GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama: Reformën në drejtësi e kam bërë unë, jo SHBA

17:42 - 13/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Reformën në drejtësi e kam bërë unë, jo SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama vijon të deklarojë se reformën në drejtësi në Shqipëri të nisur në 2016 e ka bërë ai dhe Partia Socialiste dhe jo Amerika. Nga Pogradeci ku zhvilloi Asamblenë e zgjeruar të PS-së, Rama ashtu si edhe në takimet e mëparshme, u shpreh se ka persona që thonë se drejtësinë e solli Amerika, ndërsa shtoi i prerë se e vetmja forcë në tokë që e ka sjellë atë është Partia Socialiste.

Ai shtoi më tej se në Shqipëri ka rënë miti i personit të paprekshëm.

“Nga ana tjetër është patjetër drejtësia. Drejtësinë e kemi pasur ambicien tonë më të lartë dhe kemi bërë përpjekje për të bërë reformën në Drejtësi që kur ishim në opozitë. Kur kemi qenë në opozitë i kemi propozuar qeverisë asokohe Ka disa që thonë se ne kontrollojmë drejtësinë, këtë e thonë se nuk është mësuar njeri këtu, sidomos këta që kanë pasur pushtet, që të funksionojë kështu.

Ashtu ka funksionuar kur ishin ata në pushtet, drejtësia ishte farsë, e telekomanduar, sot nuk është. Në Shqipëri ka rënë miti i personit të paprekshëm. Ka disa që thonë e solli Amerika, me ça e solli Amerika, me aeroplan? Këtë e ka sjellë vetëm një forcë në tokë, Partia Socialiste”, tha Rama.

Në fjalën e tij, Kryeministri që njëherazi drejton edhe PS-në, tha se në qeverisjen e tij, kanë përfituar edhe votuesit demokratë.

“Edhe demokratët janë mirë edhe me ne”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se taksa për biznesin e vogël do të mbetet zero dhe nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029, është ose jo Rama në krye të qeverisë, pasi sipas tij PS do e bëjë të mundur këtë.

Ai u shpreh se qeveria është aleati kryesor i biznesit të vogël duke mos i marrë taksën qendrore dhe TVSH-në.

“Ajo që ka rëndësi për ne, edhe qytetarët demokratë janë në rregull. Nga gjithë këto rritje mundësish përfitojnë njësoj edhe ata. Ndaj edhe këta me të drejtë nuk shkojnë në protesta, edhe të tjerë futen nga penxheret.

Zero taksa për biznesin e vogël, qeveria është aleati strategjik i çdo njeriu që hap biznes të vogël sepse nuk i kërkon asnjë taksë dhe TVSH. Atë që i kërkojnë për pastrimin do ta paguajë ndryshe i mbulohet dyqani nga plehrat.

Taksë qëndrore dhe TVSH zero, do ta mbajmë zero në 2029 dhe do të rrijë zero deri atëherë, jam apo nuk jam unë. Do ta mbajë PS zero taksën.

Nëse nuk do jem unë, e vetmja arsye që mund të më rikthejë tek ju është nëse prekin taksën për biznesin e vogël”, u shpreh Rama.

Etiketa: PSRamareforma drejtesi

Lajme të lidhura

Berisha: Olsi Rama, njeriu që përcolli jashtë shtetit Genti Xhixhën, bosin e grupit të Xibërrakës
Aktualitet

Berisha: Olsi Rama, njeriu që përcolli jashtë shtetit Genti Xhixhën, bosin e grupit të Xibërrakës

15:28 - 27/03/26
Këlliçi: Nuk ka më alibi, Balluku të arrestohet, Rama të largohet
Aktualitet

Rama e quan aftësi, Europa korrupsion, Këlliçi: PE miratoi shpërdorimin e detyrës si vepër të rëndë penale

14:31 - 27/03/26
Tabaku i përgjigjet komisioneres Marta Kos: Korrupsioni është kulturë e socialistëve, jo e popullit shqiptar
Aktualitet

Tabaku i përgjigjet komisioneres Marta Kos: Korrupsioni është kulturë e socialistëve, jo e popullit shqiptar

14:08 - 27/03/26
Para
Djath bebe “EKA” me vaj palme, pse AKU fshehu të dhënat? Rreziku për konsumatorët

Djath bebe “EKA” me vaj palme, pse AKU fshehu të dhënat? Rreziku për konsumatorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Olsi Rama, njeriu që përcolli jashtë shtetit Genti Xhixhën, bosin e grupit të Xibërrakës
Aktualitet

Berisha: Olsi Rama, njeriu që përcolli jashtë shtetit Genti Xhixhën, bosin e grupit të Xibërrakës

15:28 - 27/03/26

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, për përfshirje në çështje që lidhen me krimin....

Lexo më shumë
Edhe pse u eleminuan, Kombëtarja nuk largohet nga Varshava! Sylvinho i bën “zbor” lojtarëve në pikë të mëngjesit

Edhe pse u eleminuan, Kombëtarja nuk largohet nga Varshava! Sylvinho i bën “zbor” lojtarëve në pikë të mëngjesit

15:10 - 27/03/26
Këlliçi: Nuk ka më alibi, Balluku të arrestohet, Rama të largohet

Rama e quan aftësi, Europa korrupsion, Këlliçi: PE miratoi shpërdorimin e detyrës si vepër të rëndë penale

14:31 - 27/03/26
Tabaku i përgjigjet komisioneres Marta Kos: Korrupsioni është kulturë e socialistëve, jo e popullit shqiptar

Tabaku i përgjigjet komisioneres Marta Kos: Korrupsioni është kulturë e socialistëve, jo e popullit shqiptar

14:08 - 27/03/26
Berisha: Balluku kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, po kërkon të marrë nënshtetësi në vende të tjera

Berisha: Balluku kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, po kërkon të marrë nënshtetësi në vende të tjera

13:28 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com