Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një me ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit Kostas Skrekas. Pjesëmarëse në këtë takim ka qenë edhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri, i cili përmes një postimi në facebook ka treguar se në takim është mundësinë që Shqipëria dhe Greqia të harmonizojnë burimet e tyre energjetike për të fituar reciprokisht nga njëri-tjetri.
“Me ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit, Kostas Skrekas, diskutuam gjerësisht për planet shumë konkrete të bashkëpunimit në sektorin energjetik, rritjen e sigurisë energjetike të dy vendeve përmes një harmonizimi të burimeve tona në këtë drejtim, duke përfituar reciprokisht nga njëri-tjetri”, shkroi Rama. Nuk dihet nëse Shqipëria po kërkon ndihmë nga Greqia për këtë krizë, gjithsesi mbetet të zbardhen të tjera detaje nga takimi.
Discussion about this post