GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rama rikthehet te satelitët/ Jep 6 mln $ me kontratë sekrete

10:43 - 07/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama rikthehet te satelitët/ Jep 6 mln $ me kontratë sekrete
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërkohë që vendi ndodhet në krizë dhe varfëria po rritet çdo ditë, qeveria jonë nuk ka para për të subvencionuar qytetarët, por ka para për satelitët. Kryeministri Rama dhe vartësit e tij iu kërkojnë qytetarëve të ecin në këmbë e të kursejnë naftë, të mos ndezin pajisjet elektronike dhe të kursejnë energji, por në asnjë mënyrë nuk heqin dorë nga satelitët. Madje, ky plan e qeverisë ka filluar të konkretizohet dhe të derdhen para për të. Ditën e djeshme në Agjencinë e Prokurimeve Publike është publikuar një kontratë tenderues dhe bëhet fjalë për projektin e monitorimit të territorit me satelitë.

Sipas kësaj kontrate, satelitët do t’iu kushtojnë taksapaguesve shqiptarë plot 6 milionë dollarë.  Sipas të dhënave, ky projekt është nën administrimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, e cila ka shpallur kompaninë fituese në një kohë fare të shkurtër.  Fituese e këtij tenderi ka rezultuar kompania amerikane “Satellogic USA” Inc. Sipas dokumenteve të tenderit, shtetit shqiptar do t’i paguajë kësaj kompanie  760 000 lekë për tre vite.

Ndërkohë, ajo që bie në sy është se procedura është konfidenciale për shkak se kompania nuk do të bëjë publike informacionin e dhënë, përfshirë sekretet teknike ose tregtare dhe veçoritë konfidenciale të ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje, praktikë kjo që qeveria shqiptar e ka ndjekur edhe me vaksinat. “Në rast se kompania nuk dorëzon sigurimin e kontratës brenda afatit përfundimtar, të përcaktuar në njoftimin e fituesit, atëherë autoriteti kontraktor do të konfiskoj sigurimin e ofertës dhe do të lidhë kontratën me ofertuesin e renditur i dytë në klasifikimin përfundimtar”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, të vetmet të dhëna që figurojnë për këtë kompani janë; Satellogic USA” Inc. NC 28036, është me adresë në ShBA konkretisht: 210 Delburg Street, Davidson US dhe është e specializuar në satelitët e vëzhgimit të Tokës, e themeluar në vitin 2010 nga Emiliano Kargieman dhe Gerardo Richarte. Por, duhet të kujtojmë këtu se ligji i prokurimeve kërkon që të shmangen sa më shumë kontratat sekrete për tenderët. Një gjë të tillë e kanë kërkuar vazhdimisht edhe ndërkombëtarët që monitorojnë gjendjen ekonomike dhe nivelin e korrupsionit në vendin tonë.   Sikur duket, në këtë rast Rama ka bërë përjashtim duke na treguar hapur që ky tender është abuzues dhe po derdhen miliona dollarë  për një investimet jo të domosdoshëm në kushtet ekonomike që ndodhet vendi./ Gijotina.com/

 

 

 

 

Etiketa: Agjencia e Mbrotjes CivileEdi Ramakompania amerikanekryesore2satelite

Lajme të lidhura

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Paratë e OST për “Malin” e Ilir Shtufit, beniamini i Belinda Ballukut i xhiron 5 miliardë lekë
Breaking Views

Paratë e OST për “Malin” e Ilir Shtufit, beniamini i Belinda Ballukut i xhiron 5 miliardë lekë

11:30 - 06/03/26
Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit
Breaking Views

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit

12:01 - 26/02/26
Para
Seanca e parë me trupë të re gjykuese, shtyhet sërish gjyqi për Saimir Tahirin

Zbardhet vendimi, pse u refuzua lirimi i Saimir Tahirit nga qelia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve
Breaking Views

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve

18:39 - 09/03/26

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE Group, ka nisur zbatimin e skemave të reja lehtësuese për shlyerjen me...

Lexo më shumë
Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel

18:15 - 09/03/26
Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar

Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar

17:23 - 09/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, hapet tender i ri: 1 milion Euro për punimet

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, hapet tender i ri: 1 milion Euro për punimet

15:45 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com