GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama pret në takim në Kryeministri kandidatin për President, Bajram Begajn

20:34 - 03/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama pret në takim në Kryeministri kandidatin për President, Bajram Begajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste ku u vendos si kandidat për presidentin e ri, Bajram Begajn, kryeministri Edi Rama do të takohet me shefin e shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 20:30 në Kryeministri.

Por kush është Bajram Begaj?

Bajram Begaj vjen nga karriera ushtarake dhe bëhet kështu presidenti i tretë nëse do të zgjidhet në Kuvend, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani.

Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në Rrogozhinë. Në vitin 1989, gjeneralmajor Begaj ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.

Përpara se të merrte detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, për një periudhë tre vjeçare, ka shërbyer në detyrën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Gjatë karrierës së tij ushtarake, gjeneralmajor Bajram Begaj ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese në Forcat e Armatosura, si: zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”; drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar; drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të FA; shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor i Spitalit Universitar të Traumës, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

Gjeneralmajor Begaj ka ndjekur kualifikime dhe specializime të ndryshme në fushën ushtarake dhe atë mjekësore, në institucionet arsimore brenda dhe jashtë vendit. Ai ka përfunduar Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, Shkollën e Thelluar Pasuniversitare të Mjekësisë dhe specializimin pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, pranë Fakultetit të Mjekësisë Tiranë.

Gjithashtu ka ndjekur kursin e menaxhimit spitalor dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në SHBA, Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes, pranë Institutit të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në SHBA, Seminarin e Lartë Ekzekutiv pranë Qendrës Marshall, Gjermani, si dhe kurse e kualifikime të tjera ushtarake.

Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka përfunduar “Doktoratën në Fushën e Mjekësisë”, pranë Fakultetit të Mjekësisë si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi. Njëkohësisht është vlerësuar me medalje të ndryshme për arritje gjatë karrierës se tij ushtarake.

Gjeneralmajor Bajram Begaj flet rrjedhshëm gjuhën angleze.

Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

 

 

Etiketa: Bajram BegajEdi Rama

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Zgjedhja e kryesisë së PD, Paloka: Çdo gjë transparente

Bajram Begaj kandidat për President, Paloka: Do të jemi nesër në Kuvend

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com