GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E prezantoi si kryeinspektor, Dashnor Sula i thurr elozhe Ramës: Je njeri me shumë vizion…

11:57 - 13/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
E prezantoi si kryeinspektor, Dashnor Sula i thurr elozhe Ramës: Je njeri me shumë vizion…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Dashnor Sulën gjatë prezantimit si Kryeinspektor i Përgjithshëm. Gjatë fjalës së tij, Rama i ka kujtuar Sulës ndasitë politike që kanë dhe sulmet që i ka bërë në Kuvend.

Ndërkohë që ka theksuar se tani do të shohin se si do ta bëjë ai punën. Në vijim të kësaj, Rama theksoi se një plus i madh është formimi juridik i Sulës.

“Nuk mund të themi se me inspektimin kemi bërë progres. Mbetet problem, në hendekut mes shërbimit dhe pengimit të atyre që duhet të shërbehen që jo rrallë në vend se të shërbehen të keqtrajtohen dhe të abuzohet. Mund të ndërrojmë të gjithë njerëzit dhe nga hëna ti sjellim, nëse sistemi nuk është strukturuar si duhet, do biem në të njëjta situata që i ndeshim më rrallë se më parë. Dua të them dy fjalë për faktin që kryeinspektori vjen nga një pjesë e karrierës që ka qenë politike, por më parë ka qenë protagonist në sistemin e mëparshëm, formimi juridik është i rëndësishëm…këtu jemi vend i vogël për t’u ndarë dhe kur vjen puna te politika ndarja është  e natyrshme por kur vjen puna te politika mirë është që të bashkëpunojmë. Edhe mua nuk më ka kursyer zotëria kur ka qenë në parlament tani ta shohim se si ka bërë gjëra për të cilat nuk na ka lënë gjë pa thënë ne”, tha Rama.

Dashnor Sula tha se ndihet i vlerësuar për emërimin që ka marrë.

Ai tha se e ka kritikuar qeverinë në Kuvend, por shtoi se kjo qeveri e vlerësoi për këtë garë në të cilën tha se u fut dhe konkurroi.

Ai tha se partia për të cilën kontribuoi për 20 vite, edhe pas fitoreve, e “flaku në rrugë”.

“Kam pranuar këtë sfidë, sepse iu vlerësoj maksimalisht për vizionin që ju keni. Ndoshta është e paimagjinueshme që një demokrat që për 20 ju ka kritikuar dhe la gjuajtur me gurë në shtëpinë tuaj, nuk kam turp që ta them që atje ku kam luftuar dhe kam fituar dhe më kanë hedhur në rrugë, kurse tek ju kam konkurruar, kam fituar dhe kam dalë i pari. Për të gjithë ata demokratë apo socialistë të marrin guximin që të konkurrojnë. Unë 3 gjëra i kam të panegociueseshme: do kem gjithë përkushtimin maksimal gjatë 24 orëve, përkushtimi do jetë maksimal dhe do të punojmë të gjithë bashkë, e dyta për integritetin tim moral nuk pretendoj që gjithçka do jetë mrekullia, por do të ketë një përmirësim të dukshme. 

Do të ketë drejtësi. Drejtësi dhe vetëm drejtësi do ketë. Do të krijojmë një frymë të mirë për bizneset. Sfida është digjitalizimi. Ligji na ka përcaktuar edhe inspektimet e planifikuara, por na ka lënë edhe hapësirën e emergjencës, inspektoratet të jenë në vigjilencë. Janë shumë gjëra që do i diskutojmë në çdo moment. Nga i pari tek i fundit, do të verifikojmë për çdo inspektor të Shqipërisë, që kërkon të jetë në pozicionin e duhur”, tha Sula.

Me këtë emërim edhe Sula i ‘kapërdiu’ akuzat për hajdutëri drejt qeverisjes së Ramës kur i trumbetonte në parlament, për 4 mandate nën singël e PD-së. Kapërdiu dhe ofendimet dhe sulmet e Ramës‚ kur e etikentonte “gjel deti Peqini  për shkak të traditës së banorëve të Peqinit, nga vjen dhe Dash Sula për të rritur gjela deti.

“Pusho, o ‘gjel deti’, pusho! Pusho me atë fjalor, sepse nuk je në festën e gjelave të detit të Peqinit! Pusho, o bedel! Pusho! Me cilën gjuhë?! Po ju që në mëngjes çoheni këtu duke ngritur dhe ulur gjithë dynjanë si hajdutë. Si nuk ju vjen turp?! Ngrini dhe ulni dynjanë si hajdutë, ju bedelë! Pusho o ‘gjel deti’, pusho! O ‘gjel deti’, pusho, se nuk je këtu në vendin tënd, je gabim këtu, je aksident! Mjerë Shqipëria për ty dhe për ata si ti!”,  i drejtohej Rama nga foltorja e Kuvendit Dash Sulës në seancën parlamentare të 9 nëntorit 2022.

Për pozicionin në fjalë ishte bërë shpallja e vendit vakant, ndërkohë që pas aplikimit të Sulës, ai pas konkurrimit, ka rezultuar kandidati i parë mes rivalëve të tjerë falë ‘bujarisë’ së Ramës.

Etiketa: kryeinspektorRamaSula

Lajme të lidhura

“Llumi deri në qafë!”/ Denoncimi i Korreshit për spitalin e Lushnjës: Nuk ka asnjë pajisje që funksionon
Aktualitet

“Llumi deri në qafë!”/ Denoncimi i Korreshit për spitalin e Lushnjës: Nuk ka asnjë pajisje që funksionon

13:44 - 13/02/26
Skandali i AKSHI-t/ Rama e quan institucion krenarie: Ka arritur gjëra të mëdha
Aktualitet

Skandalet te AKSHI/ Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn, SPAK e akuzon si pjesë e grupit të strukturuar kriminal

13:20 - 13/02/26
Berisha: Refuzimi i Ramës në Konferencën e Sigurisë në Mynih i vuri kapak ndëshkimit diplomatik
Aktualitet

Berisha: Refuzimi i Ramës në Konferencën e Sigurisë në Mynih i vuri kapak ndëshkimit diplomatik

13:06 - 13/02/26
Para
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!

Raporti i OECD: Tregu ushqimor në Shqipëri thellësisht i varur nga importet që mbajnë çmimet të larta

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Llumi deri në qafë!”/ Denoncimi i Korreshit për spitalin e Lushnjës: Nuk ka asnjë pajisje që funksionon
Aktualitet

“Llumi deri në qafë!”/ Denoncimi i Korreshit për spitalin e Lushnjës: Nuk ka asnjë pajisje që funksionon

13:44 - 13/02/26

Ai është shprehur se mungesa e aparaturave, ulja e buxhetit nga 207 milionë lekë në 2025 në 92 milionë këtë...

Lexo më shumë
Skandali i AKSHI-t/ Rama e quan institucion krenarie: Ka arritur gjëra të mëdha

Skandalet te AKSHI/ Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn, SPAK e akuzon si pjesë e grupit të strukturuar kriminal

13:20 - 13/02/26
Berisha: Refuzimi i Ramës në Konferencën e Sigurisë në Mynih i vuri kapak ndëshkimit diplomatik

Berisha: Refuzimi i Ramës në Konferencën e Sigurisë në Mynih i vuri kapak ndëshkimit diplomatik

13:06 - 13/02/26
Berisha: Konferenca e Sigurisë së Mynihut ia mbylli derën, ndaj Ramës i mbeti vetëm të puthej me Dashin

Berisha: Konferenca e Sigurisë së Mynihut ia mbylli derën, ndaj Ramës i mbeti vetëm të puthej me Dashin

12:57 - 13/02/26
‘Çunat e Kombëtares na bënë krenarë’/ Berisha: Vetëm fitore e presin Shqipërinë tonë Madhështore

Nations League/ Kombëtarja e nis në shtëpi dhe e mbyll në transfertë, kuqezinjtë njihen me kalendarin e sfidave

12:48 - 13/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com