GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama “sfidon” BE-në, fillon konsultimet për ligjin që i hap rrugë pastrimit të parave

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama “sfidon” BE-në, fillon konsultimet për ligjin që i hap rrugë pastrimit të parave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare i ka dërguar “ftesë për konsultime” një grupi përfaqësuesish biznesi duke njoftuar mbajtjen e një konference me praninë e vetë kryeministrit Edi Rama në Pallatin e Kongreseve në Tiranë më 15 korrik, bëhet e ditur nga një burim nga grupi i organizatave të ftuara për “konsultim”.

“Nën patronazhin e kryeministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, ka kënaqësinë e pjesëmarrjes tuaj në një takim konsultativ publik në kuadër të miratimit të projektligjit “Për Amnistinë Fiskale dhe Penale për subjektet e Deklarimit Vullnetar të Pasurisë”,” shkruhet në ftesë.

“Nisur nga rëndësia që ky projektligj paraqet për zhvillimin ekonomik të vendit, do të vlerësonim shumë praninë tuaj dhe do të dëshironim të përdornim këtë mundësi për të ndarë pikëpamjet dhe opinionet tona të përbashkëta me të gjithë palët e interesuara, në kuadër të miratimit të këtij projektligji duke synuar në zbatimin më të mirë të tij,” shkruhet më tej në ftesë.

Qeveria shqiptare planifikon të ftojë shtetas shqiptarë apo të huaj të deklarojnë para që supozohet se janë fituar përmes evazionit fiskal, kontrabandës apo mashtrimit fiskal, me kushtin që të paguajnë një taksë minimale që fillon nga 5 deri në 10% të shumës së deklaruar. Subjektet përfituese mund të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe do të përfitojnë automatikisht amnisti nga përndjekja penale për krimet që janë kryer në krijimin e kësaj pasurie.

Por përveç parave të fituara përmes mashtrimeve fiskale, të tilla si mashtrimet me TVSH-në në rastet e bëra publike së fundmi, kritikët dyshojnë se edhe paratë e krimit të organizuar, të përfituara nga trafiku i drogës apo trafiku i qenieve njerëzore, do të mund të deklarohen si fitime biznesi në kushtet e evazionit fiskal dhe për rrjedhojë, të legalizohen në vend që të konfiskohen.

Komisioni Europian shprehu shqetësime serioze për nismën javën e kaluar.

Përfaqësuesit e Komisionit Europian e kanë shprehur qëndrimin para zyrtarëve të qeverisë shqiptare gjatë takimit të 13-të të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë mbajtur më 29 qershor në Bruksel.

“Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ai do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërkohë që do të bënte pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore,” thuhet në njoftimin për shtyp.

“Për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në objektin e tij dhe u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual i ligjit ngre shqetësime serioze për shtetet anëtare të BE-së dhe partnerët e tjerë, si dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin,” shtohet aty./reporter.al

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Alimehmeti: Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës
Breaking Views

Alimehmeti: Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës

23:23 - 20/05/26
PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara
Breaking Views

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara

22:15 - 20/05/26
Qeveria zgjeron fushën ku SHISH mund të mbledhë informacion, ndryshon pagën e drejtuesve
Breaking Views

Qeveria zgjeron fushën ku SHISH mund të mbledhë informacion, ndryshon pagën e drejtuesve

20:49 - 20/05/26
Para
Trafikimi i qenieve njerëzore, Osmani: Njollë e vazhdueshme dhe shqetësuese e shoqërive tona

Osmani për masakrën e Srebrenicës: Të bashkuar kundër përpjekjeve për të mohuar këtë mizori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës
Breaking Views

Alimehmeti: Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës

23:23 - 20/05/26

“Kishte nevojë për garë reale në Partinë Demokratike dhe jo për farsë.” Kështu u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtar të...

Lexo më shumë
Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

23:08 - 20/05/26
PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara

22:15 - 20/05/26
Pas ndalimit të “Sumud”, MPJ: Baki Goxhaj është transferuar në Izrael

Pas ndalimit të “Sumud”, MPJ: Baki Goxhaj është transferuar në Izrael

22:06 - 20/05/26
Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht

Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht

21:01 - 20/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com