GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Rama, shakaxhiu i përparimit

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama, shakaxhiu i përparimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomori

Kryeministri ynë piktor është në të njëjtin hall si piktori Nastradin. Pasi ka ngrënë për 9 vjet në kurrizin e popullit, ai duhet të tregojë pikturat e tij. Ata që nuk i shohin janë ose kafshë politiko- mediatike ose hiena që presin veç fatkeqësi për të ushqyer zjarrin e luftës politike.

Po na ngjet me Kryeministrin, ashtu siç i pati ngjare një fisniku gjerman me Nastradinin e popujve të Veriut, Til Ulenshpigelin. Pasi kishte mashtruar me qindra njerëz nëpër Saksoni, Ulenshpigeli ishte shpërngulur në Hessen, ku nuk ja njihnin ende bëmat, duke u shtirur si një piktor me famë botërore. Fjala i vajti në vesh edhe Kontit te Hessenit, i cili u bë kurioz. I mahnitur nga lavdet që Ulenshpigeli i thurte vetes, Konti i ofroi të pikturonte të paret e tij në muret e Kështjellës së madhe që kishte. Ulenshpigeli pranoi, por më dy kushte: 200 monedha ari parapagim dhe për katër muaj në Kështjellë nuk do shkelte asnjë njri tjeter, vetëm ai me dy ndihmësit.

Për katër muaj, Til Ulenshpigeli hëngri dhe piu në kurrizin e Kontit pa bërë asnjë pune. Kur erdhi koha, qe Konti te shihte pikturat, Nastradini shpiku nje nga ato marifetet e tij.

“Perpara se te hysh ne Keshtjelle dhe te shohesh pikturat- i tha Kontit- duhet te dish dicka. Ata qe jane te budallenj dhe bastarde nga lindje jo legjitime, nuk mund t’i shohin dot pikturat.”

Konti u kenaq edhe me shume nga kjo, pasi keshtu do te kishte mundesi te zbulonte se kush nga fisniket e Hessenit vinin nga lindje te jashteligjshme apo ishin budallenj. Hyri Konti ne Keshtjelle dhe Ulenshpigeli po i tregonte punen e tij. “Ja madheri. Ky ketu eshte stergjyshi juaj me kalin e tij, ketu eshte gjyshi juaj kalores ne beteje e keshtu me radhe”

Konti nuk shihte asgje se aty nuk kishte asnje pikture. Mirepo kishte frike te thonte qe nuk i shihte pikturat se do ta merrnin ose per budalla ose si bastard, qe nuk e meritonte titullin e fisnikut. Ulenshpigeli mori parate dhe iku, nderkohe qe te gjithe fisniket qe vizitonin Keshtjellen benin gare kush te levdonte me shume pikturat, qe nuk ekzistonin, nga frika se mos i merrnin per budallenj.

Kryeministri yne piktor eshte ne te njejtin hall si piktori Nastradin. Pasi ka ngrene per 9 vjet ne kurrizin e popullit, ai duhet te tregoje pikturat e tij. Ata qe nuk i shohin jane ose kafshe politiko- mediatike ose hiena qe presin vec fatkeqesi per te ushqyer zjarrin e luftes politike.

Fjala vjen, sezoni turistik i ketij viti ishte me i rregullti, me shembullori dhe me i sigurti. Madje jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjithe Ballkanin. Kush nuk mendon keshtu, ose me keq akoma kush shqetesohet per pasigurine ne plazhe eshte ose budalla ose kafshe.

Korrupsioni eshte ulur dhe nuk ekziston me. Kush shikon vjedhje ne punet e qeverise eshte ose qorr ose non grata.
Ekonomia eshte sot me e fuqishmja nder te gjitha vendet fqinje. Kush flet per varferi eshte ose tradhetor i blere nga armiqte ose tutkun. E keshtu me radhe.

Pra kushdo qe nuk sheh perparimin e madh te Shqiperise ne cdo fushe e cdo drejtim eshte nje budalla ose i padenje ne rastin me te mire. Ne rastin me te keq nje cakall qe ushqehet me vrasje. Nese Fan Noli do te ishte sot mes nesh, me shume gjase ate bejten e famshme qe i pat thurur Ahmet Zogut nje shekull me pare do ta kishte bere pak me ndryshe.
Rrofte Edi Rama, rrofte

Shakaxhiu i perparimit

Brez pas brezi u kujtofte

Si sternip i Nastradinit

Dhe keto jane gjera normale. Ndodhin kudo ne bote.

 

Etiketa: Edi RamaKlodian Tomorikryesore2perparimshkakaxhiu

Lajme të lidhura

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën
Opinion

Shqipëria nuk vuan nga protestat, por nga korrupsioni dhe pushteti i pakontrolluar

12:37 - 23/10/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Para
Shqipëria e femrave ngjit tre shkallë, publikohet renditja e FIFA-s

Shqipëria e femrave ngjit tre shkallë, publikohet renditja e FIFA-s

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com