GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama: Prokurorë e gjyqtarë pa atdhe e pa fe, individë të padenjë

17:12 - 31/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama flet pas mbledhjes së Qeverisë: Riorganizim i procesit qeverisës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, që sipas tij, nuk zbatojnë ligjin për rastet e zjarrvëniese të qëllimshme, edhe pse policia ka arrestuar autorët e tyre. Nuk është hera e parë që prokurorët dhe gjyqtarët vihen nën akuza dhe presion nga Kryeministri.

Këtë rradhë Rama ka targetuar prokurorët e gjyqtarët që sipas tij nuk dënojnë pirromanët, ndërkohë që ligji parashikon një burgim deri në 15 vite burg.

“Me ndryshimet që i kemi bërë vitet e fundit Kodit Penal, zjarrvënia e pyjeve dënohet deri në 15 vjet burg dhe në tasin e kësaj fare të keqe prokurorësh pa atdhe, ka deri edhe disa syresh që gjatë viteve të shkuara kanë shpallur deri mosfillimin fare të çështjes penale për zjarrëvënësit.

U bëj apel organeve të inspektimit të drejtësisë dhe mbikqyrjes së veprimtarisë së prokurorëve e gjykatësve, që të mos bëjnë sehir karshi këtyre individëve të padenjë për t’i shërbyer ligjit të Republikës së Shqipërisë.

U bëj gjithashtu apel prokurorëve dhe gjykatësve që kanë në duar rastet e lartpërmendura, që të zbatojnë rreptësisht ligjin dhe t’i dalin për Zot kësaj pasurie të vënë në breza, e cila u takon brezave të ardhshëm, po edhe krejt njerëzimi”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Në vijim ai thekson se Policia e Shtetit po bën një punë të admirueshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve të krimit të tmerrshëm të zjarrvënies në pyje, ullishta e zona të gjelbërta. Sipas tij, në 79 raste zjarrëvënieje gjatë këtij viti, janë zbardhur 55, me 62 autorë të proceduar penalisht.

“20 zjarrvënës janë në arrest me burg, ndërsa të tjerët ndiqen në gjendje të lirë, por ende mungon ndëshkueshmëria e plotë, si pasojë e qasjes skandaloze dhe paturpësisht të papërgjegjshme të disa prokurorëve e gjykatësve nëpër rrethe, të cilët mesa duket s’ka atdhe, s’ka fe, s’ka din e as iman, që i frenon në krimin e tyre të indiferencës antiligjore ndaj një krimi si zjarrvënia mbi një pasuri kaq të vyer, që është e të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, po edhe e mbarë njerëzimit”, shkruan Rama.

Etiketa: akuzagjyqtareKryesore1prokuroreRamazjarrvenes

Lajme të lidhura

Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan
Aktualitet

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
Para
Ja çfarë prishi marrëdhëniet mes çiftit Beckham dhe Meghan e Harry

Ja çfarë prishi marrëdhëniet mes çiftit Beckham dhe Meghan e Harry

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

Sot do të luhen ndeshjet e para çerekfinale të Uefa Champions League, aty ku spikat dueli i gjigantëve të futbollit...

Lexo më shumë
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com