GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama: Prokuroria është tallur me “21 Janarin”, drejtësia të reagojë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Prokuroria është tallur me “21 Janarin”, drejtësia të reagojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët është ndalur tek vendimi i Gjykatës së Strasburgut  për 21 Janarin. Sipas tij ky është një krim shtetëror, që sado të vonoje e vërteta do të zbardhet.

Rama tha se Prokuroria e Tiranës është tallur me këtë çështje, ndërsa orientoi drejtësinë e re që të reagojë sa më parë.

“Ndërkohë që prokuroria e Tiranës është tallur me përbuzje me Kushtetutën, ligjin dhe natyrisht me dhimbjen dhe të drejtën e familjarëve të viktimave në radhë të parë por dhe gjithë shoqërisë për të njohur deri në fund të vërtetën dhe e ka trajtuar si një leckë, një provë të re të dlë para disa muajsh, është koha që drejtësia e re të reagojë pasi në ndërkohë, qysh se ky krim ka marrë rrugët e prokurorive dhe gjykatave të vendit ka ndryshuar struktura e sistemit të drejtësisë dhe personalitetet apo profilet e zyrtarëve të lartë hetohen nga një tjetër strukturë.

Leximi i vendimit të gjykatës është si të lexosh një rrëfim të stërpërsëritur prej nesh ndër vite. Vendosja e gishtit drejtpërdrejtë te autoritetet ekzekutive të kohës është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Jo vetëm për krimin e vrasjes që ka mbëtur pa autor, sepse vrasja nuk ka nisur nga tërheqja e këmbës së armës, por nga urdhri që ka ardhur nga maja, por nga ana tjetër, gjykata nënvizon vë gishtin edhe te krimi i pengimit të drejtësisë. Është e qartë në vendim se autoritetet më të larta të vendit kanë penguar në mënyrën më brutale (kriminale) drejtësinë që të reagojë dhe të veprojë në kohë reale për të nisur zbardhjen e këtij krimi.

Unë e kam bindje edhe sot, që nuk ka asnjë forcë që mund ta pengojë zbardhjen përfundimtare të krimit shtetëror të 21 Janarit. Por mund të vijojë të vonohet. Jam këtu duke i shprehur këto konsiderata sepse është e rëndësishme për moralin e sistemit të drejtësisë, institucioneve që të mos vijojë kalvari i familjeve të viktimave të mos vijojë të rrijë pezull e gjithë shoqëria  për shkak të këtij krimi dhe mos vijojë tërheqja e moskëputja e vonesës së qëllimshme dhe cinike përballë domosdoshmërisë së drejtisësi mb 21 Janarin.

Përballë 21 janarit dhe krimit shtetëror të 21 Janarit të gjitha të tjerat kanë rëndësinë e tyre, por janë shumë më pak në mundësinë për të peshuar në vendosjen e plotë të të gjithë themelit të ri të drejtësisë që sapo ka nisur të ndërtohet. Nëse 21 Janari mbetet në ajër edhe themeli i ri i drejtësisë, nuk e mban dot të gjithë peshën e jashtëzakonshme të misionit që ka drejtësia në një vend demokratik, ku askush nuk është mbi ligjin dhe ku askush nuk mund ta ushtrojë pushtetin e përkohshëm për të marrë jetë njerëzish të pafajshëm”, u shpreh Rama.

Etiketa: 21 janarKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti
Breaking Views

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë
Breaking Views

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Para
Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa,  blen beton për të rehabilituar rrugët, por në fakt rrugët e këtij qyteti janë si mos më keq

Gjithçka ka mbetur propagandë! Sefa hedh 170 mln lekë për beton, tenderin ia fal Paqsor Buzit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com