GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama ‘reflekton’ ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojmë dhe përmirësohemi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama ‘reflekton’ ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojmë dhe përmirësohemi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy ditët e mbledhjes në Pogradec duket se kanë prodhuar edhe një ndryshim në retorikën e Edi Ramës ndaj protestave qytetare. Kryeministri pranoi për herë të parë se protesta e ka sfiduar realisht qeverinë dhe se zhvillimet e fundit kanë “gërryer” raportin mes qytetarit dhe shtetit, duke e vendosur ekzekutivin përballë nevojës për të ndryshuar mënyrën e qeverisjes.

Në një komunikim në rrjetet sociale, teksa po largohej nga Pogradeci, Rama tha se puna e dy ditëve ka shërbyer edhe për të reflektuar mbi protestat qytetare dhe raportin mes shtetit dhe qytetarëve.

“Unë e kuptoj shumë mirë që gjithçka ka ndodhur në këtë periudhë ka gërryer një shtrat të raportit të qytetarit me shtetin dhe të qeverisjes, por jam i bindur që, siç e kam thënë në krye të herës, ata që do të dalin më të fortë do të jenë qytetarët shqiptarë dhe qeveria e tyre. Qeverisja do të përmirësohet. Bazuar në dijen dhe përvojën e fituar, me burimet njerëzore në dispozicion, duhet të përmirësohet, sepse në të kundërt nuk ka arsye të vazhdojë.

Kemi përgatitur shumëçka tanimë duke i dhënë dorën e fundit, pasi kemi punuar intensivisht edhe si reflektim i thelluar i asaj që nisi përpara sesa pushimet të ndërprisnin punën intensive të ditës. Kemi konsoliduar disa pozicione, qoftë lidhur me raportin qytetar-shtet dhe shtet-qytetar. Kemi konsoliduar pozicionin lidhur me qasjen e re të partisë në territor përmes pranisë besnike dhe kemi konsoliduar disa pozicione, në raport me vitin e dytë të disa programeve të qeverisë”, tha Rama.

Kryeministri veçoi programin e strehimit si një prej projekteve që pritet të marrë peshë të veçantë në vitin e dytë të mandatit. Ai e përshkroi atë si një program të ri, ndërsa e lidhi me një paketë më të gjerë ndërhyrjesh në disa sektorë.

“Më i spikaturi do të jetë programi i strehimit, që vjen si një gjë krejt e re. Dhe deri te një sërë programesh të tjera që prekin disa sektorë. Pa harruar edhe ecurinë e punës që tanimë është puna e projektuar qysh në krye të herës. Besa është tanimë një koncept i konsoliduar në themel të pozicionit të parë, në raportin shtet-qytetar. Besën e shohim si një akronim dhe jo si fjalën më të vyer të thesarit të gjuhës shqipe”, deklaroi ai.

Një tjetër element që Rama prezantoi pas mbledhjes ishte “Pasqyrë Albania”. Sipas tij, mekanizmi duhet t’u japë qytetarëve informacion në kohë reale dhe të ndryshojë mënyrën se si shteti komunikon me ta.

“Do shtohet edhe Pasqyrë Albania, ku qytetari do drejtohet për t’u informuar në kohë reale. Është një dritare ku secili ka autonominë e vet. Nuk është thjeshtë kërkesa e qytetarit që do të konceptohet si një letër që transportohet me postë, por është edhe gjithë pjesa tjetër që shkon qeveria te qytetari dhe shteti te qytetari, për të mos e lënë të papërgatitur dhe të paarmatosur me argumenta, përballë algoritmit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë foli gjithashtu për atë që e quajti ndërtimi i “Shqipërisë Sociale”. Në këtë pjesë të ndërhyrjes ai vendosi në qendër shëndetësinë, arsimin dhe cilësinë e jetës, duke argumentuar se prioritetet sociale duhet të zhvendosen nga mbijetesa te standardi i jetesës.

“Është një punë që bëhet për ty. Kemi përcaktuar një sërë piketash për çdo sektor. Jemi përqendruar shumë te shëndetësia dhe arsimi, te krijimi i një zinxhiri, i cili do të jetë zinxhiri i Shqipërisë Sociale. Është e rëndësishme dhe ka qenë gjithmonë. Fillon e bëhet e mundshme sepse janë shtuar mundësitë. Një Shqipëri Sociale në gjërat që lidhen me cilësinë e jetës së qytetarëve. Sot është cilësia e jetës, jo mbijetesa”, deklaroi Rama.

Kryeministri njoftoi edhe përgatitjen e një plani që lidhet me çmimet e ushqimeve bazë. Rama sqaroi se qeveria nuk synon të përcaktojë çmimet, por të krijojë një mekanizëm transparence për qytetarët.

“Kemi folur për çmimet. Jetojmë në një sistem ku nuk kemi asnjë praktikë të përcaktimit të çmimeve nga shteti, por kemi një plan për të bërë transparencë për qytetarin lidhur me çmimet e ushqimeve bazë, që do ta prezantojmë kur të jetë i konsoliduar”, tha ai.

Po ashtu Rama e krahasoi protestën me mungesën, sipas tij, të një sfide reale politike nga opozita.

“Në këtë rast, ka qenë vërtet një dhuratë ajo që ka ndodhur. Nuk kemi pasur asnjëherë një opozitë që të na sfidojë realisht. Ajo protestë që ndodhi na ka sfiduar realisht, për aq kohë sa ishte qytetare. Aty u shfaqën njerëz që i çoi nevoja për të bashkuar zërin dhe për të thënë se ne meritojmë më shumë. Unë jam i bindur dhe optimist. Jam shumë i energjizuar. Mos harroni që Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë, më e vlerësuar ndërkombëtarisht dhe kurrë më e mbështetur në mundësi reale për të bërë më shumë. Kjo ka një arsye. Kemi bërë të gjitha përpjekjet dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë”, përfundoi Rama.

Etiketa: protestaRama

Lajme të lidhura

Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm
Aktualitet

Lubonja: Revolta qytetare na tregoi se qeverisemi nga “Padrino” i krimit. Nëse humb pushtetin, Rama humb gjithçka

19:05 - 24/08/26
Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s
Aktualitet

Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s

18:58 - 24/08/26
Zhupa: Asnjë platformë nuk e shpëton dot, Edi Rama është bërë i pariciklueshëm!
Aktualitet

Zhupa: Asnjë platformë nuk e shpëton dot, Edi Rama është bërë i pariciklueshëm!

18:25 - 24/08/26
Para
E hëna e madhe për mundjen shqiptare! Dudaev dhe Abakarov fitojnë medalje të artë dhe një të argjendtë

E hëna e madhe për mundjen shqiptare! Dudaev dhe Abakarov fitojnë medalje të artë dhe një të argjendtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

E hëna e madhe për mundjen shqiptare! Dudaev dhe Abakarov fitojnë medalje të artë dhe një të argjendtë
Sport

E hëna e madhe për mundjen shqiptare! Dudaev dhe Abakarov fitojnë medalje të artë dhe një të argjendtë

19:53 - 24/08/26

Pasditja e kësaj të hëne ishte e mundjes shqiptare që fitoi dy medalje të tjera në Lojërat Mesdhetare të Tarantos...

Lexo më shumë
Rama ‘reflekton’ ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojmë dhe përmirësohemi

Rama ‘reflekton’ ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojmë dhe përmirësohemi

19:27 - 24/08/26
Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm

Lubonja: Revolta qytetare na tregoi se qeverisemi nga “Padrino” i krimit. Nëse humb pushtetin, Rama humb gjithçka

19:05 - 24/08/26
Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s

Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s

18:58 - 24/08/26
Infantinos i dalin të gjithë kundër, legjendat e futbollit bëhen bashkë për largimin e tij si president i FIFA-s:

Infantinos i dalin të gjithë kundër, legjendat e futbollit bëhen bashkë për largimin e tij si president i FIFA-s:

18:40 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com