u diskutua dhe sot. Mbi të gjitha ajo që është më e rëndësishmja është se si ky plan do të integrohet me çfarë ne kemi, si mekanizma ekzistues nga BE”, u shpreh Rama.

Etiketa: kryeministraKryesore1Ramatakimi

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Mbrojtësi i djathtë do t’i japë lamtumirën Real Madridit

Mbrojtësi i djathtë do t'i japë lamtumirën Real Madridit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com