GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar delegacionin e Global Sumud Flotilla që mbërriti në Vlorë në mbështetje të protestave kundër zhvillimit të planifikuar turistik në Sazan, duke i etiketuar aktivistët si “revolucionarë të rrenave” dhe duke ironizuar misionin e tyre.

Tri anijet e flotiljes mbërritën nga Brindizi në Vlorë me aktivistë shqiptarë, italianë dhe ndërkombëtarë. Organizatorët e kishin paraqitur udhëtimin si një aksion solidariteti me protestën e “Flamingove” dhe kundërshtimin ndaj projektit turistik të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. Udhëtimit iu dha edhe një simbolikë e veçantë, 35 vjet pas eksodit të anijes “Vlora”, këtë herë me Adriatikun të përshkuar në drejtimin e kundërt, nga Italia drejt Shqipërisë.

Por mbërritja e aktivistëve nuk kaloi pa një reagim të organizuar nga qeveria. Në Portin e Vlorës delegacionin e pritën zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Marinela Prifti, dhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj. Sipas versionit të dhënë nga Hysaj, aktivistëve iu ofrua të vizitonin Sazanin dhe të merrnin informacionin zyrtar mbi planet për ishullin, por ata nuk pranuan të shkonin dhe njoftuan se do të vazhdonin drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës.

Pikërisht këtë episod shfrytëzoi Rama për të goditur publikisht flotiljen.

Kryeministri shpërndau videon e Hysajt dhe i cilësoi aktivistët “revolucionarët e rrenave”, duke shkruar se “i ikin të vërtetës si djalli temianit” dhe se kanë “çoroditur dynjanë me marrëzitë e tyre”. Në të njëjtën kohë, ai komplimentoi Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit për atë që e quajti ironikisht “pritën” e bërë “çlirimtarëve të Sazanit”.

“Ehhhhh… këta revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës si djalli temianit, po ndërkohë çoroditën dynjanë me marrëzitë e tyre. Gjithësesi, një kompliment Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrisë së Kulturës e Turizmit për ‘pritën’ e bukur që u bënë çlirimtarëve të Sazanit”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Etiketa: flotiljeKryesore1Ramasazan

Lajme të lidhura

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur
Breaking Views

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër
Aktualitet

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh
Breaking Views

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Para
80 ditë protestë, qytetarët mblidhen sërish sot për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik në vend

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, edhe sot para Kryeministrisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com