GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama priste që Harris të fitonte, Linda shkroi parathënien e librit autobiografik të ish-kandidates për presidente

19:39 - 12/11/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama priste që Harris të fitonte, Linda shkroi parathënien e librit autobiografik të ish-kandidates për presidente
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në familjen e kryeministrit Rama kanë qenë të bindur se Kamala Harris do të fitonte ndaj Donald Trump. Këtë e tregon edhe promovimi në Tiranë i autobiografisë së Kamala Harris, ku Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, është autore e parathënies. Libri titullohet “Të vërtetat që mbartim”, një autobiografi e ish-kandidates për presidente të SHBA-ve, Kamala Harris, e cila ka qenë edhe prokurore.

Linda Rama shprehet se parathënia e librit është bazuar në dy momente, “liritë dhe të drejtat e njeriut” dhe “profili i prokurorit”. Rama tregon se karriera e Kamala Harris kishte rritje graduale qoftë si prokurore por edhe si politikane.

“Libri është shkruar kur Kamala ishte zv.presidente dhe ishte një nga dy kandidatët që kërkonte të hynte në zyrën ovale që në fakt është zyra siç e kam thënë edhe në parathënie është zyra më e rëndësishme e botës. Karriera e Kamalës ishte kaq graduale, sa herë-herë kisha nota mosbesimi, a është një guidë se si duhet të jetë një prokuror apo si duhet të jetë një politikane. Asnjëherë nuk më erdhi Kamala si thjesht një grua që në fakt rrënjët e saj biologjike dhe sociale i kishte te grupet vulnerabël të shoqërisë. Ajo nuk kishte asnjë lloj vulnerabiliteti në libër. Ndërsa dëgjoja fushatën, komentet që bëheshin në favor të njërit apo kandidatit tjetër, mua Kamala më vinte me fuqinë e saj nga libri i shkruar në vitin 2018”, tha Linda Rama.

Ajo u ndal dhe të humbja e Harris, teksa tha se kandidatja demokrate nuk do të hyjë në Zyrën Ovale duke shtuar se gjithçka ndodhi siç e donte populli amerikan. Kjo është e bukura e demokracive, tha Linda Rama, duke sjellë në vëmendje se është populli ai që vendos.

Më tej, Linda Rama shtroi edhe pyetjen se çfarë i mungoi kandidates demokrate për të qenë Presidente e SHBA në zgjedhjet e 5 nëntorit, teksa një model fitues deri në momentin kur ishte senatore nuk u kthye i tillë si numri një i Shtëpisë së Bardhë.

“Kamala Harris në janarin e ardhshëm nuk do të hyjë në zyrën ovale por unë mendoj që kjo pikërisht i jep librit të ketë një stacion tjetër imagjinar. Pse një model fitues deri në momentin kur Kamala Harris ishte senatore e SHBA nuk u kthye në një model fitues si presidente e SHBA? Unë jam shumë kurioze për të ditur të vërtetat e Kamala Harris si zv/presidente e SHBA të cilat nuk janë në këtë libër dhe si kandidate për presidente e SHBA. Fuqia me të cilën Kamala sjell jetën e saj në karrierë deri në vitin 2018 mendoj që do të ketë fuqinë që të transmetojë ashtu siç duhet të vërtetat derisa ajo shërbente si zv/presidente e SHBA dhe konkurronte për presidente. Uroj shumë që këto të vërteta ne të na ofrohen dhe ne të kemi mundësi të mblidhemi përsëri dhe të diskutojmë. Megjithatë, do të doja ta mbyllja fjalën time me një pyetje që e kam vazhdimisht në mendje: Çfarë i mungoi profilit të Kamala Harris për të mos qenë Presidente e SHBA? Dhe çfarë nga profili i Kamala Harris ka Presidenti i zgjedhur që do të hyjë në zyrën ovale në janar të vitit të ardhshëm? Ç’pjesë nga profili i Kamala Harris ka për të ushtruar përgjatë detyrës së tij si President i SHBA?”, përfundoi Linda Rama.

Duket se Edi Rama i ka qëndruar mendimit të shprehur në vitin 2016 për Trump. “Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe pa dyshim është kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro amerikane. Do të ishte një President që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe do të ishte kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”, deklaronte asokohe Rama.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Linda Rama

Lajme të lidhura

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb
Aktualitet

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26
Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!
Aktualitet

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së
Aktualitet

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26
Para
Vota e emigrantëve, PS i shtrin dorën Berishës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Vota e emigrantëve, PS i shtrin dorën Berishës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb
Aktualitet

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar...

Lexo më shumë
Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

11:51 - 18/03/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com