GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama publikon debatin me banorët e “5 Majit”: Do të të nxjerr jashtë, më lër të flas

15:02 - 10/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama publikon debatin me banorët e “5 Majit”: Do të të nxjerr jashtë, më lër të flas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga takimi me tre përfaqësues të banorëve të “5 Majit”, Paskuqanit e Laprakës, i zhvilluar paraditen e sotme në një nga zyrat e Kuvendit.

“Në Kuvendin e Shqipërisë me banorë të prekur nga prishjet në kantierin e lagjes së re “5 maji”, ku askush nuk është lënë jashtë angazhimit të qeverisë për strehim”, shkruan Rama në Facebook.

Në bisedë duket qartë gjuha fyese dhe arroganca e Ramës dhe më shumë se sa për t’iu zgjidhur hallin, banorët u ftuan për të qenë tema e radhës së propagandës mediatike të tij.

Pjesë nga diskutimi:

Rama: Kam qenë i pari që kam kërkuar që kjo çështje të zgjidhet me legalizim, edhe u bë procesi i legalizimit. Gjithashtu, ju është thënë që të legalizohet çdo gjë që nuk pengon zhvillimin, se nuk mund të legalizojmë edhe aty ku do hapet kanali, edhe aty ku do bëhet rruga.
Nënë Liza: Nuk është për rrugë.
Rama: Do më dëgjosh mua tani, se të dëgjova. E di atë fjalën ‘të rrimë shtrembër, e të flasim drejtë’. Tani, shtëpia juaj dhe e atyre tjerëve, që janë pa legalizuar, nuk legalizohen, por ne nuk kemi thënë në asnjë moment që ju do të dilni jashtë. Ju keni bërë aty një investim dhe ne në rrugë nuk ju lëmë. Dakord. Ne aty do bëjmë një lagje të re, që njerëzit të jetojnë si njerëz, jo të jetojnë si kafshë në mes të plehrave, sepse për ne gjëja më e rëndësishme janë fëmijët dhe ata nuk mund të rriten në ato lagje me plehra, por duhen të kenë shkollë, park, etj. Ne nuk po ju prishim juve banesat që t’ua japim të tjerëve, për një zhvillim privat, por ne aty do të ndërtojmë një lagje, ku do strehojmë të gjithë ata që janë goditur nga tërmeti, si dhe të gjithë ju.
Banorja: Mua jo, se jam pa leje.
Rama: Edhe ty që je pa leje.
Banorja: Do ma japësh fjalën ti?
Rama: Zonjë, do më dëgjosh mua, apo jo, se ti s’po më dëgjon, po më ndërpret. Më lërë të mbaroj.

Banorja: Mendova se do mbaroni, e do ikni, se kështu na e kanë bërë edhe herë të tjera.
Rama: Kështu ua kam bërë unë?
Banorja: Jo.
Rama: Ju për mua jeni njësoj të gjithë. A ka mundësi të më dëgjosh deri në fund.
Nënë Liza: E kam bërë atë shtëpi me legalizime e me të gjitha.
Rama: A ka mundësi të më dëgjosh mua. Mund të kesh kundërshti sa të duash, por duhet të dish çfarë do të bëjmë ne.
Nënë Liza: Jo, jo, e di që ç’kemi çfarë të bëjmë.
Banorja: S’duam më gënjeshtra.
Rama: A ka mundësi të më dëgjosh, se po të kërkoj fjalën 17 herë, se nuk të lini as me fol. Ne do bëjmë atje një lagje të re, që do jetë një nga lagjet më të bukura të Tiranës. Ua Zot i madh, do të të nxjerr jashtë.

Etiketa: BanorëtKryesore1Rama

Lajme të lidhura

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Para
Përplasen kokë më kokë 2 makina në Berat, plagoset rëndë shoferi

Përplasen kokë më kokë 2 makina në Berat, plagoset rëndë shoferi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA po vepron me forcë të plotë kundër Iranit, duke theksuar...

Lexo më shumë
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com