GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama pret në Rinas komisionerin Varhelyi:Zëri i arsyes në KE për të mos e lënë jashtë Ballkanin nga shpërndarja e vaksinave

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama pret në Rinas komisionerin Varhelyi:Zëri i arsyes në KE për të mos e lënë jashtë Ballkanin nga shpërndarja e vaksinave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Rinas Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ku pas takimit kanë mbajtur dhe një konferencë për media.

Në fjalën e tij nga Rinasi, Rama e falënderoi komisionerin Varhelyi, teksa e cilësoi atë si zërin e arsyes në Komisionin Evropian për të mos lënë jashtë Ballkanin Perëndimor në skemën e shpërndarjes së vaksinave anti-Covid.

Më tej, kryeministri shqiptar zbuloi edhe disa nga temat e diskutuara me komisionerin Varheyli,përveç vaksinave, ku tha se “kemi diskutuar edhe për vazhdimësinë e planit të madh të investimeve, për Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria bën pjesë si aktore në këtë proces dhe jemi shumë optimistë që tanimë shumë gjëra janë vënë në vijë dhe projektet e mëdha do fillojnë të lëvizin në drejtimin e duhur me financimet e para”.

“Sapo kemi përfunduar një takim shumë miqësor me komisionerin Varhelyi, i cili edhe njëherë tjetër ka provuar përkushtimin dhe mbështetjen jo vetëm për vendin tonë, por për të gjitha vendet e rajonit, duke qenë qysh në krye të herës zëri i arsyes në KE për të mos e lënë jashtë Ballkanin Perëndimor nga skema e shpërndarjes së vaksinave dhe ka arritur ta materializojë një punë të tij disa mujore, duke përcaktuar 651 mijë doza të vaksinës Pfizer të shpërndara proporcionalisht për vendet e rajonit. Prandaj, unë dua t’i shpreh mirënjohjen dhe dua ta falënderoj publikisht për këtë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë kohë absolutisht të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, dua të nënvizoj faktin se falë komisionerit, në radhë të parë, Komision i Evropian u rikthye si motor i solidaritetit, jo vetëm për planet e rimëkëmbjes, por edhe për vaksinimin e vendeve evropiane, përfshirë në këtë rast 6 vendet e rajonit tonë.

Nga ana tjetër, më vjen natyrshëm që të kujtoj këtu se Komisioni ka mundësuar njëkohësisht kualifikimin e vendeve të rajonit, ku në këtë rast flas për Shqipërinë, për fondet për përballimin e pasojave shëndetësore të pandemisë, përmes fondit të solidaritetit të BE. Janë afro 1 milion euro që i takojnë Shqipërisë. PO ashtu, Komisioni ka miratuar edhe propozimin e paketës së asistencës makro-financiare në mbështetje të Ballkanit Perëndimore, duke dislokuar një shumë të parë prej 90 milionë eurosh. Shuma totale prej 2.2 miliardë euro e BE do të kontribuojë edhe për lëvrimin e vaksinave për rajonin, ndërkohë që tanimë kanë mbërritur në Shqipëri dozat e para dhe deri në gusht Shqipëria do të marrë të gjithë pjesën e saj të akorduar të vaksinave. Me komisionerin kemi diskutuar edhe për vazhdimësinë e planit të madh të investimeve, për Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria bën pjesë si aktore në këtë proces dhe jemi shumë optimistë që tanimë shumë gjëra janë vënë në vijë dhe projektet e mëdha do fillojnë të lëvizin në drejtimin e duhur me financimet e para”, tha Rama

Etiketa: BEEdi RamaVarhelyi

Lajme të lidhura

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund
Breaking Views

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit
Breaking Views

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26
Para
Konferenca e Parë Ndërqeveritare? Varhelyi mesazh të qartë: Pa parlament të plotë nuk ecni dot në rrugëtimin drejt BE

Konferenca e Parë Ndërqeveritare? Varhelyi mesazh të qartë: Pa parlament të plotë nuk ecni dot në rrugëtimin drejt BE

TË FUNDIT

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26

Prej 164 ditësh, qytetarë, studentë dhe pedagogë vijojnë protestën e tyre përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Lexo më shumë
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com