GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Rama rrezik kombëtar”, anëtari i Kryesisë së PD: Shkeljen s’e bëri se ia kërkoi Erdogan, por…

22:43 - 26/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama rrezik kombëtar”, anëtari i Kryesisë së PD: Shkeljen s’e bëri se ia kërkoi Erdogan, por…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së PD, Aldo Bumçi i ftuar në emisionin “Open” në Neës24 ka folur për mbylljen e shkollave turke nga qeveria, duke deklaruar se kjo gjë erdhi si pasojë e dobësimit të karriges së Kryeministrit Rama.

Sipas tij “Rama është në pikën e tij më të dobët si Kryeministër dhe kërkon të ruajë pushtetin duke u forcuar me aleatë si Erdogan dhe Vuçiç, duke u kthyer në një rrezik kombëtar.”

Bumçi deklaroi se “Shqipëria duhet të ruajë marrëdhëniet e mira me Turqinë, por duke ruajtur dinjitetin dhe duke mos u përfshirë në çështjet e brendshme dhe duke u kthyer në vasalë.”

“Është në të drejtën e shtetit turk që të kërkojë të vendosë para drejtësisë atë që mendon se ka kryer krime, por një shtet i së drejtës nuk vepron pa fakte, qoftë edhe se ia kërkon një shtet mik si Turqia. Kjo ndiqet për çdo rast. Një shtet i se drejtës nuk vepron me urdhra dhe ultimatume. Ajo që ka ndodhur mes Erdoganit dhe Gylenit nuk është puna jonë, por ne duhet të ruajmë marrëdhëniet e mira me Turqinë duke ruajtur dinjitetin.

Kemi interesa për t’i ruajtur këto, por jo duke u kthyer në vasalë. Pse Rama e bëri këtë? Erdogan ka kohë që e bën këtë kërkesë, jo vetëm në Shqipëri. Ne besojmë se jemi vend demokratik, Rama po e trajton vendin si çiflig. Kjo është rrezik për të gjithë. Rama sot është rrezik i vërtetë kombëtar. Erdogan shprehu pakënaqësinë në Kuvendin tonë sepse Rama nuk i ishte përgjigjur. Rama është racional , ai është në pikën më të dobët si kryeministër. 2 gjëra i kanë mbetur që të qëndrojë në këmbë, që është Vuçiç, të cilin e mbron. Ky është shumë i dobët brenda vendit. Ai ka nevojë për njerëz, dhe Erdogan është një faktor i rëndësishëm. I duhet mbështetja e Erdogan. Ka vetëm një arsye pse e bëri, është karrigia e tij. Mendon se do rrijë në pushtet me Vuçiç duke u bërë vasal, por pa vullnetin e shqiptarëve nuk mund të rrijë”, u shpreh Bumçi.

Etiketa: bumcimbyllja e shkollaveRama rrezik

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Zëri i Amerikës: Si i fitoi zgjedhjet në Itali një parti me rrënjë neofashiste?

Zëri i Amerikës: Si i fitoi zgjedhjet në Itali një parti me rrënjë neofashiste?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com