GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Rama shkatërroi teatrin me urrejtje”, Berisha: Piktor i dështuar, rrënoi artin

20:00 - 20/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama shkatërroi teatrin me urrejtje”, Berisha: Piktor i dështuar, rrënoi artin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me gratë, u ndal tek kontributi i qeverisë shqiptare në fushën e artit. Sipas Berishës, në 9 vite, qeveria nuk ka bërë asgjë për artin, teksa sjell në vëmendje shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

Berisha u shpreh se Rama iu vërsul teatrit me një urrejtje për artin. Gjithashtu kryetari i PD-së u shpreh se Rama ishte një piktor i dështuar, dhe derisa u bë kryeministër, nuk arriti dot të çelë një ekspozitë.

“Vendimtare për një shoqëri për të ecur dhe shpalosur potencialin e vajzave të saj është mbështetja e karrierës së tyre. Është themelore të bëhet gjithçka për të mbështetur karrierën. Nuk duhet më shumë se kaq, të tjerat vajzat dhe gratë janë të afta t’i shpalosin vetë. Ju e trajtuat vetë problemin e kushteve. Po të spostohemi në rrafshin ekonomik, me funksionin e tyre shtëpiak, përveçse të karrierës, gratë i japin një përqindje të pa llogaritur të prodhimit kombëtar. E cila nuk është në librat e qeverisë. Pra përballojnë një barrë të madhe në këtë drejtim. Krahas kësaj japin kontributin në karrierë. Ndihma më e madhe që mund t’i jepet, është të mbështeten në karrierën e tyre.

Të bëhet gjithçka që ato të mos pranojnë dhe të mos bien në orbitën topitëse, të mos ambientohen me një orbitë e cila i pengon të ndjekin ëndrrat e tyre. I pengon të ndjekin ambiciet e tyre. E vërteta është që, sot është një situatë shumë e vështirë në tërësi. Me vështirësi të pamerituar, të krijuara nga politika në të cilat qytetari, vajzat gratë janë të shpërfillur maksimalisht. Një qeveri që nuk pyet asgjë. Po marrim artin, e keni dëgjuar këtë qeveri në 9 vite për të bërë një konsultë me artistët. Me një urrejtje patologjike u shkatërroi teatrin. Ku artistët tanë në dekada e kishin shndërruar në një simbol kombëtar.

U vërsulën barbarisht, u bë një ligj në Parlament për të grabitur truallin dhe për t’i çuar në një sallë diku në periferi. Por e njëjta gjë, pak a shumë është me Teatrin e Operas. E njëjta është në tërësi me artistët shqiptarë. Për faktin e vetëm se një njeri i cili që është kryeministër, mbeti një piktor dështak, deri në momentin kur u bë kryeministër, përdori fuqinë e postit të tij, nuk kishte hapur dot një ekspozitë në Shqipëri. Dështimi i tij është i tij, por u vërsul kundër artit. Me çfarë edukohet, cili është aktiviteti kulturor. Si duhet fëmijët tanë të formohen me edukim artistik” – tha Berisha.

Etiketa: berishaRamashkaterroi teatrin

Lajme të lidhura

Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?
Breaking Views

Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?

08:15 - 09/03/26
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Rama dhe Grupi Parlamentar i PS i japin sot përgjigje
Breaking Views

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Rama dhe Grupi Parlamentar i PS i japin sot përgjigje

08:00 - 09/03/26
Emisioni investigativ “Le Iene” apel Edi Ramës: Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë!
Breaking Views

Emisioni investigativ “Le Iene” apel Edi Ramës: Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë!

23:02 - 08/03/26
Para
“Ja gabimi që na kushtoi” / Ekspertja amerikane flet për sulmet kibernetike: Shqipëria po sfidohet

“Ja gabimi që na kushtoi” / Ekspertja amerikane flet për sulmet kibernetike: Shqipëria po sfidohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Telefonatë urgjente mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Iran për tensionet në rajon
Botë

Telefonatë urgjente mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Iran për tensionet në rajon

08:45 - 09/03/26

Presidenti francez Emmanuel Macron foli sot me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian përpara...

Lexo më shumë
Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?

Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?

08:15 - 09/03/26
VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund

VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund

08:10 - 09/03/26
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Rama dhe Grupi Parlamentar i PS i japin sot përgjigje

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Rama dhe Grupi Parlamentar i PS i japin sot përgjigje

08:00 - 09/03/26
Goditja e karburanteve në Teheran, Irani paralajmëron hakmarrje rajonale

Goditja e karburanteve në Teheran, Irani paralajmëron hakmarrje rajonale

07:55 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com